Në fokus

July 10, 2017 | 15:19

Nga Adelina Pjetra: Për çfarë bëhet fjalë kur themi “Traumë Psikologjike”?

Trauma

Janë bërë shumë përkufizime për Traumën Psikologjike gjatë rrjedhës së historisë, por çfarë kuptohet realisht me këtë term? Mund të na vijë në ndihmë vetë etiologjia e fjalës, që vjen nga greqishtja dhe që do të thotë “plagë”. Trauma psikologjike mund të përkufizohet si “plagë e shpirtit”, si diçka që thyen apo ndërhyn në mënyrën e zakonshme të të jetuarit dhe të të parit të botës dhe ka një ndikim negativ tek individi që e përjeton. 

Psikologe Klinike & Terapiste EMDR Koordinatore Shkencore, EMDR-Albania

Ekzistojnë forma të ndryshme të eksperiencave potencialisht  traumatike që një individ mund të hasë në jetë. Ekzistojnë ato që quhen “traumat e vogla” ose “t”, që janë ato përvoja subjektivisht shqetësuese që karakterizohen nga një perceptim i rrezikut jo veçanërisht intens. Mund të futen në këtë kategori ngjarje si , një poshtërim ose ndërveprime të papritura me persona të rëndësishëm gjatë fëmijërisë. Pranë këtyre traumave me etnicitet të vogël, grumbullohen traumat e mëdha “T”, që janë të gjitha ato ngjarje që mund të sjellin vdekjen ose kërcënojnë integritetin fizik të vetë individit ose të personave të tjerë të dashur. Në këtë kategori futen ngjarje me rëndësi të madhe si për shembull: fatkeqësi natyrore, abuzime, aksidente etj. Pavarësisht ngjarjeve që janë përshkruar më sipër, i referohen 2 tipologjive të traumave, të cilat janë shumë të ndryshme, kërkimet shkencore kanë paraqitur se: personat reagojnë nga pikëpamja emotive, duke shfaqur simptoma të njëjta. Jo të gjithë individët që përjetojnë një ngjarje traumatike reagojnë me të njëjtën mënyrë. Përgjigjet që shfaqen pas njërës nga këto ngjarje mund të jenë të shumta dhe të variojnë nga rikuperimi komplet dhe rikthimi në jetesën normale në një periudhë të shkurtër kohe, deri në reagimet më të rënda, ato që e pengojnë individin të vazhdojë të jetojë jetën e tij si më parë, para se të ndodhte ngjarja traumatike.

dhimbjeÇfarë ndodh pas një ngjarjeje traumatike?

Të kesh qenë viktimë e një ngjarjeje traumatike, sjell pasoja që mund të jenë të shfaqura jo vetëm në nivelin emotiv, por lënë shenjë edhe në trupin e atij që i ka mbijetuar një ngjarjeje të tillë. Kërkimet shkencore kanë treguar që individët që kanë përjetuar trauma të rëndësishme në kursin e jetës i sjellin këto shenja edhe në nivelin cerebral, duke shfaqur, p.sh, dëmtim të hipokamusit dhe të amigdalës. Këto gjetje të kryera vitet e fundit falë përdorimit të instrumenteve të hulumtimit shumë të sofistikuara, hedhin dritë mbi lidhjen e fortë trup-mendje. Personi që do të ketë një ndikim emotiv shumë të fortë, do ta ketë këtë impakt edhe në nivel fizik, prandaj, rezulton e qartë se, të ndërhysh drejtpërsëdrejti në përpunimin e këtyre ngjarjeve traumatike ka një efekt edhe neurobiologjik në trurin tonë.

Menjëherë pas përjetimit të një ngjarjeje traumatike, trupi dhe truri ynë i nënshtrohen një serie reaksionesh të stresit fiziologjik, të cilat në 70-80% të rasteve kanë tendencë për t’u zgjidhur natyralisht pa një ndërhyrje të specializuar. Kjo është për shkak se mekanizmi i lindur i përpunimit të informacionit në trurin e secilit prej nesh ka qenë në gjendje për të integruar informacion mbi atë ngjarje brenda rrjeteve të kujtesës së trurit tonë, duke e bërë atë të “tretet”, dhe duke u zhvendosur në mënyrë konstruktive dhe adaptive në aftësinë tonë për të rrëfyer incidentin.

Por çfarë ndodh kur kjo gjë nuk ndodh?

Disa njerëz vazhdojnë të vuajnë nga një ngjarje traumatike edhe nga një distancë e gjatë në kohë pas vetë ngjarjes. Shpesh ata raportojnë të përjetojnë të njëjtat ndjesi ankthi dhe të dështimi dhe  për këtë arsye nuk arrijnë të jetojnë një jetë të kënaqshme nga pikëpamja e punës dhe e marrëdhënieve. Në këto raste, pra, e kaluara është e pranishme. Ky grup i simptomave, të cilat mund të arrijnë të shfaqen deri në një çrregullim post-traumatik të stresit PTSD, është e karakterizuar pikërisht nga “ripërjetimi” vazhdimisht i ngjarjes traumatike, duke vazhduar të provojë të gjitha emocionet, ndjenjat dhe mendimet negative të përjetuara në atë kohë. Është pikërisht ky moment kur e kuptoni se reagimet janë të këtij lloji dhe se vuajtja është e rëndësishme, ju duhet të kërkoni ndihmë nga një specialist.

