Këshilla & Arsye

April 2, 2018 | 11:47

Nga Afërdita Bano: Fabula e elefantit të magjepsur… Mos rresht kurrë së provuari!

A jeni ndjerë ndonjëherë si të zënë në kurth në një situatë kur ju është dashur të reagoni, por thjesht nuk keni mundur pasi në eksperiencat tuaja të hershme keni dështuar? Kjo ndjesi shpjegohet qartë në fabulën Jorge Bucay “Elefanti i magjepsur”.

Afërdita Kulla Bano, Msc. Psikologe Këshillimi

Afërdita Kulla Bano, Msc. Psikologe Këshillimi

Fabula flet për një fëmijë, i cili kur ishte i vogël e adhuronte cirkun, e tërhiqte në mënyrë të veçantë një elefant, e si mësoi më vonë, elefanti  ishte kafsha e preferuar e shumë fëmijëve të tjerë.

Gjatë spektaklit, elefanti ngrinte pesha me të vërtetë të rënda jashtë çdo mundësie, por pas numrit të tij dhe vetëm pak momente para se të futej në skenë, elefanti qëndronte gjithmonë i lidhur pas një shtylle druri me një zinxhir të trashë të lidhur pas këmbe. E të mendosh që kjo shtyllë druri ishte tepër e hollë dhe e ngulur veç pak centimetra nën tokë. Edhe pse zinxhiri ishte i trashë, dukej qartë që një kafshë e tillë mund të çlirohej lehtësisht prej tij.

dita

Çfarë e mbante të lidhur?
Fëmija pyeste përreth të gjithë njerëzit që takonte për të zgjidhur enigmën e elefantit; dikush i thoshte se ai ishte i zbutur e i mësuar. Atëherë pyeste veten: Nëse është i mësuar, përse e lidhin? Nuk mbante mend të kish marrë asnjë përgjigje koherente.
Me kalimin e kohës, djali e harroi misterin e elefantit dhe shtyllës së drurit. Por për fat, zbuloi vetëm para pak kohësh se dikush e kish zbuluar përgjigjen e enigmës: Elefanti nuk largohej, sepse ai ishte lidhur në atë shtyllë që kur kishte qenë shumë, por shumë i vogël.
Për një çast, djali mbylli sytë dhe përfytyroi elefantin e vogël të sapolindur e të pambrojtur, të lidhur pas shtyllës, i cili provonte të shtynte me forcë e të sfilitej deri në djersitje për t’u çliruar nga zinxhiri. Pavarësisht përpjekjeve, ajo shtyllë ishte tepër për të dhe kështu pas shumë tentativash ai iu dorëzua impotencës së tij.
Tashmë elefanti i fortë nuk çlirohet nga zinxhirët, sepse mendon se nuk mundet. Në kujtimet e tij është ngulitur eksperienca e impotencës dhe ai nuk e ka provuar më kurrë, nuk e ka provuar më kurrë forcën e tij. Kurrë më!

A nuk jetojmë edhe ne ndonjëherë si elefanti, duke menduar se nuk mundemi të realizojmë edhe gjëra në dukje të thjeshta vetëm sepse dikur, kohë më parë kemi provuar por kemi dështuar, e kështu na është rrënjosur se, “nuk mundëm, nuk mundemi e nuk do të mundemi kurrë”!

E vetmja mënyrë për të kuptuar nëse mundesh është të provosh përsëri…përsëri… e përsëri

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top