Marrëdhënie

June 19, 2018 | 8:15

Nga Adelina Pjetra: Çfarë të bëni kur e “djallosni punën” me partnerin tuaj

 

E humbët për një moment dhe me të vërtetë e keni kaluar kufirin. Partneri po jua vështirëson këtë, mbushur me zhgënjim dhe lëndim. Faji kalon mbi ju, ashtu siç mendja juaj e ndërgjegjshme ju kujton se nuk e keni mbajtur fjalën ose përfundimin e një angazhimi. Ose mund të keni pasur një qëndrim më të çuditshëm.

Nga Adelina Pjetra specialiste e liçensuar në BWRT -Therapy EMDR -Therapy

Nga Adelina Pjetra
specialiste e liçensuar në BWRT -Therapy EMDR -Therapy

Cili është problemi më i madh gjithsesi? Kapërcejeni këtë!

Nëse ndonjëherë ndiheni sikur është më e lehtë të vendosni kokën në rërë dhe të bëheni pasiv, të mbroni veten, ose të largoheni, të mohoni perspektivën e partnerit tuaj kur ta djallosni gjithçka, nuk jeni vetëm. Çfarë kërkon më shumë partneri nga ju gjithsesi? Keni thënë se ju vjen keq dhe kjo duhet të jetë e mjaftueshme. Tani mund të ecim përpara, apo jo?

JO!!!

Partneri juaj dëshiron që ju të kuptoni me të vërtetë se si gabimi juaj ka ndikuar tek ai dhe familjarët e tjerë. Nëse e kuptoni, dhe madje mund të ofroni disa fjalë empatike, hap mundësi për partnerin që ai të ndihet i qetë, i butë dhe më i afërt me ju. Kjo gjithashtu mund ta ndihmojë atë ta lërë të shkojë dhimbjen ka shkaktuar gabim tek ju. Duke njohur se nga po vuan partneri juaj, nënkupton t’u bëni atyre pyetje në një mënyrë jo-mbrojtëse, në mënyrë që të kuptoni më mirë situatën. Vetëm atëherë mund të bëhet një falje e vërtetë.

Por sigurisht, nëse do të ishte aq e lehtë, nuk do të ekzistonin fyerjet dhe të gjitha ato libra mbi faljen nuk do të fluturonin jashtë rafteve. Në punën time me çifte kam vënë re disa mite që ndërhyjnë në rrugën e të të falurit me të vërtetë dikë.

forgiveness-blog

Miti #1: Nëse unë nuk jam dakord me ndjenjat e partnerit, etiketohem sikur po mbroj veten. Nëse partneri juaj është lënduar nga diçka që keni bërë, ai ka të drejtë. Është se si përjetoi diçka; ajo tashmë ka ndodhur dhe ju nuk mund të ktheheni prapa në kohë. Rezistoni duke u kapur në përpjekjen për të ndryshuar mënyrën se si ai është ndjerë duke thënë gjëra të tilla si: “Oh, eja tani, nuk ishte realisht aq e keqe”. Ose, “Përse po e bën këtë gjë kaq të madhe?” Mund të jetë legjitime që nuk ishte qëllimi juaj për ta shkaktuar atë ndjenjë tek ai, por ju nuk mund të ndryshoni se si ai u ndje në atë moment.

Miti #2: Nëse i kërkoj falje partnerit, kjo nënkupton që unë e pranoj akuzën që po më bën. Të kërkosh falje nuk ka të bëjë me pranimin e fajit për diçka. Ka të bëjë me njohjen dhe reagimin ndaj dhimbjes emocionale të partnerit tuaj, pavarësisht se sa fajtor ose të pafajshëm e konsideroni veten në atë situatë.

Miti #3: Nëse e pranoj, njoh dhimbjen e partnerit tim, jam duke u bërë një portiere (person që u hap derën të tjerëve). Shumë negative kjo! Duhet shumë forcë për të qënë e qëndrueshme, për të dëgjuar me të vërtetë partnerin tuaj, për t’u bërë pyetje kurioze dhe për të vendosur veten në këpucët e tyre.

