Në fokus

May 6, 2017 | 8:57

Nga Adelina Pjetra: EMDR, një përgjigje për traumat komplekse

Në përpjekjet e fundit për të rritur ndërgjegjësimin dhe të kuptuarit e shëndetit mendor, EMDR Albania organizoi një seminar mbi traumat, efektet e saj dhe trajtimin. Edhe pse trauma prek shumë individë, ajo mund ta paraqesë veten në mënyra të ndryshme dhe komplekse.

Simptomat emocionale janë mënyrat më të zakonshme me të cilat trauma manifestohet. Reagimet ndaj traumës mund të jenë të ndryshme, dhe jo të gjithë mund të zhvillojnë PTSD. Trauma mund të ndryshojë trurin në mënyrë ta paparashikueshme dhe është e nevojshme të bëhemi të vetëdijshëm për këto ndryshime, sidomos nëse jemi duke u përballur me traumën.

Adelina Pjetra Psikolge Klinike & Terapiste EMDR (Niv.1) Koordinatore shkencore, EMDR-Albania

Adelina Pjetra
Psikolge Klinike & Terapiste EMDR (Niv.1)
Koordinatore shkencore, EMDR-Albania

Me rritjen e ndërgjegjësimit, mund të kërkoni trajtim, duke adresuar simptomat dhe duke mësuar aftësi të nevojshme për të shëruar trurin tuaj. Është e dobishme që të kuptoni se çfarë është duke ndodhur dhe se ajo që po përjetoni nuk ka të bëjë me praninë e çrregullimeve apo dëmtimeve të pakthyeshme. Në vend të kësaj, do të kuptoni se truri juaj po funksionon ndryshe si rezultat i ngjarjes traumatike. Dhe ashtu si truri ndryshoi në përgjigje të përvojave të kaluara, ai gjithashtu mund të ndryshojë në përgjigje të përvojave të ardhshme. Me pak fjalë, truri është “plastik” dhe mund ta ndryshojmë atë.

ok

Foto ilustruese

Kur pacientët shkojnë në terapi, trajtimi më i shpeshtë që ata mund të hasin është terapia konjitive-sjellore (CBT)- afatshkurtër, trajtim psikoterapeutik me qëllim, të orientuar shumë mirë dhe që merr situatën në dorë, një qasje praktike për zgjidhjen e problemeve. Qëllimi i CBT është për të ndryshuar modelet e të menduarit ose të sjelljes që ndodhin si pasojë e vështirësive që hasin individët në jetë, me fjalë të tjera të ndryshojë mënyrën se si ata ndjehen.

Megjithatë, CBT nuk punon mirë me traumat komplekse si: trauma të fëmijërisë apo trauma të vazhdueshme.

Trauma komplekse nuk është racionale, është emocionale.

“Të rritesh në një situatë abuzive, rritesh duke përvetësuar bindjen që, bota është një vend i rrezikshëm. Dhe  bota shikohet nëpërmjet këtij filtri”.

Në vend të CBT, do të rekomandoja trajtimin e traumave komplekse me terapinë EMDR. EMDR është zhvilluar nga Francine Shapiro në fund të 1980-së. Kjo lloj terapie stimulon të dy hemisferat e trurit përmes lëvizjes së syve, tingujve apo prekjes, e cila i lejon pacientët për t’u futur në kujtimet implicite të ruajtura në pavetëdije.

Më pas pacientët do të përqendrohen në një detaj apo ndjenjë të kujtesës dhe mund të fillojnë të procesojnë kujtesën dhe ndjenjat. Pasi kujtimet janë përpunuar plotësisht, ata humbasin ngarkesën e tyre emocionale.

“Ne nuk mund të ndryshojmë atë që ka ndodhur në të kaluarën, por ne mund të ndryshojmë mënyrën se si ne mendojmë në lidhje me të dhe se si ne do ta mbajmë atë në kujtesën tonë”.

1

Trauma mund të ndryshojë funksionimin e trurit në shumë mënyra, por 3 nga ndryshimet më të rëndësishme duket se ndodhin në fushat e mëposhtme:

trauma-and-the-brain1.Korteksi prefrontal (PFC), i njohur ndryshe si “Qëndra e të Menduarit”.

2.Korteksi anterior cingulat  (ACC), i njohur edhe si “Qendra e Rregullimit Emocional”.

3.Amigdala, e njohur si “Qendra e Frikës”

Zona PFC, gjendet afërsisht në qendër të kokës, mbrapa ballit. Është përgjegjës për aftësi të ndryshme, përfshirë këtu të menduarin racional, zgjidhjen e problemeve, personalitetin, planifikimin, empatinë dhe ndërgjegjësimin për veten dhe të tjerët. Kur kjo zonë e trurit është e zhvilluar normalisht, ne jemi në gjendje të mendojmë qartë, të marrim vendime dhe të jemi të vetëdijshëm për veten dhe të tjerët.

Zona ACC, lokalizohet afër korteksit prefrontal, por gjendet më në thellësi të trurit. Kjo zonë është pjesërisht përgjegjëse për rregullimin e emocioneve dhe ka një marrëdhënie të ngushtë me qendrën e të menduarit. Kur kjo zonë është e zhvilluar, ne jemi në gjendje që të menaxhojmë mendimet dhe emocionet e vështira pa u tronditur dhe hutuar nga to.

