Këshilla & Arsye

March 27, 2018 | 12:09

Nga Adelina Pjetra / “Të gjithë meshkujt janë tradhtarë”

 

 

Nëse e keni menduar ndonjëherë këtë, ose më keq, e keni thënë me zë të lartë, do doja t’i kushtoni vëmendje të veçantë këtij shkrimi. Do t’ju tregoj se pse ky lloj i të menduarit është i rrezikshëm dhe se si mund të nxisë realisht sjelljen ekzakte që po përpiqeni t’i shmangeni.

Adelina Pjetra Psikologe Klinike, Terapiste EMDR & BWRT

Adelina Pjetra
Psikologe Klinike, Terapiste EMDR & BWRT

Unë gjithashtu do t’ju tregoj një mënyrë të thjeshtë që të mund të inkurajoni mashkullin tuaj të jetë besnik, kështu që ju kurrë nuk ju duhet të shqetësoheni për tradhtinë përsëri. (Ju do të habiteni nga çfarë është ajo…)

Le të fillojmë duke shikuar faktet: Disa meshkuj tradhtojnë. Shumë meshkuj veprojnë në mënyrë të papërshtatshme ose flirtojnë kur ata supozohet që janë në një marrëdhënie të qëndrueshme. Është gjithashtu një fakt që ka shumë meshkuj që nuk tradhtojnë. Shumë shpesh, gratë i trajtojnë meshkujt që nuk tradhtojnë njësoj si ata që e bëjnë.

Nëse ju besoni se çdo mashkull është vetëm një tundim larg nga humbja e ekuilibrit, ndoshta ka një arsye të mirë për mentalitetin tuaj. Ju ose jeni tradhtuar në të kaluarën, ose njihni dikë që ka tradhtuar. Perspektiva juaj është e ngjyrosur nga përvojat që keni përjetuar.

Por a do të thonit edhe se “Çdo grua tradhton?”

Sigurisht që jo. Por megjithatë shumë gra tradhtojnë.

Tradhtia është diçka universale – nuk është diçka që është e limituar vetëm për meshkujt.

Çfarëdo që ne vëmë re, ne e përdorim si dëshmi për të mbështetur pikëpamjen tonë ndaj botës, por ndonjëherë këto mund të na çojë në besime që nuk janë 100% të përshtatshme.

Për shembull, le të themi se është një grua që është tradhtuar nga dy prej tre ish partnerëve të saj. Ajo ka shumë të ngjarë të ketë një pamje që të gjithë meshkujt  janë tradhtarë.

Por unë mund t’ju jap po aq  shumë dëshmi nga jeta juaj dhe e imja, ku meshkujt nuk  kanë tradhtuar, ku ata kanë qenë personi më mahnitës në një marrëdhënie, ose janë tradhtuar nga partnerja.

Ja cili është rreziku: Kur ju filloni një  marrëdhënie duke menduar se meshkujt janë mashtrues dhe tradhtarë, ju filloni të tërhiqni atë lloj sjelljeje sepse ju do të përfundoni duke kërkuar dëshmi se dikush po mashtron.

Problemi më i keq nuk është se ju do të arrini të gjeni një mashtrues; por që, sapo të etiketoni një mashkull besnik si mashtrues, ai fillon të mendojë për veten po në këtë mënyrë.

Për shembull, imagjinoni sikur po kontrolloni  nëpër telefonin e një mashkulli  në kërkim të provave që ai ju ka tradhtuar. Kur ai zbulon se ju po kontrollonit  telefonin e tij, ai do të ndjehet i pashpresë. Ai do të mendojë, “Asgjë që bëj nuk do t’i provojë kësaj gruaje që unë nuk jam mashtrues. Nuk ka rëndësi se çfarë bëj unë; ajo përsëri nuk do të më besojë”.

Njerëzit në përgjithësi ndjekin etiketimet që ne u japim, si ato që janë negative ose pozitive. Çfarë është diçka pozitive që njerëzit kanë thënë për ty? Kur njerëzit ju thonë se keni humor, a nuk doni të gjeni më shumë mënyra për t’u argëtuar dhe për t’i bërë njerëzit të qeshin?Sigurisht që e bën. Kur dikush ju jep një etiketë pozitive, ju filloni të vlerësoni veten nga kjo karakteristikë. Identitetet punojnë pikërisht kështu.

Le të themi që e emërtoni një mashkull si “besnik”. Ju i thoni atij, “A e di se çfarë vlerësoj realisht tek ti? Ti je një person shumë besnik dhe unë vërtet e vlerësoj këtë sepse është një cilësi e rrallë tek njerëzit”. Tani ai do të ndihet se dëshiron të jetë besnik, sepse ky lloj vlerësimi është një forcë shumë e fuqishme.

Por nëse e shikoni këtë në të kundërt – nëse fillon të mendosh për dikë si mashtrues – atëherë ata do të ndjejnë më shumë presion për të qenë kjo gjë. Ata do të vazhdojnë duke menduar dhe vepruar, “Mirë, ajo kurrë nuk do të mendojë se unë jam besnik, ajo tashmë më ka identifikuar si një mashtrues, kështu për çfarë ja vlen madje edhe thjesht të përpiqem për të treguar besnikërinë? Asnjë prej tyre nuk do të funksionojë“.

Gjëja kryesore që po përpiqem të evidentoj këtu është, kur je me një mashkull tjetër në jetën tënde, pranoni që nuk do të jeni në gjendje të kontrolloni gjithçka. Kontrolli i telefonit të tij ose thjesht duke u bërë xheloze nuk do të ndalojë një tradhtar nga të tradhtuarit, sepse kjo është ajo që është ai në të vërtetë.

Thuaji vetes, “Kjo është jashtë kontrollit tim, nuk mund ta ndryshoj këtë. Nëse ai vendos ta bëjë këtë, ai do ta bëjë. Unë duhet ta lë të shkojë këtë pjesë”.

Ja se çfarë mund të bëni: Ju mund të influenconi dikë nga identiteti që ju i jepni që nga fillimi.

Nëse gjeni dikë që ju e besoni dhe u tregoni atyre se ju e doni atë për atë që është, atëherë ju do të filloni ta inkurajoni këtë person që të jetë më shumë nga ajo që dëshironi në vend të asaj që ju nuk e dëshironi.

A ka kuptim kjo?

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top