Këtu janë disa informacione të rëndësishme që duhen marrë parasysh kur keni të bëni  me njerëz të cilët kanë qenë të ekspozuar ndaj një ngjarjeje traumatike. Këto mund të jenë një ndihmë e madhe për të kuptuar se cilat janë përgjigjet tipike si rezultat i një ngjarjeje të kësaj shkalle dhe, kur është e nevojshme për të ndërhyrë me mbështetje të specializuara psikologjike.

rapePËR ÇFARË KEMI NEVOJË KUR PËRJETOJMË NJË EKSPERIENCË TRAUMATIKE?

  1. Të kemi një person për të biseduar në lidhje me mendimet dhe ndjenjat tona. Është e rëndësishme për t’u marrë parasysh fakti se ai/ajo ka nevojë për ndihmën e një personi të besuar për të përballuar atë moment.
  2. Mundohuni të ruani rutinën tuaj të përditshme, të tilla si kthimi për të punuar sa më shpejt të jetë e mundur, edhe në qoftë se kapaciteti juaj do të reduktohet për shkak se ju mund të lodheni lehtësisht.
  3. Të jeni i vetëdijshëm se, edhe pse reagimet dhe emocionet janë të larta, kjo është normale.
  4. T’i japësh kohën e nevojshme për të rifituar forcën.

Reagimet gjatë dhe pas incidentit, të cilat në fakt mbrojnë nga një avari psikologjike, janë:

  • Ndjesi jo reale  – Ndjesi  e të qenit brenda një filmi, skena zhvillohet në lëvizje të ngadaltë, shqisat janë bërë më akute për të bërë një vlerësim të shpejtë të rreziqeve të pranishme në atë situatë, individi është duke kërkuar rrugët e evakuimit apo zgjidhje të tjera. Menjëherë pas përvojës traumatike, realiteti i përditshëm rreth nesh mund të duket joreale ose e parëndësishme, sikur të ishim nën një kavanoz xhami, apo në mes të një makthi.
  • Reagimet fizike janë normale si, takikardia dhe të përzierë. Zakonisht ndjejnë të nxehtë apo të ftohtë, ose frikë e të qenit vetëm, kanë nevojë për afërsi, mbështetje dhe ndihmë konkrete.

Disa nga reagimet pas ngjarjes traumatike, të njëpasnjëshme:

  • Mendime intruzive  Vijnë mendime në mënyrë jo-vullnetare, kujtime dhe imazhe të asaj që ka ndodhur. Ato shfaqen sidomos në momentet e relaksimit, p.sh. para se të bie të flejë dhe është e shoqëruar nga një ndjenjë e lodhur.
  • Probleme të gjumit – Përgjithësisht gjumi është i lehtë, zgjim i shpeshtë nga gjumi, makthe ose ëndrra të lidhura me ngjarjen.
  • Lidhja me stimuj të tjerë Është e zakonshme që disa stimuj mjedisorë, njerëz ose situata kujtojnë ngjarjen në mënyrë të pavullnetshme . Kjo është për shkak të faktit se ngjarja lidhet me faktorë të tjerë që provokojnë ankth ose të mos ndjerit mirë. Natyrisht vetëm stimuli, në qoftë se nuk lidhet  me ngjarjen traumatike, nuk gjeneron ndonjë siklet apo shqetësim.
  • Vështirësi në përqendrim – përqendrimin i ulët në veprimtari të tilla si lexim, të shikojë një film, etj.
  • Reagime fizike – probleme me stomakun, ndjesi të vjellash/të përziera, lodhje.
  • Dëshpërimi  – Është e vështirë për të pranuar faktet aktuale dhe nuk arrin të mendojë për të ardhmen në mënyrë të përshtatshme.
  • Faji  – ka ndjesi faji për shembull të jesh i mbijetuar kur një person ka vdekur apo u plagos rëndë. Ka një tendencë për të fajësuar veten se nuk ka bërë mjaftueshëm. Është e zakonshme që të thotë: “Sikur unë të kisha …”.
  • Vulnerabiliteti  Frika nga e ardhmja, apo padurimi dhe acarimi me të tjerët, sidomos me anëtarët e familjes. Indiferenca ndaj gjërave që para aksidentit ishin shumë të rëndësishme për personin. Kjo nganjëherë krijon keqkuptime me të tjerët nga e cila lindin vështirësi të mëtejshme.
  • Domethënia/Kuptimi i Jetës  – Individët mendojnë vazhdimisht për atë që ka ndodhur në përpjekje për të kuptuar dhe për t’i dhënë një kuptim asaj që ndodhi. Janë shumë mendime të ngjashme (të përafërta) në lidhje me jetën dhe vdekjen dhe shkaqet që çuan në ngjarjen traumatike të përjetuar. E kupton që është jashtëzakonisht vulnerabël dhe shqetësohet në lidhje me mundësinë që ngjarja traumatike mund të përsëritet sërish.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top