Mirëqenie

September 19, 2019 | 8:05

Nga Albina Hyseni: Gjërat e vogla krijojnë gjëra të mëdha

 

Shfrytëzojeni dhe shijojeni secilin moment që ua sjell jeta. Nesër ajo mbetet vetëm një kujtim për ju, dhe nëse njeriu kupton vlerën e gjërave edhe më të vogla, qoftë edhe një kafe, do ju bëjë të ndiheni më mirë, duke mos e mbytur veten në negativitetet jetësore.

Albina Hyseni, studiuese e Administrates Publike, Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Studimeve Evropiane.

Albina Hyseni, studiuese e Administrates Publike, Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Studimeve Evropiane.

Normalisht që, një krijesë njerëzore nuk mjaftohet vetëm me ketë, por asnjëherë nuk mund të dish (apo ta kuptosh) vlerën e gjërave më të mëdha, pa kuptuar ato më të thjeshtat, pavarësisht kush jeni apo çfarë bëni në jetët e juaja, dhe sigurisht kjo i ndodh çdokujt.

Them kështu sepse ka gjithmonë diçka të bukur në çdo ditë të re, mjafton vetëm ta shohësh me sytë e shpirtit dhe një logjikë të thjeshtë.

E gjitha kjo fillon kur kuptojmë që e ardhmja i takon vetëm atyre që harrojnë urrejtjen dhe mbjellin dashuri. Në të kundërtën ndodh shqetësimi emocional, i cili pa dyshim është shkatërrues në çdo aspekt, dhe po ashtu dhimbjet fizike, andaj të çlirosh mendimet jo të mira, ato fillojnë gradualisht të kalojnë.

E vetmja gjë që bëjnë këto mendime është shtimi i vuajtjeve të ndryshme, të panevojshme, dhe shqetësime më të mëdha fizike. Vështirësitë fizike janë normale, por jo kur fillojnë të bëhen të shpeshta, dhe më keq se që është në të vërtetë. Pra shumica e vuajtjwve psikike, shpirtërore, fizike, vijnë nga ajo që i shkakton së pari vetes pastaj nga faktorët e ndryshëm, të tjerët.

Si përfundim: trupi është vazhdimisht në një gjendje tranzicioni emocional, dhe lehtësisht rrezikon anën mentale dhe fizike, prandaj nëse do të mund t’i injorosh në veçanti ato mendime dhe emocione që ia shkakton vetvetes, atëherë dhimbja do të zhduket shumë shpejt.

1Jetoni momentin

Ky nocion i të qenit i pranishëm, është thelbësor për të rikuperuar fokusin tuaj mendor. Mund të zgjasë ca kohë, por të punosh për t’i mësuar vërtet në moment (të duhur). Gjithashtu, vlen të theksohet se njeriu nuk mund ta ndryshojë të kaluarën dhe gjithashtu e ardhmja nuk ka ardhur ende, por ajo që bëni sot në të mund të ju ndihmojë të shmangni përsëritjen e gabimeve të së kaluarës dhe të hapni një rrugë për një të ardhme të suksesshme në çdo sferë të jetës.

Përdorni fjalë qetësuese ndaj vetes çdo herë që ndjeni një ankth, futni mendime dhe fjalë qetësuese në vetëdijen tuaj. Fjalët mbartin shumë kuptim dhe fuqi, prandaj përdorini ato në avantazh sa herë që ndiheni të stresuar.

Nga e gjithë kjo na lë të kuptojmë se gjithçka që duhet është gatishmëria për të filluar dhe vlerësuar aq sa duhet për mirë për gjithsecilin. Duke filluar të bëni ndryshime të vogla që sot, që ju lejojnë të shqetësoheni më pak për të ardhmen, në mënyrë që të jetoni plotësisht në të tashmen dhe logjikisht në këtë mënyrë kjo do ju bëjë më të lumtur dhe me më pak stres për një jetë më të shëndetshme në shumë aspekte si në ditët, javët, muajt dhe të gjitha stinët e vitit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top