Psikofakt

June 1, 2017 | 10:30

Nga Adelina Pjetra: Fëmijët tuaj nuk iu përkasin juve!

Ata nuk janë një pronë apo një zotërim. Ata nuk janë këtu për ju që t’i komandoni, por kanë nevojë për udhëzimin tuaj të vëmendshëm. Fëmijët posedojnë dituri që shumica e të rriturve kanë kohë që i kanë harruar.

Si i trajtoni (ose madje edhe si i merrni parasysh) fëmijët tuaj dhe të tjerët më pak të fuqishëm, tregon shumë për ju.

Adelina Pjetra Psikolge Klinike & Terapiste EMDR (Niv.1) Koordinatore shkencore, EMDR-Albania

Adelina Pjetra
Psikolge Klinike & Terapiste EMDR (Niv.1)
Koordinatore shkencore, EMDR-Albania

Për shembull, kur ju në mënyrë të ashpër dënoni një fëmijë, dhe ata rezistojnë, dhe ju shtyni më shumë kundër rezistencës së tyre duke e dënuar më tepër – në të vërtetë ju jeni duke i shtyrë kundër vetes. Kjo në fakt është mosbalancimi juaj, që fëmija po ju tregon si një pasqyrë emocionale për veten tuaj. Lufta filloi me ju, dhe ndërsa përforcohet dhe përshkallëzohet, akti juaj origjinal i forcës është burimi i problemit – jo ajo që ju e konsideroni të jetë sjellja e keqe e fëmijës.

Këto cikle të konkurrencës për kontroll dhe dominim, tentojnë të përshkallëzohen.

femijeShumë të rritur që zemërohen me fëmijët e tyre, i dënojnë dhe i fajësojnë ata, në fakt janë vetë burimet e panjohura të sjelljes së fëmijës. Ajo që ata besojnë se ata përbuzin te fëmijët, ata në mënyrë të pandërgjegjshme e përçmojnë brenda vetes. Ata krijojnë atë që ata urrejnë brenda fëmijës. Fëmijët dhe kafshët janë pasqyra psikologjike që na lejojnë të shohim dhe të kuptojmë vetveten. Ata na reflektojnë energjitë tona psikologjike. Dhuna mëson dhunën. Qetësia udhëzon të jesh i qetë.

Mesazhi juaj thotë më pak sesa mënyra sesi e jepni këtë mesazh, sepse në të vërtetë, mënyra sesi është dërguar mesazhi, është vetë mesazhi.

Si e trajtojmë çdo qenie që është më pak e fuqishme sesa ne, është një dritare befasuese dhe e qartë për natyrën tonë personale.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top