Pika referimi

November 20, 2019 | 9:10

Nga Albina Hyseni: Ngrohja globale dhe ndryshimi klimatik, si mund të kontribuojmë për ta ndalur dukurinë?

Një nga problemet më të mëdha me të cilin po ballafaqohet bota sot është ndryshimi klimatik, një dukuri e cila shpesh po kalon pa vënë re nga konfliktet dhe krizat politike në botë. Vëmendja tërhiqet vetëm atëherë kur dëgojmë lajme për uraganë dhe vërshime, të cilat shpesh marrin edhe jetë njerëzish. Çdo ditë e më tepër jemi dëshmitarë të ndryshimeve drastike të motit, të cilat e prekin në masë të madhe shëndetin tonë.

Albina Hyseni, Studiuar për administratën publike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe studimet Evropiane. Njohuri të gjera psikologjike, teknike farmaceutike

Albina Hyseni, Studiuar për administratën publike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe studimet Evropiane. Njohuri të gjera psikologjike, teknike farmaceutike

Ngrohja globale që shkaktohet nga ndryshimet klimatike sjell një rritje të valëve të nxehtësisë dhe ne e dimë se çfarë do të thotë kjo për njerëzit me sëmundje të zemrës, me astmë apo sëmundje të tjera.

Pak dihet ose pranohet se aktiviteti njerëzor ka një rol të madh në shkaktimin e këtyre fatkeqësive, së pari me prodhimin e dioksid karbonit dhe efektit serë, që kanë ndikim në ngrohjen e atmosferës. Efekti më i dukshëm i kësaj dukurie është rritja e nivelit të detit, që rezulton me përmbytje në zonat e ulta bregdetare dhe si e tillë mund të jetë një kërcënim i vërtetë për shumë vende.

Shkëncëtarët paralajmërojnë për më shumë stuhi të forta dhe thatësira të shpeshta në tërë planetin. Këto gjëra mund të sjellin vetëm uri. Dhe kudo ku ka uri, ka edhe konflikt. Dhe ky është konflikti më i keq. Dhe kështu bota bëhet më pak e sigurtë dhe e qëndrueshme, dhe gjithnjë e më e dhunshme. Por çfarë mund të bëjmë ne që t’i reduktojmë rreziqet e tilla dhe të gjejmë një zgjidhje afatgjatë? Zëvendësimi i naftës, thëngjillit dhe gazit me energji të ripërtëritshme, mbjellja e drurëve dhe riciklimi i më shumë produkteve mund të përmirësojnë dukshëm situatën.

2

Çfarë mund të bëjnë qytetarët për ta ndalur ndryshimin klimatik?

Përgjigja ime do të ishte: SHUMË. Shfrytëzimi i transportit publik në vend të veturave private, përdorimi i qeseve më të qëndrueshme në vend të atyre plastike, përdorimi i klimës vetëm në rastet kur absolutisht është e nevojshme janë vetëm disa nga gjërat të cilat mund të kontribuojnë ndjeshëm për ta ndalur dukurinë. Kjo është diçka që të gjithë ne mund ta bëjmë.

Ndryshimi klimatik është një problem global dhe Kosova nuk është imune ndaj rrezikut dhe kërcënimit të vijnë nga kjo dukuri. Përveç këtij problemi, ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për sfidat e ambientit me të cilat ballafaqohet Kosova. Gjatë gjithë dimrit kemi marrë raporte të cilat kanë treguar një nivel alarmues të ndotjes së ajrit, i cili në shumicën e ditëve është cilësuar si i rrezikshëm. Ka qenë thjeshtë e pamundur të mos shqetësohemi dhe të frikësohemi për shëndetin tonë. Dhe pastaj kemi problemin e menaxhimit të mbeturinave, i cili ka mundësi të jetë më i keqi në rajon dhe si i tillë është larg plotësimit të standardeve të BE-së në këtë fushë.

Nuk na duhen argumente të forta për këtë, sepse mjafton që të hedhim shikimin përreth dhe të shohim hedhjen e mbeturinave dhe një numër të hedhjeve ilegale përgjatë rrugëve dhe në lumenj. Ne të gjithë kemi përgjegjësi që shkojnë përtej oborreve tona, që do të thotë se duhet të kemi rrugë dhe hapësira publike të pastra njësoj siç i kemi shtëpitë tona. Nuk ka dyshim se të gjithë ne duam të jetojmë në një mjedis të pastër dhe të sigurtë, të pijmë ujë të pastër dhe të thithim ajër të freskët. Prandaj, kjo është një çështje e cila duhet të merret si prioritet nga të gjithë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top