Miti #4: Nëse unë kërkoj falje, versioni im ndodhisë nuk do të dëgjohet dhe unë do të jem gjithmonë e keqkuptuar. Kur partneri është dëgjuar dhe ndodhet në të njëjtën hapësirë për të të dëgjuar, mund të ndani atë që po ndodhte për ju në atë kohë. Megjithatë, ekziston një dallim i madh midis shpjegimit të vetvetes, për të justifikuar situatën, për të bërë një justifikim ose për t’i dhënë vetes një kartë jeshile si një “dil nga burgu e lirë” – fjalë që shpjegojnë procesin tuaj të mendimit dhe të hulumtojnë se ku mund të ketë ndodhur ndonjë keqkuptim.

Miti #5: Nëse unë them MË FAL, e kam bërë pjesën time. Nëse marrëdhënia është një lidhje që ju intereson, do të përfitoni më tepër nga marrja e disa hapave të tjerë. Zakonisht, partneri juaj do të ndjejë dobinë e faljes tuaj kur të kuptoni përmbajtjen e gabimeve dhe ndjenjat e pakëndshme që ajo ka shkaktuar, dhe keni një plan bashkëpunues për ta parandaluar atë që të ndodhë përsëri.

Nëse e dreqosni me partnerin tuaj, duhet që të dy të ndihmoni në riparimin e situatës. Kur ju të dini si të shmangni mitet e përshkruara më sipër, këtu vjen ajo që quhet rrugë shpërblyese:

2

#1: Qëndroni me sikletin që vjen nga eksplorimi i zhgënjimit të partnerit tuaj. Pretendoni që jeni si një gazetar që grumbullon të dhëna. Bëni pyetje në mënyrë që ta kuptoni partnerin tuaj, për shembull: “Si u ndjeve gjatë kohës që po ndodhte?”, “Si i ke interpretuar veprimet, sjelljet e mia ndërkohë që po ndodhte?”, “Çfarë do dëshiroje të kisha bërë ndryshe?”

#2: Reflektoni më pas çfarë po dëgjoni nga partneri t’ju thotë. Ashtu si një gazetar, mblidh të dhëna dhe raporte më pas për atë që ke mësuar. Partneri do të puthte tokën në të cilin do të ecje nëse e bëni këtë për të. Të qëndrosh e pranishme, është sfiduese kur nuk ju pëlqen ajo që po dëgjon. Pra, përsëritni për ata përsëri, atë që po dëgjoni, që ata janë duke ju thënë, që të jeni të sigurtë që po e lexoni saktë. Gjuha e trupit dhe toni janë aq të rëndësishme sa fjalët që ju thoni!

#3: Empatizoni. Kjo është të vendosni veten në këpucët e partnerit tuaj dhe duke pranuar, njohur vuajtjet e tyre, “Duke pasur parasysh se çfarë ka ndodhur, unë e kuptoj pse do të ndjeje atë që po ndjen tani”.

#4: Kërkoni falje. Përmblidhni gjithçka: “Kur harrova për koncertin që ti ke blerë bileta dhe unë nuk erdha , ti u ndjeve shumë i lënduar, i zemëruar dhe mendove se nuk më intereson për ty apo për marrëdhënien tonë. Kjo tingëllon e tmerrshme. Unë kurrë nuk kam ndërmend të shkaktoj këto ndjenja tek ti”.

#5: Ftojini për një diskutim se si të parandaloni një rikthim. Nëse partneri yt dëgjon se po merr disa përgjegjësi dhe po mendoni për mënyra për të parandaluar që problemi të ndodhë përsëri, kjo i komunikon atij/asaj që ju keni interes dhe ai/ajo ju intereson. “Nga sot e tutje, unë do t’i vendos të gjitha ngjarjet në kalendarin tim në mënyrë që të mos harroj”. Ose “A mund të diskutojmë për një sistem më efektiv për koordinimin e ngjarjeve në mënyrë që kjo të mos ndodhë përsëri?”.

 

Në një marrëdhënie të tillë të ndërvarur, do të ketë ngatërresa dhe djallosje të tjera. Është mënyra se si i trajtoni ato, që ka më shumë rëndësi!

Me praktikë, ju do të rriteni më të fuqishëm si një individ dhe si një çift. Kjo është një nga llojet e gjërave që ndihmojnë për ta mbajtur dashurinë të gjallë me kalimin e kohës. Dhe vazhdoni të praktikoni. Ju dhe partneri juaj do të gëzoni shpërblimet!

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top