Disa “hendeqe” nga eksperienca ime në ofrimin e terapisë psikologjike, më intriguan në shkrimin e këtij artikulli. Para pak kohësh, në klinikën time paraqitet një vajzë 20-vjeçare (e sapofejuar) e shoqëruar nga nëna, babai dhe vjehrra. Vajza dukej e tronditur, duke pyetur: “Çfarë kam bërë që më sollët këtu ?”… Nuk më duhej shumë kohë për të kuptuar burimin e kësaj pyetjeje. Familjarët e saj këmbëngulnin që, vizitat te psikologu duhej të mbeteshin të fshehta për rrethin e tyre shoqëror, askush nuk duhej ta mësonte. Vajza duhej të përmirësohej sa më shpejt, pasi rrezikohej prishja e kësaj fejese, por ndërkohë, duhej mbetur tmerrësisht sekretet trajtimi i saj. Dhe si mund të arrish sukses në ofrimin e trajtimit terapeutik me një kliente, kur vetë familja e paraqet si “turp” apo si diçka që nuk duhej folur? Sigurisht, psikoedukimi i familjes dhe i vajzës bëri të mundur fillimin e një procesi të duhur të trajtimit.
Stigma që ekziston akoma fuqishëm mes shoqërisë tonë për të kërkuar ndihmë dhe trajtim psikologjik, bën të mundur mostrajtimin e këtyre personave në mënyrën e duhur, duke u rënduar edhe më shumë simptomat ose duke shfaqur sjellje dhe funksionim të pashëndetshëm për individin në përditshmërinë e tij.
Kur duhet të shkoni në terapi?
Duhet të shkoni në terapi, kur përjetoni dhimbje emocionale dhe vuajtje, ose pengesa të brendshme që ju pengojnë në funksionimin e përditshëm. Kur vuani nga: ankthi, ëndrrat e këqija, shpërthime të papritura zemërimi, shpërthime në të qarë, komplekse inferioriteti, depresioni dhe dëshpërimi, si dhe kur keni sjellje kompensuese si të ushqyerit, kryerjes së marrëdhënieve seksuale apo të bërit pazar, etj.
Nga koha në kohë, të gjithë mund t’i përjetojnë këto ndjenja, megjithatë, kur vuani nga treguesit më të rëndë të stresit që kanë të bëjnë me intensitetin e ndjenjave, frekuenca në të cilën ju i përjetoni ato, si dhe mënyra se si këto ndjenja ndërhyjnë në fusha të tjera të jetës tuaj, duhet ta konsideroni marrjen e ndihmës.
Kur keni të bëni me një krizë ose kur jeni duke luftuar me vështirësitë e hasura në të kaluarën, që vijnë në të ardhmen, si: sulmet, aksidentet e makinave, humbje e një miku të ngushtë apo të dashuri, si dhe përvojat më të zakonshme si ndarje, refuzim (shoqëror apo romantik), dështimi dhe përfundimi, apo pushime nga puna.
Kur përjetoni ndjenjat e paralizës në jetë, ndjenja sikur jeni të mbërthyer në një “fund”, pa aftësinë për të lëvizur përpara ose për të ndryshuar. Kjo përfshin vështirësi me marrëdhëniet ndërpersonale, me aspiratat e karrierës apo avancimet, si dhe një ndjenjë të përgjithshme të boshllëkut dhe mungesës së qëllimeve në jetë.
Shembuj
Duke përballuar ngjarje traumatike – aksidente, sulme, ngjarje terroriste, vdekja e një miku të ngushtë ose një të dashuri, etj.
Duke përballuar një krizë të jetës – tradhti, ndarje, divorc, pushim nga puna, papunësi, depresion postpartum, etj.
Përballja me ankthin dhe fobitë – frika nga situatat publike, ankthi i provimit, ankthi për performancën, frika nga qentë, fobia dentare, ëndrra të këqija të përsëritura, etj.
Ndryshimi i sjelljeve të përsëritura – vështirësi në marrëdhëniet intime, shpërthime zemërimi, përsëritja e vendimmarrjeve të gabuara, pavendosmëria, zvarritja, etj.
Eliminimi i pengesave të brendshme për të arritur më të mirën tuaj – për atletët në kërkim të rezultateve më të mira përpara një konkursi; për studentët para testeve të rëndësishme; për artistët para shfaqjeve dhe audicioneve; dhe për njerëzit e biznesit në kërkim të përmirësimit të aftësive të tyre për të bërë prezantime dhe negociata të suksesshme, dhe për të përmirësuar vetë vlerat e tyre para një kërkese për t’u rritur apo promovuar.
Mund të testoni veten duke ju përgjigjur pyetjeve të mëposhtme:
○ A keni përjetuar ndjenja negative për një periudhë të gjatë kohore si rezultat i një krize apo ngjarje, që nuk duket se do të përmirësohet vetë?
○ A mendoni se keni pengesa të brendshme që ju ndalojnë ose pengojnë për të avancuar dhe depërtuar, edhe pse në teori, ju e dini se çfarë duhet bërë?
○ A keni vënë re se ju shfaqni modele sjelljesh që ju pengojnë në jetën tuaj personale apo profesionale, vetëm se vetëdija nuk mund të ndalojë përsëritjen e tyre?
○ A keni ndjenja të pakëndshme, apo frikë dhe shqetësim që ju ndalojnë të flisni përpara një audience dhe bëjnë që të ndiheni të parehatshëm kur jeni në qendër të vëmendjes, dhe nuk ju lejojnë të avanconi në jetën tuaj personale apo profesionale?
○ A keni një sfidë që lidhet me sportin, një detyrë profesionale ose personale që ju pret, ndërkohë që ju keni nevojë për përforcim të veçantë për t’iu dhënë nxitjen që ju duhet për ta kryer atë detyrë?
○ Nëse jeni përgjigjur me PO qoftë edhe për një nga pyetjet e mësipërme, trajtimi psikologjik mund t’ju ndihmojë.
Si mund të ndihmojë terapia?
Ndihmon për të kuptuar veten dhe mjedisin tonë – shumë lloje të ndryshme të trajtimit janë ndërtuar mbi supozimin se kur një person është i vetëdijshëm për atë që e mundon, problemet e tij do të zgjidhen. Si rezultat, trajtimi përqendrohet vetëm në prodhimin e vetëdijes së proceseve të brendshme emocionale. Në fakt, kjo është shumë e papërshtatshme, pasi duhet të jetë një tjetër fazë përtej vetëdijes dhe do aftësinë për të ndryshuar.
Marrja e mjeteve të reja – për të fituar njohuri dhe të kuptuar, për përballimin dhe përpunimin emocional, dhe për inkurajimin për t’u përfshirë në përvoja të reja.
Ripërpunimin e kujtimeve dhe ngjarjeve negative nga e kaluara jonë – kanë përfunduar përpunimin e përvojave që vazhdojnë të ndikojnë negativisht te ne dhe na pengojnë për të ecur përpara.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.