Shumë njerëz ndjejnë turp për mendimet e tyre për vetëvrasje. Ky turp mund të jetë për një numër të ndryshëm arsyesh, shpesh edhe kontradiktore: mendimi për vetëvrasjen, të jesh i pamundur të ndalosh së menduari për vetëvrasjen, mos veprimi në mendime vetëvrasëse, veprimi në mendime vetëvrasëse, dhe kështu me radhë.
Turpi veçanërisht, mund të ndiqet nga një tentativë për vetëvrasje. Një studim zbuloi se shumica e njerëzve të intervistuar, ndjenin turp që lidhej me tentativën e tyre, se sa për atë që nuk po jetonin sipas pritshmërive të të tjerëve, ose dhimbje që kishin mbijetuar.
Turpi dhe vetëvrasja: Shkak apo Pasojë?
Ashtu si mendimet vetëvrasëse mund të çojnë në turp, turpi mund të çojë në mendime vetëvrasëse. Është një cikël i pamëshirshëm i dhimbjes: njëri krijon tjetrin.
“Mendimi i vetëvrasjes do të thotë se unë jam i dobët,” më kanë referuar klientët .
“Unë jam një humbës, një dështim”.
“Unë duhet të jem në gjendje ta përballoj”.
“Unë jam një njeri i keq”.
Të humbur në të gjithë vetëdënimin, është kuptimi dhe pranimi i mendimeve vetëvrasëse si simptomë. Mendimet vetëvrasëse mund të jenë një simptomë e një sëmundjeje mendore, siç është depresioni ose çrregullimi bipolar. Ose ju nuk mund të keni një sëmundje mendore. Mendimet vetëvrasëse gjithashtu mund të shërbejnë si simptomë e stresit ekstrem, emocioneve dërrmuese dhe të dhimbshme, një ndjenjë e dëshpërimit dhe mungesës së shpresës, ose ndonjë situate tjetër që personi përjeton si të padurueshme.
Mendimet vetëvrasëse nuk janë ai/ajo që ju jeni. Ato nuk ju përcaktojnë. Në vend të kësaj, pranoni që ato po ju ndodhin ju.
E njëjta gjë vlen edhe për gjendjet dhe situatat që mund të çojnë në vetëvrasje: depresioni, ankthi, trauma, skizofrenia, varësia dhe çështje të tjera të shëndetit mendor. Këto gjendje nuk e prekin veten tuaj më të thellë, të vërtetën, atë që disa mund t’i referohen si shpirti yt ose thelbi yt.
Kushërinjtë e ngushtë: Turpi dhe Stigma
Është e vështirë të flitet për turpin rreth vetëvrasjes pa folur edhe për stigmën. Turpi vjen nga brenda personit. Është një emocion, një ndjenjë e brendshme, e turpshme. Stigma, në anën tjetër, vjen nga jashtë personit. Është një “shenjë” e turpshme. Stigma vjen nga mesazhet që shoqëria na dërgon, mesazhe që aty është diçka thellësisht e keqe rreth njerëzve nëse ata kanë gjendje ose cilësi specifike.
Ka tmerrësisht shumë stigma kundrejt njerëzve që mendojnë rreth vetëvrasjes, që e tentojnë atë ose vdesin nga vetëvrasja. Shumë filma, llogari mediatike, madje edhe komentet e zakonshme në internet i portetrizojnë individët vetëvrasës si: frikacakë, të dobët, egoistë, me defekte, e kështu me radhë. Kjo stigmë lënduese dhe dëmtuese injoron fakte rreth biologjisë, në veçanti të neurobiologjisë, sëmundjeve, dhe funksionimit të trurit.
Dhe më e rëndësishmja, stigma ushqen turpin. Stigma përforcon tek individi vetëvrasës idenë se diçka është keq rreth tij ose asaj. Dhe stigma shkakton atë që shumë njerëz mos të kërkojnë ndihmë. Ata thjesht janë shumë të frikësuar, shumë në siklet dhe shumë në turp.
Çfarë të bëjmë?
Në vend që mendimet vetëvrasëse të shikohen si dobësi e karakterit, është më ndihmuese të shihet për kuptimin e nënkuptuar të tyre. Çfarë po ju thonë mendimet vetëvrasëse për ju që keni nevojë?
Nëse po mendoni për vdekjen, mund të nënkuptojë që ju keni nevojë të shkëputeni nga një marrëdhënie toksike, ose të braktisni punën në të cilën jeni, ose të mësoni mënyra të reja se si të përballoni, apo të bëni një pafundësi gjërash që mund t’ju lejojnë të përjetoni më pak dhimbje pa e vrarë veten.
Mendimet tuaja vetëvrasëse gjithashtu mund të jenë një sinjal që ju keni nevojë për një ndryshim në mjekim, terapi, ose më tepër lidhje dhe marrëdhënie me të tjerët.
Turpi në vetvete po ju thotë gjithashtu diçka. Po ju thotë që ju mund të keni një lëndim, një plagë thellë brenda jush që ka nevojë për shërim. Ju ndoshta mund të identifikoni këtë lëndim si vetë ju, vetja juaj e vërtetë, dhe jo si një copëz nga e kaluara juaj.
Psikoterapia mund të ndihmojë. Ashtu si mund të ndihmojnë edhe shumë gjëra të tjera. Praktikimi i meditimit “mindfulness” i ndihmon njerëzit të vënë re se mendimet dhe ndjenjat e tyre nuk përbëjnë esencën e tyre. Praktikimi i dhembshurisë drejt vetvetes gjithashtu mund të ndihmojë një person të distancojë/ndajë veten nga problemet ose simptomat e tij.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.