Këshilla & Arsye

October 14, 2019 | 11:07

Nga Albina Hyseni: Dështimet shpesh nxisin guximin, por besimi është çelësi!

 

Vetëanalizimi i tepruar bën të mendojnë një pjesë e mirë e njerëzve problemet e tyre thellë e më thellë. Si rezultat, ai fillon të rrënjoset në mendjen e tyre, duke i bërë të ndihen të trishtuar, gjë që mund të çojë në depresion. Andaj kjo definitivisht nuk do t’ju sjellë më afër suksesit, por anasjelltas.

Albina Hyseni, studiuese e Administrates Publike, Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Studimeve Evropiane.

Albina Hyseni, studiuese e Administrates Publike, Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Studimeve Evropiane.

Thuaj PO për një vetëanalizë të shëndoshë dhe vetëreflektuese. Këto ndihmojnë të dilni nga apatia dhe kështu vlerësoni mundësitë reale. Dështimet e mëparshme, ku secili prej nesh ka hasur në to edhe atëherë kur jemi përpjekur për të mirën, por prapë rezultati i thjeshtë nuk ndodh. Në këtë rast ekzistojnë dy opsione: të bini në depresion dhe të ndjeheni keq për veten tuaj ose të analizoni situatën, të kuptoni gjërat që po bëjni gabim duke e provuar edhe një herë.

Por duhet të theksuar se dështimet shpesh nxisin guximin, nxitin kreativitetin dhe gjithashtu kërkojnë motivimin, vetëm pse çdo herë pa e humbur entuziazmin. Them kështu sepse gjendja e motivimit për të besuar në veten tuaj është çdo herë aty ku duhet.

Dështimi tregon se cilat janë pikat e forta dhe të dobëta tuajat, duke ju motivuar që t’i korrigjoni ato, pavarësisht se çfarë profesioni keni, ku jetoni apo si veproni.

1

Ballafaqimi me frikën

Ndonjëherë kemi frikë të ndjekim diçka që dimë e që do të na bënte të lumtur. Mundësitë mund të na shohin në fytyrë, por ne ndalemi (ngrihemi) sepse nuk kemi besim të mjaftueshëm. Mos lejo që frika t’ju ndalojë të përjetoni gjëra të mahnitshme. Thjesht hidhuni në jetën që keni dashur gjithnjë.

Fillimi i vlerësimit të fokusit tuaj mendor

Para se të filloni të punoni drejt përmirësimit të përqendrimit tuaj mendor, mund të filloni me atë se sa i fortë është fokusi juaj mendor në momentin aktual. Përqendrimi juaj është i mirë nëse: e keni të lehtë të qëndroni vigjilent, duke vendosur qëllimet dhe duke i ndarë detyrat në pjesë më të vogla, duke bërë çdo herë një pushim të shkurtër pastaj të ktheheni në punë.

Jetoni momentin

Ky nocion i të qenit i pranishëm është gjithashtu thelbësor për të rikuperuar fokusin tuaj mendor. E gjitha kjo që u cek në mënyr ëtë përgjithshme, si përfundim dhe më kryesorja në thelb është ajo se besimi është çelësi. Puna juaj tregon suksesin ngase njerëzit lehtë mund ta dallojnë “Punën e mirë” nga “Punën e keqe” andaj nëse ekziston dikush që përpiqet t’ju sjellë poshtë, ju vetëm buzëqeshni dhe përfundoni detyrën tuaj.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top