Mirëqenie

January 7, 2020 | 8:04

Nga Albina Hyseni: Mendimet tuaja reagojnë në veprat tuaja, lumturia është brenda nesh!

 

Jeta e përditshme mund të bëhet e lumtur. Është çështje zgjedhjeje. Është sjellja jonë që na bën të ndjehemi të lumtur ose të palumtur. Është e vërtetë, i hasim të gjitha llojet e situatave gjatë ditës dhe disa prej tyre mund të mos jenë të çmuara për lumturinë tonë. Mund të zgjedhim të vazhdojmë të mendojmë për ngjarjet e palumtura dhe mund të zgjedhim të refuzojmë të mendojmë për to apo më mirë: të shijojmë momentet e lumtura.

Albina Hyseni, Studiuar për administratën publike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe studimet Evropiane. Njohuri të gjera psikologjike, teknike farmaceutike

Të gjithë në mënyrë konstante kalojmë situata dhe rrethana të ndryshme, por nuk duhet t’i lejojmë të ndikojnë në reagime dhe ndjenjat tona. Nëse i lejojmë ngjarjet e jashtme të ndikojnë në humorin tonë, bëhemi skllevërit e tyre dhe humbasim lirinë tonë.

Ne lejojmë që lumturia jonë të përcaktohet nga forca të jashtme. Në anën tjetër, mund ta çlirojmë veten nga këto ndikime të jashtme. Mund të zgjedhim të jemi të lumtur dhe mund të bëjmë shumë për të shtuar lumturinë në jetët tona.

Duket se lumturia është rezultat i ngjarjeve pozitive, por aktualisht ajo vjen nga brendësia. Për shumicën e njerëzve, lumturia duket e shkurtër dhe e përkohshme, sepse lejojnë që rrethanat e jashtme ta dëmtojnë atë. Një nga mënyrat më të mira për ta mbajtur lumturinë, është përforcimi i paqes së brendshme nëpërmjet meditimit të përditshëm. Ndërkohë që mendja qetësohet, bëhet më e lehtë zgjedhja e zakonit të lumturisë.

Përpiqu të ndryshosh mënyrën se si i shikon gjërat. Gjithmonë shiko anën e shndritshme! Mendja mund të të tërheqë ty të mendosh rreth negativitetit dhe vështirësive. Mos e lejo atë, shikoji anën e mirë dhe pozitive çdo situate!

Lumturia është brenda nesh

Ka një lidhje mes këtyre dy ndjenjave dhe disa herë njëra shkakton tjetrën, por ato nuk janë e njëjta gjë. Kënaqësia është më e varur te pesë ndjesitë, ndërkohë që lumturia është e pavarur prej tyre. Kënaqësia është një ndjenjë e këndshme që vjen nga ngrënia e ushqimeve të mira, shikimi i një filmi të bukur, të ndjerit të ngrohtësisë përkëdhelëse të rrezeve të diellit në një ditë dimri, të kënaqurit në një mbrëmje…

Kënaqësia ka të bëjë me shijimin përmes pesë ndjesive dhe varet nga rrethanat, objektet dhe njerëzit. Kur je i lumtur, ngjarjet e vogla të pakëndshme nuk të shqetësojnë. Kur je i palumtur, ndjen sikur çdo gjë është kundër teje. Nëse i analizon qëllimet e tua, të mëdha apo të vogla, do të zbulosh menjëherë se çfarë vërtet dëshiron, janë: Lumturia dhe Siguria. Çdo gjë që bën është e motivuar nga dëshira për të arritur lumturinë dhe sigurinë, qofshin këto para, një televizor, një shtëpi, një makinë, një punë e re, dashuria ose humbja e peshës. Ju dëshironi këtë dhe atë sepse besoni se arritja e tyre do të sjellë lumturi, siguri dhe si rezultat edhe cclirim nga stresi, ankthet dhe frika.

Shpesh njerëzit i kushtojnë shumë kohë dhe përpjekje arritjes së diçkaje që në fund nuk u sjell atyre lumturinë dhe sigurinë të cilën ato kanë pritur. Zhvillimi i përqendrimit dhe përfshirja në meditim, janë mënyrat kryesore drejt këtij qëllimi. Kur arrihet aftësia për të pasur një mendje të qetë në të gjitha rrethanat, atëherë shijohet lumturia e pandryshueshme, pavarësisht çfarë po bën. Kjo është pothuajse e arritshme, por për të arritur këtë paqe dhe lumturi, duhet të punosh në drejtim të saj. Duke bërë hapin e parë, lumturia do fillojë të mbushë jetën tënde.

Fuqia e përqendrimit

Kjo fuqi mund të përshkruhet si një vëmendje e fokusuar. Ajo është aftësia për ta drejtuar vëmendjen tek një mendim apo subjekt i vetëm, duke përjashtuar çdo gjë tjetër. Kur mendja jonë është e fokusuar, energjitë nuk janë të shpërndara në veprimtari, ndodhi ose mendime të kota. Kjo është arsyeja pse zhvillimi i përqendrimit është thelbësor për dikë, i cili aspiron të kontrollojë jetën e tij. Kjo aftësi është thelbësore për çdo lloj suksesi. Pa atë, përpjekjet tona shpërndahen, por me të mund të përmbushim gjëra të mëdha. Përqendrimi ka shumë përdorime dhe përfitime. Ai ndihmon në të mësuarit dhe të kuptuarit shpejt, përmirëson kujtesën dhe ndihmon në fokusimin tek ndonjë detyrë, veprimtari ose qëllim dhe t’i arrish ato më lehtë dhe në mënyrë më të efektshme. Gjithashtu kërkohet për zhvillimin e fuqive fizike dhe është një mjet i fuqishëm për përdorimin efikas të përfytyrimit krijues. Kur kjo aftësi zhvillohet, mendja bindet më lehtë dhe nuk përfshihet në shqetësime negative ose të kota. Njeriu fiton kështu kontrollin e mendjes dhe përjeton paqen e vërtetë të mendjes.

Vetëpërmirësimi dhe vetërritja

Në ditët e sotme termat vetëpërmirësim, vetërritje, vetëndihmesë janë bërë popullore. Gjejmë shumë libra rreth këtyre subjekteve dhe shumë faqe interneti gjithashtu. Duket se njerëzit po kthehen brenda për të gjetur zgjidhjen e problemeve të tyre. Ata kërkojnë njohuri, teknika, literaturë dhe mësues, të cilët mund t’ju tregojnë atyre mënyrën e duhur. Njerëzit fillojnë të kuptojnë se vetëpërmirësimi dhe vetërritja mund të përmirësojnë cilësinë e jetës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top