BWRT – Terapia rekursive e punës së trurit është një terapi novatore, por tërësisht e natyrshme, një terapi e re që ju ndihmon të rikrijoni mendimet tuaja. Të arrini t’i bëni stop ankthit dhe fobisë dhe të shqetësoheni më pak me disa këshilla praktike.
Të jetosh me frikë apo ndjenja të pakëndshme – qofshin ato për merimangat ose fluturimet me avion, e folura në publik ose madje edhe largimi nga shtëpia – mund të nënkuptojë që ju nuk po jetoni jetën tuaj më të mirë. Ka shumë metoda të besueshme për të trajtuar këto probleme, duke përfshirë terapinë njohëse dhe të sjelljes (CBT),të humanizmit dhe të mindfulness, të cilat përfshihen në grupin e “terapive të folura”, të krijuara nga Frojdi më shumë se 100 vite më parë.
Por, çfarë ndodh nëse ju tregoj se pas gjithë kësaj kohe ka një trajtim të ri në Shqipëri, i përshtatshëm për shumicën e njerëzve, për shumicën e problemeve, e mbështetur nga praktikues dhe pacientë anembanë globit? Terapia rekursive e punës së trurit (BWRT) është një terapi e të folorit një-me-një që ju jep mjetet për të riprogramuar përgjigjet tuaja emocionale ose përgjigjet që tashmë janë bërë zakon tek ju, vetëm nëpërmjet fuqisë së mendimit tuaj. Gjëja më e mirë është se, ky rikrijim i një përgjigje të preferuar mund të jetë aq efektiv sa që mund të keni nevojë vetëm për një seancë. Tingëllon shumë e mirë për të qenë e vërtetë? Le të njohim njeriun që është pas kësaj terapie…
Çfarë është BWRT?
BWRT u krijua nga Terence Watts -Londer UK, një terapist me më shumë se 30 vite eksperience, dhe me më shumë se 35,000 orë seancash në punën e tij.
“Pasi punova me të gjithë llojet e ndryshëm të njerëzve për vite me radhë, u bëra gjithnjë e më i mahnitur nga mënyra se si funksionon mendja”, thotë Terence.
“Kam studiuar hipnoterapi, CBT dhe EFT (teknikë e lirisë emocionale), në mesin e shumë terapive të tjera, por gjithmonë mendoja se atyre u mungonte diçka. Dhe si për të realizuar një mënyrë të re të të menduarit, shumica e terapive kërkojnë seanca të përsëritura dhe aktivitete që pacienti duhet të vazhdojë ti bëjë për ata në mënyrë që të jenë efektivë”.
Truri juaj është një gjë e mahnitshme, që vazhdimisht është duke llogaritur një rrymë të dhënash nga të gjitha shqisat tuaja, ndërkohë që i referohet kujtimeve dhe automatikisht është duke marrë vendime ndërkohë që ju vazhdoni ditën tuaj, duke u përpjekur ti japë kuptim gjithçkaje që dëgjoni dhe shikoni.
“Sa më shumë që praktikova dhe studiova, aq më shumë kuptova se nuk ka një gjë të tillë si vullneti i lirë në kuptimin tipik. Për shumë nga mendimet, sjelljet dhe zakonet tuaja, ka një përgjigje ndaj një situate apo emocioni e formuar shumë më përpara se ju të arrini ta kuptoni”, thotë TERENCE.
Si funksionon Brain Working Recursive Therapy BWRT?
BWRT ju mundëson të krijoni një përgjigje të ndryshme të rrugës neurale – me fjalë të tjera një reagim tjetër mendor – para se të reagoni ndaj diçkaje. ‘Ndryshimi mund të jetë kaq i natyrshëm sa që klienti as nuk do ta vërejë ndërhyrjen delikate’.
Ajo mund të jetë efektive në trajtimin e pothuajse gjithçkaje, nga një ndjenjë e pakëndshme, emocion ose zakon, deri në një fobi të fortë, stresi post-traumatik, dhe madje edhe sjellje problematike.