Amigdala është një strukturë e thellë brenda trurit tonë dhe shërben si qendër frike. Kjo zonë subkortikale është jashtë vetëdijes sonë dhe puna e saj primare është të marrë gjithë informacionet: çfarë prekim, çfarë shohim, dëgjojmë, nuhasim apo shijojmë dhe t’i përgjigjet pyetjes ”A është kjo një kërcënim?”. Kur zbulohet prania e një kërcënimi, amigdala prodhon frikë te ne. Kur kjo zonë aktivizohet, ndihemi të frikësuar, jemi vigjilentë dhe gati për të reaguar.

Çfarë ndodh në tru pas një traume?

Një tru i traumatizuar duket ndryshe nga një tru i patraumatizuar, pasi:

  • Qendra e të Menduarit është e nënaktivizuar
  • Qendra e Rregullimit emocional është e nënaktivizuar
  • Qendra e Frikës është e mbiaktivizuar

Pra, në një tru të traumatizuar, aktitiviteti i zonave më primitive, përfshirë edhe qendrën e frikës, është më i lartë, kurse aktiviteti i zonave më të larta të trurit është i nënaktivizuar. Pra, nëse keni pësuar një traumë, mund të përjetoni stres kronik, vigjilencë, frikë dhe acarim. Ju do e keni të vështirë që të ndiheni të sigurtë, të qetë apo të bëni një gjumë të mirë. Këto simptoma janë si rezultat i një amigdale hiperaktive.

Në të njëjtën kohë, individët që janë të traumatizuar mund të vërejnë vështirësi në përqendrim dhe vëmendje dhe shpesh raportojnë se nuk mund të mendojnë qartë. Kjo për shkak se qendra e të menduarit është nënaktivizuar. Gjithashtu, për shkak të nënaktivizimit të qendrës së rregullimit emocional, të mbijetuarit e traumave kanë vështirësi në menaxhimin e emocioneve, dhënien e një përgjigjeje të duhur emocionale, si dhe qetësimin e tyre.

Çfarë mund të bëni?

Ndryshimi i trurit kërkon përpjekje, punë dhe kohë. Dhurata më e mirë që mund t’i jepni vetes drejt përmbushjes së këtij qëllimi është psikoterapia. Nëse jeni gati për të filluar këtë udhëtim, kërkoni një psikolog që është i specializuar në traumat dhe PTSD, dhe që përdor metoda të provuara empirikisht që ndryshojnë trurin, duke punuar me trupin dhe mendjen ashtu siç janë edhe terapistët EMDR. Ndryshe nga hipnoza, e cila i bën pacientët të ripërjetojnë përvojat, EMDR ndjehet më shumë si një eksperiencë jashtë trupit. Pacientët mund të bëjnë një hap prapa, të vënë re se çfarë vjen në memorie duke qenë në një gjendje të sigurtë dhe të qetë, ndërkohë që ata po fitojnë së brendshmi për përvojat dhe sjelljet e tyre.

figura2

Me prof. Raul Bartozzi

Për herë të parë e kam përjetuar personalisht EMDR me terapistin dhe supervizorin shkencor të EMDR Europe prof. Raul Bartozzi në 2014 gjatë një trajnimi mbi Traumën dhe Terapinë EMDR. U bëra gati për një ushtrim gjatë atij trajnimi dhe s’e kisha idenë se çfarë do të bëhej ose çfarë mund të dilte nga kujtesa ime. Ndërsa ai po aplikonte EMDR tek unë, një ëndërr që e kisha parë kur isha vetëm 11 vjeçe pasi më vdiq gjyshja, u rikthye tek unë. Në ëndërr, unë ecja përmes një varreze në drejtim të një dere metalike. Kur fillimisht e kam parë atë  ëndërr, nuk isha në gjendje ta hapja atë derë. Por, duke procesuar me EMDR, më në fund e bëra, duke e parë gjyshen time. Kjo përvojë me terapinë EMDR më ka ndihmuar për të gjetur paqe me vdekjen e papritur të gjyshes time, e cila ka ndodhur dekada më parë.

“Ka qenë një pjesë e kësaj që e ndjeva aq thellë, unë ndjeva se jo çdo gjë mund të zgjidhet”. “Pastaj unë shkova përmes procesit dhe e ndjeva që kishte mbaruar“.

Menjëherë e kuptova që unë dëshiroja të trajnohesha në EMDR dhe ta mësoja këtë terapi kaq efikase në mënyrë që të kisha mundësi të ndihmoja persona të tjerë që mund të kishin nevojë. Dhe më në fund kjo dëshirë u realizua këtë vit në Mars 2017, falë EMDR Europe dhe EMDR Albania ku unë jam bashkëthemeluese dhe anëtare e bordit drejtues.

Nëse pacientët duan të përfundojnë përpunimin e një ngjarjeje të vetme traumatike, ato që ne quajmë “trauma me t-të vogël” vetëm disa seanca të EMDR mund të jenë të mjaftueshme. Megjithatë, nëse pacientët kanë më shumë se një ngjarje traumatike për të procesuar, mund të jenë të nevojshme mbi 8 seanca për ta arritur këtë.

Shpresoj që workshope si këto që zhvillon EMDR Albania të ndihmojnë në shpërbërjen e stigmës së shëndetit mendor, të informojë njerëzit për burime të ndryshme, për t’u dhënë atyre në nevojë më shumë shpresë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top