Fillimisht të gjitha dijet na çojnë në fushën e studimit të kriminalitetit si fenomen shoqëror, të aspekteve të tij sociale, ekonomike, politike, psikike, psikologjike, si dhe të atyre juridike e teknike për identifikimin e autorit.
Kriminalistika është shkenca e studimit të gjurmëve të krimit në vendin e ngjarjes dhe e ekzaminimit të tyre në laborator, me qëllim, zbulimin dhe identifikimin e autorëve të tyre.
Sipas këtij përkufizimi, kriminalistika ka dy drejtime themelore:
Këqyrjen e vendit të ngjarjes, që kryhet nga eskpertët me kualifikim të përgjithshëm kriminalistik, të inkuadruar në strukturat policore të rretheve dhe:
Grup ekspertësh në vendngjarje
Ekspertimin kriminalistik, që kryhet nga ekspertë të specializuar të profileve të ndryshme (kimistë, fizikanë, biologë, elektronistë, etj) në institutet kriminalistike, të cilat në disa vende quhen Institute të Policisë Shkencore, e në vende të tjera, Institute të Shkencave Ligjore.
Gjurmët dhe provat e krimit
Gjurmët në vendngjarje paraqiten në madhësi, forma e gjendje fizike nga më të ndryshmet. Pavarësisht mënyrës së shfaqjes: në përmasat e formën klasike (gjurmë); me përmasa mikroskopike (mikrogjurmë), ose me përmasa te mëdha (prova materiale), ato, jo vetëm në gjuhën e përditshme popullore ose mediatike, por edhe në pamje shkencore kriminalistike, pranohet që të gjitha të quhen me një emër “gjurmë të krimit”.
Në varësi të natyrës së formimit e paraqitjes të gjurmëve të krimit dhe të metodave specifike për ekzaminimin e tyre, janë elaboruar disiplinat shkencore bazë të kriminalistikës. Krahas departamenteve bazë, në disa institute të kompletuara kriminalistike funksionojnë edhe:
Departamenti i ekzaminimeve toksikologjike, që ngarkohet kryesisht me analiza të lëndëve narkotike, të atyre eksplozive si dhe të mbetjeve të faktorëve plotësues të qitjeve me armë zjarri.
Departamenti i ekspertimit të zërit, funksionon pranë një instituti kriminalistik për ekzaminimin zërit të regjistruar në telefonatat anonime e kërcënuese, ose te regjistrimeve të tjera zanore të kontestuara.
Departamenti i zbulimit të gënjeshtrave, i konsideruar si një mjet ndihmës për hetimin e krimeve se sa për ekspertet ligjore.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.