Truri zvarranik kontrollon reagimet ‘fight ose flight’ (lufto ose arratisu)
Këto përgjigje automatike vijnë nga “korteksi juaj limbik”, ndryshe i njohur si truri zvarranik, sepse shumë prapa në kohë në fillim të evolucionit ishte një nga pjesët e para të trurit që u formua. “Ai kontrollon gjëra që nuk kërkojnë mendime të vetëdijshme, të tilla si frymëmarrja, djersa, funksioni i organeve dhe sistemi i hormoneve”, thotë Terence. “Ai gjithashtu kontrollon mënyrën tuaj të luftës ose arratisjes, gjë i cili është reagimi fizik dhe emocional që ndjeni kur ballafaqoheni me diçka që truri juaj e percepton si stresues apo të rrezikshëm”. Kjo do të thotë se disa veprime ose reagime automatike, të tilla si frika e fluturimit me avion, ose nevoja për të shijuar diçka të ëmbël nëse ndiheni të dobët – mund të rrjedhë nga informacionet e keq-interpretuara ose të vjetëruara që truri juaj ka ruajtur nga një situatë në të kaluarën dhe në fakt nuk duhet të jetë edhe shumë e largët”, thotë Terence.
“Ndërsa situata juaj ndryshon në jetë, fëmijët tuaj largohen, ju dilni në pension, ose partneri juaj del në pension, ose mund të jetë diçka më e madhe, si një ndryshim shëndetësor ose menopauza- kjo mund t’ju ndikojë në subkoshiencën tuaj”.
Ju papritmas mund ta gjeni veten teksa hiqni dorë nga një plan, ose të jeni pa fokus ose besim. Truri juaj zvarranik mëson modele që lidhen me këto ndjenja, të tilla si çlirimi i hormonit të stresit kortizolit dhe ju që ndjeni lëkundje kur shkoni për t’u regjistruar në atë klasën e re të palestrës. Do ta vazhdojë automatikisht këtë reagim sa herë që del çështja, pa arritur të ndaleni dot për të kuptuar se çfarë po ndodh.
“Por gjëja më mahnitëse është, që truri juaj zvarranik nuk mund ta bëjë diferencën midis realitetit dhe imagjinatës, kështu që ky reagim mund të regjistrohet vazhdimisht”, thotë Terence.
Çfarë ndodh në një seancë BWRT?
Nëse keni pasur ndonjë lloj eksperience në këshillim apo terapi, ju tashmë mund ta dini që ndonjëherë mund të bëhet frustruese, e bezdisshme ose madje traumatike, ndërkohë që truri juaj vret mendjen përsëri mbi probleme të kaluara dhe të tashme. Por me terapinë rekursive të punës së trurit BWRT, nuk keni nevojë të diskutoni për shkakun ose origjinën e problemit, duke e bërë konceptin e trajtimit të tij të ndjehet shumë më i rehatshëm.
Në një seancë të BWRT, e cila zakonisht zgjat rreth një orë, terapisti do t’ju kërkojë të targetoni atë gjë që nuk ju pëlqen për mënyrën se si po silleni dhe ndiheni, dhe të përqendroheni në mënyrën se si do të dëshironit të silleshit ose të ndjenit.
Në thelb ju e “ngrini” përgjigjen para se të kalojë në trurin tuaj zvarranik – në vend që të lejohet që emocioni ose veprimi të formohet. Kjo është ajo që e diferencon nga terapi të tilla si CBT, e cila përpiqet të ndryshojë përgjigjen ose reagimin tuaj pasi emocioni shqetësues tashmë është formuar .
“Duke vepruar në këtë pozicion vendimtar dhe të lindur në trurin tuaj, BWRT mbjell më shumë fuqi – por ende besime realiste – në nënndërgjegjen tuaj, duke zëvendësuar ato frikëra të vjetra ose pasiguri. Duke e larguar atë personalitet të rremë, të frikësuar apo të kufizuar dhe e zëvendëson atë me atë çfarë ju dëshironi të jeni”, thotë Terence. Në thelb është një formë e natyrshme dhe praktike e terapisë, dhe gjëja më e mirë është se ndryshimi vjen plotësisht nga brendësia juaj.
