Këshilla & Arsye

February 27, 2018 | 9:39

Nga Adelina Pjetra: Ti je i përgjegjshëm vetëm për lumturinë tënde!

Ndaloni së përpjekuri për të kënaqur çdo njeri. Mbajeni këtë mirë mend në kokën tuaj! Ju nuk jeni përgjegjës për lumturinë e njerëzve të tjerë.

Adelina Pjetra , Psikologe Klinike dhe Psikoterapiste EMDR

Adelina Pjetra , Psikologe Klinike dhe Psikoterapiste EMDR

Është ekskluzivisht përgjegjësi e njerëzve të tjerë që të kënaqin vetveten. Bëhuni autentik dhe kënaqni veten, gjë e cila është perfekte për të hequr nga rrethi yt edhe njerëz të cilët është e nevojshme të largohen, dhe të mbani afër njerëz të cilët duhet të jenë në jetën tuaj.
Ne sigurisht nuk na e kanë mësuar këtë kur ishim fëmijë, apo jo?
Kur fëmijët mësohen të bëhen “të mirë” dhe të bëjnë të lumtur gjithkënd rreth tyre, u mësohet që ata kanë një detyrim gati të pamundur i të qenit përgjegjës për lumturinë e të tjerëve.

I mëson atyre, që lumturia e të tjerëve vjen para lumturisë së tyre, dhe ato e fitojnë këtë koncept në një paketë mbytëse që quhet “të mos bëhesh egoist”.
Dhe çfarë merr ti nga kjo e ashtuquajtur “të mos bëhem egoist”? Pranim, por fatkeqësisht, një pranim fals i të paraqiturit të një personi që në realitet nuk jeni, gjë e cila shpesh çon në të mos mësuarit kurrë të pranimit të vetes.

Nuk e kam thënë unë këtë, por me siguri e keni dëgjuar të gjithë, “të paktën për veten tënde të jetë e vërtetë”.

Bëhuni egoist dhe ndaloni së shqetësuari lumturinë e të tjerëve. Ti je i përgjegjshëm vetëm për lumturinë tënde. Kujdesuni për veten. Nëse ju përpiqeni të bëni çdo njeri të lumtur, të gjithë do të jenë të lumtur, përveç jush.
Kurrë nuk do t’i bëni njerëzit me të lumtur se sa kur të jeni i lumtur ju vetë.
Dhe gjithçka fillon me një vetëpranim të thjeshtë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top