Në fokus

January 29, 2018 | 9:24

Nga Adelina Pjetra/ Ëndrrat në psikoterapi…

Adelina Pjetra , Psikologe Klinike dhe Psikoterapiste EMDR

Adelina Pjetra , Psikologe Klinike dhe Psikoterapiste EMDR

Për ëndrrat në psikoterapi është shkruar shumë, duke filluar që nga koha e Frojdit.

Nga interpretimi i ëndrrave të psikanalistit është menduar se ishte e rëndësishme për të kuruar botën e ëndrrave të pacientëve, me praninë e elementëve shumë të veçantë skenikë, të pazakontë, shumë shpesh edhe të shkëputur nga jeta reale.

2

Ndërsa Frojdi i jepte ëndrrës një vlerë simbolike të veçantë në krahasim me përmbajtjen latente, d.m.th dëshirën e pavetëdijshme (kryesisht seksuale) të censuruar dhe të fshehur nga përmbajtja e dukshme (ajo që ju shihni në ëndërr), autorët e mëvonshëm filluan ta shohin ëndrrën më shumë në aspektet reale të saj.

Po t’i referohem Jung-ut, për shembull, ai e përcakton ëndrrën si një manifestim dhe shprehje të forcës së jetës, imazhet e të cilës paraqesin përvojat e kaluara dhe të tanishme personale dhe kolektive (këto të fundit të lidhura me konceptimin e ekzistencës së arketipeve, të tilla si: vazhdimësia e përvojave të njeriut të trashëguara nga brezi në brez në të gjitha qeniet njerëzore).

Ëndrra si një tregim i realitetit psiko-trupor

Me përpunimin e një vizioni që e shikon personin si një tërësi mendje-trup, kryesisht në ëndërr fillojnë të futen të gjithë ato që mund të përkufizohen si  FUNKSIONIMI I INDIVIDIT , dhe jo vetëm në kuptimin klasik psikik.

Në të parin e ëndrrës, në fakt, hyn edhe E GJITHË BOTA NDIJORE E PERSONIT: aromat, tingujt, ndjenjat e prekshëm dhe jo vetëm imazhe.

Çfarë do të thotë kjo?

Se ëndrra duhet të shihet në tërësinë e saj, dhe tërësia e saj flet për veten e personit. Kjo do të thotë se ëndrra LIDHET AKOMA MË SHUMË ME JETËN REALE TË NJERËZVE, si në të kaluarën, në të tashmen apo në atë që karakterizon marrëdhënien terapeutike.

Sipas Rispoli (themelues i Neo-funksionalizmit), ËNDRRAT JANË TË LIDHURA ME EKSPERIENCA REALE TË JETUARA , me vështirësi reale të kaluara dhe prezente në të tashmen, me frikëra që shpërthejnë përsëri në të tashmen.

Prandaj, pika qëndrore e përdorimit të ëndrrave në psikoterapi nuk është aq shumë ajo e interpretimit të elementëve simbolikë, ose zbulimin e elementëve arketipe universale, se sa e KUPTIMIT TË THELLË TË FUNKSINIMIT PSIKO-TRUPOR REAL DHE TË HOLLËSISHËM TË INDIVIDIT.

Në ëndërr, me një kontroll të ulët racional, individi flet kryesisht për veten e tij. Ai zbulon veten e tij për veten e tij, duke i thënë vetes se si gjërat janë në të vërtetë: situatën e tij (p.sh: frikëra, nevojë, situatat e hershme, situata në ndryshim etj).

Për Rispoli: ëndrra është një kontakt i thellë me veten. Në Neo-Funksionalizëm, puna terapeutike mbi ëndrrat nuk i përket vetëm planit konjitiv-simbolik, nuk i referohet vetëm jetës aktuale të pacientit, dhe nuk i referohet vetëm skemave dhe sjelljeve: por ka lidhje si me historinë e plotë të pacientit, me ecurinë dhe zhvillimin e procesit terapeutik dhe mbi të gjitha me ndryshimin real të të gjithë niveleve të vetes.

Në veçanti ëndrrat i referohen eksperiencave me bazë tek vetja, ato eksperienca thelbësore që fëmija kalon në jetën e tij, dhe që duhet t’i eksperimentojë shumë herë në mënyrë pozitive, sepse bëhen aftësi të qëndrueshme për një ekzistencë të qetë dhe të suksesshme. (Aftësi të përkufizuara si funksionime bazë, sepse janë në bazë të mendimeve, gjesteve, lëvizjeve, sjelljeve, funksionime të ndërtuara nga të gjitha nivelet psiko-trupore të VETES).

1

“ËNDRRAT JANË TË RËNDËSISHME PËR PACIENTËT, SEPSE NDËRTOJNË NJË SISTEM VERIFIKIMI PËR NDRYSHIMET PERSONALE. NJË VERIFIKIM SUGJERUES DHE BINDËS PASI ËNDRRAT JANË PRODUKTI I VETË PACIENTIT DHE JO NJË INTERPRETIM I TERAPISTIT”

Neo-Funksionalizmi ka sjellë një mënyrë më ndryshe dhe më të gjerë për t’i parë ëndrrat, duke e lidhur drejtpërsëdrejti me funksionimin më real dhe më të afërt me organizimin e VETES, në momente të ndryshme të jetës së pacientit, në momente të ndryshme të procesit terapeutik, të lidhura me Eksperienca bazike të ndryshme.

Ëndrrat NDËRTOJNË NJË SISTEM VERIFIKIMI TË NDRYSHIMEVE , sugjerues dhe bindës, që i vendos realisht pacientët në kontakt me të gjithë lëvizjet e vetvetes.

https://apjetra.wordpress.com/2018/01/28/endrrat-ne-psikoterapi/

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top