Këshilla & Arsye

June 8, 2019 | 8:03

Nga Adelina Pjetra: BWRT për trajtimin e Ankthit, të punosh me trurin fizik jo të ndërgjegjshëm

 

Ankthi është një pjesë normale e jetës së përditshme që prek të gjithë. Është ajo që ne ndiejmë kur jemi të shqetësuar ose të frikësuar, dhe do të vijë dhe të shkojë si një reagim i natyrshëm ndaj situatave stresuese.

Adelina Pjetra, Psikologe Klinike & Terapiste EMDR

Adelina Pjetra, Psikologe Klinike & Terapiste EMDR

Ndonjëherë ankthi mund të shkaktojë sulme paniku dhe përgjigjen “lufto” ose “fluturo”.

Kjo është kur truri ynë fillon mënyrën automatike të mbijetesës dhe hormonet e stresit lëshohen në trup për të na përgatitur ne: për të mbrojtur veten nga sulmi ose për t’u larguar nga rreziku sa më shpejt që të jetë e mundur.

Megjithatë, disa njerëz përjetojnë ankth dhe sulme paniku si përgjigje ndaj situatave ose gjërave që njerëzit e tjerë zakonisht nuk ndihen të shqetësuar. Për shembull, situata sociale, kafshë ose objekte të caktuara, ose ndoshta lartësitë ose e folura në publik. Kjo mund të jetë e mërzitshme dhe mund të prodhojë simptoma të pakëndshme dhe të padëshiruara.

 

 

Simptomat e ankthit

Simptomat e zakonshme përfshijnë:

  1. Rrahje zemre e parregullt ose e shpejtë
  2. Djersitje e tepërt
  3. Mos mbushje dot me frymë
  4. Gojë e thatë
  5. Dridhje trupi
  6. Të ndjerit i sëmurë
  7. Dhimbje stomaku
  8. Dhimbje koke
  9. Marramendje
  10. Vështirësi në gjumë

Kur duhet të konsultoheni me mjekun tuaj

Nëse ankthi ndikon në jetën tuaj të përditshme ose ju shkakton shqetësim, ju duhet të flisni për këtë me mjekun tuaj. Ata do t’ju pyesin për simptomat që keni dhe do të vendosin nëse mund të keni çrregullime të ankthit të përgjithësuar (GAD).

GAD është një gjendje afatgjatë që mund të bëjë, të ndiheni të shqetësuar për shumë çështje të ndryshme, në vend të një ngjarjeje të veçantë. Çrregullimi i ankthit të përgjithësuar është më i zakonshëm tek femrat dhe njerëzit në moshën 35-59 vjeç.

Njerëzit me GAD mund të kenë disa prej simptomave të ankthit të listuara më lart, por përveç kësaj, mund të ndjehen të shqetësuar, të kenë një ndjenjë frike dhe të ndjehen vazhdimisht si në limit. Nervoziteti dhe vështirësia në përqendrim  janë gjithashtu simptoma të GAD.

Çrregullimi i ankthit të përgjithësuar zakonisht trajtohet me terapi psikologjike dhe / ose ilaçe.

1

Si të ulni ankthin

Ka shumë gjëra që mund të bëni për të ndihmuar veten, të tilla si ushtrimi fizik i rregullt, ndalimi i pirjes së duhanit dhe reduktimi i konsumit të alkoolit dhe kafeinës.

Praktikimi i mindfulness dhe i ushtrimeve të frymëmarrjes mund të ndihmojë gjithashtu për të zvogëluar simptomat.

Bwrt Albania

BWRT është një terapi e re dhe e shpejtë, e cila është shumë efektive për të ndihmuar të gjitha llojet e ankthit.

“Ndryshe nga llojet e tjera të terapive të bazuara në konjicione, të cilat targetojnë mendjen e ndërgjegjshme, BWRT është në përputhje me zhvillimet e fundit në neuroshkencë, duke punuar me trurin fizik jo të ndërgjegjshëm”.

Ndonjëherë do të kemi nevojë vetëm për një seancë të vetme, por edhe nëse keni ankth kompleks – siç është Çrregullimi i Përgjithshëm i Ankthit – ne mund të na duhen vetëm katër ose pesë seanca.

Kjo terapi ka një efikasitet fantastik në aplikim online njësoj sikur të zhvillonit një seancë live në zyrë. Kjo bën të mundur që çdo individ , kudo që ndodhet nëpër botë të mos krijojë pengesa për të marrë ndihmën që i duhet.

Unë do të jem në gjendje t’ju këshilloj më shumë për këtë terapi, nëse rezervoni një konsultë falas nëpërmjet telefonit (10-15 min).

Ju gjithashtu mund të kërkoni për më tepër informacione në faqen zyrtare të BWRT Albania në Facebook , ose në website-in zyrtar The Terence Watts Barinworking Institute  http://www.bwrt.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top