Ndodh që shpesh njerëzit, duke rendur pas punës, parasë, dëshirave të luksit apo ëndrrave me sy hapur, harrojnë të çmojnë gjërat që kanë vërtet më shumë vlerë në jetën e tyre, dhe për të cilët çdo ditë e më shumë po i japin më pak kohë dhe vëmendje. Të qëndrosh fizikisht me një person të dashur (familjar, mik, fëmijë) nuk ka të njëjtën vlerë sa realisht të jesh aty me të, ta dëgjosh, ta kuptosh, ta mbështesësh … etj.
Një nga ushtrimet që përdor gjatë seancave terapeutike është:
Përgjigju pyetjes: KUSH JAM UNË?
Duket pyetje e thjeshtë, por ka rezultuar si ushtrimi më i vështirë që realizohet gjatë një seance terapeutike.
Sa shpirtra të humbur në vrullin e botës, dhe sa pak kontakt me veten dhe me njerëzit më të dashur.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.