Këshilla & Arsye

January 19, 2019 | 8:53

Nga Adelina Pjetra: Çfarë duhet të prisni nga psikologu juaj dhe detyrimet që ai ka ndaj jush

Çfarë duhet të prisni nga psikologu juaj? Të gjithë psikologët kompetentë janë të përkushtuar ndaj një kodi të etikës dhe një standarti praktikash që përpiqet të sigurojë sa më poshtë (përbërësit esencialë në një marrëdhënie ndihmëse):

 

Adelina Pjetra CEO - Mental Health Albania Psikologe \ BWRT & EMDR

Adelina Pjetra
CEO – Mental Health Albania
Psikologe \ BWRT & EMDR

  • Siguron privatësinë dhe konfidencialitetin.
  • Trajton klientët në një mënyrë të denjë dhe të respektueshme.
  • Merr pëlqimin e informuar të klientit për çdo procedurë të ndërmarrë gjatë terapisë.
  • Siguron mbështetje reale emocionale.
  • Ndihmon të ndiheni mirë gjatë takimeve të para. Shumë njerëz janë të shqetësuar për seancën e parë:

“NUK DO TË DI SE ÇFARË TË THEM APO KU TË FILLOJ”,

 “NDIHEM I SHQETËSUAR PËR TË FOLUR ME DIKË QË NUK E NJOH”.

Këto shqetësime janë të zakonshme dhe të kuptueshme, pasi është normale të ndjehesh nervoz gjatë seancës së parë. Psikologet efektivë dinë të ndihmojnë njerëzit të fillojnë të flasin. Sigurimi i një mjedisi “neutral”, jokritik dhe jo gjykues. Një objektiv i rëndësishëm në terapi nuk është të gjykojë njerëzit, por të kuptojë dhe të jetë i dobishëm.

Të jetë i sinqertë. Psikologu juaj është atje për t’ju ndihmuar të kuptoni plotësisht veten, modelet e sjelljes tuaj dhe ndjenjat tuaja. Funksioni i terapistit është që të ofrojë reagime të ndershme dhe objektive për qëndrimet dhe veprimet tuaja. Përshtypjet do të jenë të mira kur ato të pranojnë pikat tuaja të forta dhe mund të jenë të pakëndshme kur ato tregojnë dobësitë tuaja. Terapia e shkurtër mund t’ju ndihmojë të përfitoni nga pikat e forta dhe të transformoni dobësitë tuaja. Procesi mund të jetë ndonjëherë i pakëndshëm, por rezultati mund të jetë pozitiv, madje edhe më shumë nga ç’prisni.

Të mbajnë një marrëdhënie profesionale. Kjo pikë është ajo që psikoterapeutët i referohen si “mbajtja e kufijve të duhur profesional”.Kjo është një pjesë e kodit etik të terapistëve për të garantuar që terapia të mbetet e sigurt. Në praktikën e psikoterapisë, duke krijuar marrëdhënie përtej asaj profesionales – si sociale , romantike, ose duke hyrë në një marrëdhënie biznesi-është e papërshtatshme dhe mund të jetë joetike ose e paligjshme. Marrëdhëniet seksuale intime janë absolutisht të ndaluara nga kodet profesionale të etikës (dhe ligjore në shumicën e shteteve). Miqësitë shoqërore jashtë orarit të terapisë dhe marrëveshjeve të biznesit nuk janë të mençura, dhe mund të jenë gjithashtu joetike.

Bën referime të përshtatshme. Ndonjëherë psikologut juaj mund t’i duhet t’ju referojë tek një mjek, për një vlerësim psikiatrik dhe trajtim të mundshëm mjekimi. Ata mund t’ju referojnë tek një terapist tjetër që ofron shërbime të veçanta, (këshillim martesor), ose grupe mbështetëse ose programe kur është e përshtatshme (alkoolistët anonim, grupet mbështetëse të humbjes, etj.). Terapisti juaj mund t’iu referoje edhe tek një psikolog tjetër nëse të dy mendoni se terapia aktuale nuk është duke funksionuar.

Jep informacion rreth edukimit dhe trajnimeve të tij, tarifave, llojit të shërbimeve të ofruara dhe përgjigjeve ndaj çdo numri të pyetjeve relevante lidhur me trajtimin që ata ofrojnë.

Të marrësh më të mirën nga psikologu juaj…

KIMIA DUHET TË JETË “MJAFTUESHËM E MIRË”. Ju duhet të ndjeni një shkallë rehatie dhe pajtueshmërie me psikologun tuaj. Jo të gjithë njerëzit do të arrijnë të krijojnë një lidhje të mirë. Mund të mos jetë e domosdoshme për t’u ndjerë 100% komfort  me terapistin tuaj, por është shumë e rëndësishme të ndjeni patjetër këto: një ndjenjë themelore besimi, perceptimi që ju dhe ndjenjat tuaja po trajtohen me respekt dhe një shkallë besimi që terapisti juaj është kompetent. Komponentët e parë dhe kryesorë të një psikologu, përtej të qenit të trajnuar mirë dhe të kualifikuar, duhet të jenë njerëz të mirë dhe të përshtatshëm.

LLOJI I TRAJTIMIT DUHET TË JETË I PËRSHTATSHËM.  Jo të gjitha problemet trajtohen mirë duke përdorur të njëjtën mënyrë trajtimi. Një terapist i mirë do të vlerësojë situatën tuaj dhe brenda seancës së parë ose të dytë do të bisedojë me ju në lidhje me cilin lloj trajtimi ata ju rekomandojnë. Disa lloje të problemeve emocionale janë për shkak, pjesërisht ose tërësisht, nga  çrregullime mjekësore / biokimike . Trajtimi mjekësor dhe / ose mjekimi psikiatrik mund të jenë të dobishëm ose madje të nevojshëm.

TRAJTIMI NUK DUHET TË BËJË ASNJË DËM. Çdo qasje që është mjaftueshëm e fuqishme për të ndihmuar mund të jetë mjaftueshëm e fuqishme për të shkaktuar dëm, nëse është në duart e një terapisti jokompetent ose destruktiv. Shumica e terapistëve të licencuar në një qasje të caktuar psikoterapeutike janë të trajnuar mirë dhe janë të dobishëm për shumicën e klientëve të tyre. Megjithatë, si në çdo profesion tjetër, paaftësia dhe / ose sjellja jo etike ekziston.

Ju keni të drejtë për trajtim kompetent dhe etik.

Çdo gjë tjetër duhet të raportohet ne institucionet e përshtatshme  ose agjencitë rregullatore.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top