Këshilla & Arsye

February 21, 2018 | 15:29

Nga Adelina Pjetra / Ndershmëria në marrëdhënien në çift. Sa e rëndësishme është?

Shumë njerëz flasin për rëndësinë e ndershmërisë në marrëdhëniet e tyre.

Por sa çifte vërtet e praktikojnë atë? Sa prej nesh janë vërtet të ndershëm me njëri-tjetrin?

Për disa njerëz, ndershmëria është vetëm një fjalë për të cilën ata thjesht paguajnë shërbimin. Dhe kështu ajo është një nga gjërat e para që humbasin në dritën e një krize në çift.

Adelina Pjetra , Psikologe Klinike dhe Psikoterapiste EMDR

Adelina Pjetra , Psikologe Klinike dhe Psikoterapiste EMDR

Por ndershmëria në një marrëdhënie është një vlerë shumë reale që ne duhet të bëjmë gjithçka që kemi në fuqinë tonë për ta mbajtur gjallë. Shëndeti dhe jetëgjatësia e marrëdhënies varet nga kjo.

Çfarë është dashuria pa besim?

Vlera e vërtetë dhe arsyeja për të qenë të sinqertë në një marrëdhënie është se ajo frymëzon besimin. Besim dhe sinqeritet. Nëse nuk kemi besim dhe sinqeritet në marrëdhëniet tona, të gjitha krisjet e vogla kthehen në humbje.

Pse?

Sepse nëse nuk mund t’i besojmë atyre që janë më të afërt me ne, nuk mund të mbështetemi tek ata në momente stresi ose në një krizë. Na lë ,më shumë të mbushur me dyshim se sa të mbushur me besim. Dhe gradualisht hyn në marrëdhënie derisa kjo e fundit të shkatërrohet. Ky nuk është aspak lloj i themelit mbi të cilin mund të ndërtojmë një marrëdhënie të qëndrueshme. Prandaj  PO, ndershmëria në një marrëdhënie është shumë e rëndësishme, sepse na jep sigurinë se ne mund të besojmë dhe të mbështetemi tek personi që e duam. Është ajo në të cilën bazohet vetë  dashuria. Pyesni çdo çift me një marrëdhënie të gjatë dhe të suksesshme se në çfarë e kanë bazuar suksesin e tyre dhe do të gjeni se në 9-të nga 10 prej tyre , përgjigja do të përfshijë disa aspekte të besimit dhe të ndershmërisë.

Si GËNJESHTRA i fton partnerët në çift, të sabotojnë marrëdhënien e tyre?

A keni dëgjuar shprehjen “Duhen dy për të kërcyer tango?”
Është e vërtetë në vallëzim – dhe në mënyrë surprizuese ,shpesh edhe në të gënjyerin.

Të gjithë jemi të njohur me dhimbjen e të qenit të gënjyer. Dhe ndoshta me fajësimin e gënjeshtarit që ka bërë “gjënë e gabuar”. Më pak prej nesh janë të vetëdijshëm se sa shpesh dikush prapa skenave po orkestron gënjeshtrat. E quaj këtë partner Gënjeshtari ftues .
Gënjeshtari ftues nuk është i/e gatshme të trajtojë të vërtetën. Kjo shpesh rrjedh nga rritja në një familje ku manipulimi, evazioni ose shmangia e konflikteve kanë qenë të zakonshme.

Mund të jetë e vështirë për ta diagnostikuar, sepse gënjeshtari ftues shpesh e paraqet veten si të padëmshëm, ose si një anëtar i kujdesshëm i duetit. Pyetjet e tyre, të ngjashme me bishtin e një akrepi helmues shfaqen si të pafajshme:

Si do ti kalosh pushimet?

Dëshiron që të vij me ty herën tjetër që do shkosh për vizitë tek prindërit e tu?

Të pëlqen se si dukem me këtë veshje të re?

Por ajo që fshihet nën sipërfaqen e shumë pyetjeve të zakonshme është shumë më e errët. Nënshkrimi i pashprehur është:

Dua të më tregosh se si ndihesh …por kujdes në qoftë se më thua diçka që unë nuk dua ta dëgjoj.

Unë dua të vërtetën … por n.q.s ma thua do të të bëj të vuash.

Si mund të jesh kaq i pandjeshëm … dhe të më japësh një mendim që është shumë e vështirë për mua ta dëgjoj.?

Nënteksti për pyetjet e mësipërme mund të duket kështu:

Si do ti kalosh pushimet? (Bën mirë që të jesh me mua).

Dëshiron që të vij me ty herën tjetër që do të shkosh për vizitë tek prindërit e tu? (Bën mirë të më përfshish dhe mua ose unë do të akuzoj se je më besnike ndaj tyre sesa ndaj meje).

Të pëlqen se si dukem me këtë veshje të re? (Bën mirë të thuash që dukem shkëlqyeshëm).

Për shkak se është kaq e vështirë për gënjeshtarin ftues që të tolerojë ose të përqafojë të vërtetën, ato pengojnë diferencimin dhe hakmarrjen duke qarë, duke ndërhyrë ose duke sulmuar. Më keq akoma, ata mund të bëhen një vrasës i karakterit, një fajtor ose një martir.

Këta partnerë bashkëveprojnë në një mënyrë që pengon diferencimin efektiv dhe e mban çiftin të mbërthyer në një luftë simbiotike. Kjo kërkesë për një pajtueshmëri simbiotike krijon zemërim, largësi dhe mbyllje. Ky model është vdekjeprurës për rritje dhe zhvillim të shëndetshëm për secilin partner ose për marrëdhënien. Dhe kur kjo sjellje zgjat për një kohë të gjatë, mund të evoluojë në një nga dinamikat më të zhurmshme dhe sfiduese me të cilat mund të ballafaqoheni: GËNJESHTARI FTUES i/e martuar me GËNJESHTARIN FAJTOR.

GËNJESHTARI FAJTOR gënjen, fshihet dhe mashtron gjatë një periudhe kohore. Pastaj, kur merren në pyetje, ata bëhen të paqartë dhe sfidojnë shëndetin mendor të GËNJESHTARIT FTUES. Ata do të thonë gjëra të tilla si: “Ti je i/e çmendur”.

“Je shumë xheloz. Ti po shpik-po sajon gjëra”. Pyetjet e dyshimta plotësohen me sulme agresive. Gënjeshtari ftues madje fillon të vendosë në dyshim gjendjen e vetes së tij në këtë realitet.

Për të qenë efektiv me këto raste përgjatë trajtimit terapeutik duhen sfida të forta për secilin partner. Ju do të insistoni në llogaridhënien individuale dhe do të lehtësoni diferencimin.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top