NJË RAST I TRAJTUAR ME BWRT…
“Disa seanca ishte gjithçka çfarë duhej”
Anna ka një diagnozë të depresionit klinik. Ajo është mes 30-35 vjeçe , trajtimi i përdorur është BWRT, dhe nr i seancave 7.
Gjatë konsultimeve tona ajo më tregoi se gjatë rritjes nëna e saj gjithmonë e krahasonte me motrën e saj më të vogël, më të bukur e më të suksesshme. Sot Anna beson se nuk do ta duan asnjëherë mjaftueshëm sa e motra dhe se ajo është një zhgënjim për nënën e saj. Këto besime tregojnë se ajo është gjithmonë në kërkim të aprovimit të jashtëm si në punë edhe në shtëpi, por është një sjellje vetë-dëmtuese që e bëri të vinte në terapi.
Megjithatë Anna duket sikur funksionon mirë në sipërfaqe. Ajo luhatet mes ndjenjave të gëzimit pas një arritje në punë dhe një ndjenje papërshtatshmërie nëse ajo percepton se të tjerët mendojnë keq për të dhe pikërisht këto ndjenja e bëjnë Annën të ndihet e dëshpëruar, jo e lumtur dhe bosh. Për tu ndjerë më mirë ajo gjen komfort te ushqimi dhe alkooli. Ajo gjendet e mbërthyer në një rreth vicioz të një ankthi që përkeqësohet dhe konsumimit të alkoolit, si dhe urrejtja për veten rritet çdo ditë.
Ne e filluam terapinë duke u përballur me ataket e ankthit të cilat Anna i përjetonte pothuajse çdo ditë, para se të fillonim një program të përcaktuar qartë për të rritur vetëbesimin e saj dhe për të trajtuar depresionin. Gjatë rrugës një frikë nga vdekja doli në sipërfaqe, ajo vërejti se sjellja e saj do të thoshte se ajo kishte dëshirë të vdiste. Ne diskutuam mbi faktin se secili e jeton jetën vetëm dhe përfundon vetëm, ajo kuptoi se në të vërtetë kishte frikë si nga vdekja edhe nga jeta.
Ky zbulim i rikujtoi menjëherë se kur ishte fëmijë kishte dëgjuar të rriturit të flisnin për vdekjen. Ajo atëherë kuptoi se nëna e saj dikur do të vdiste dhe do ta linte vetëm, kjo gjë e frikësoi shumë. Tani ajo mund të lidhë konceptin e frikës me dashurinë e qëndrueshme dhe se nëna e saj do të jetë gjithmonë aty për të dhe ajo nuk duhet të shqetësohet më. Kur arritëm në fund të trajtimit, Anna raporton se ajo ka një kontroll më të mirë të ushqimit dhe alkoolit dhe nuk kërkon më miratimin dhe aprovimin e të tjerëve në punë dhe më e rëndësishmja ataket e ankthit janë zhdukur. Anna ndjeu se ajo hoqi një barrë të madhe nga vetja dhe vazhdoi udhëtimin e saj mes vetë pranimit dhe lumturisë.
Ku dhe si mund ta gjej një psikoterapist BWRT ?
Ju mund të kërkoni për terapistë pranë vendit tuaj të banimit, ose të keni një seancë në Skype. Mund të kërkoni në web-site zyrtar të BWRT (bwrt.org ose bbrs.org.uk ), ku janë të regjistruar të gjithë terapistët e licensuar të cilët punojnë në të gjithë botën, mjafton të shkruani në seksionin “Gjej një Terapist” –dhe të vendosni shtetin ku ju jetoni. Shpenzimet mund të jenë midis 45 dhe 100 euro dhe një seancë, shpesh është gjithçka që ju nevojitet. Për trauma më të rënda ose varësi, kjo terapi mund të kërkojë 3-10 seanca.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.