Këshilla & Arsye

January 15, 2020 | 8:05

Nga Albina Hyseni: Trafikimi i qenieve njerëzore dhe kontributi në parandalim

 

Trafikimi i njerëzve nënkupton rekrutimin, transportimin, transferimin, strehimin ose pranimin e personave me anë të kërcënimit, të përdorimit të forcës ose me forma të tjera të detyrimit, të rrëmbimit, të mashtrimit, të lajthitjes, të keqpërdorimit të kompetencave ose të pozitës së dobësisë, me anë të dhënies ose pranimit të pagesave, të përfitimeve për ta arritur pëlqimin e ndonjë personi që ka kontroll mbi personin tjetër, me qëllim shfrytëzimi. 

Albina Hyseni, Studiuar për administratën publike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe studimet Evropiane. Njohuri të gjera psikologjike, teknike farmaceutike

Albina Hyseni, Studiuar për administratën publike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe studimet Evropiane. Njohuri të gjera psikologjike, teknike farmaceutike

Me trafikim të qenieve njerëzore nënkuptojmë shfrytëzimin e njeriut, mashkull apo femër, për arsye përfitimi nga ana e kriminelëve. Trafikantët keqdashës e fillojnë procesin e trafikimit së pari duke grabitur një person, pastaj duke i dhënë premtime të rrejshme dhe në fund me metodat e tyre joshëse dhe ç’njerëzore i shfrytëzojnë dhe i skllavërojnë. 

Trafikuesit e qenieve njerëzore ndaj një viktime ushtrojnë dhunë psikike, fizike, shpirtërore, seksuale, ekonomike etj. Shkaqet e trafikimit në raport me viktimat janë:

Varfëria ekonomike,

Dhuna psikike,

Dhuna fizike,

Mungesa e shkollimit,

Dukuritë dëmtuese etj.

Shkaqet e trafikimit në raport me trafikantët janë:

Përfitimi,

Rritja e mangësive/varfërisë,

Dënimet e vogla për trafikantët,

Kufijtë e brishtë dhe komunikimi teknologjik etj.

Ndërkaq, shkaqet e trafikimit në raport me shoqërinë, janë:

Ekonomia në tranzicion,

Migrimi femëror,

Diskriminimi mbi baza gjinore,

Zhvillimi i industrisë seksuale,

Politika e integrimit e të tjera.

Të dyja gjinitë bien viktimë e trafikimit, e në veçanti femra. Trafikantët e keqtrajtojnë dhe torturojnë femrën për interesa të ndryshme; shumë prej tyre e trajtojnë femrën si një objekt seksi, duke e zhvilluar me të prostitucionin. Trafikantët synojnë që t’i privojnë njerëzit nga liria e besimit, shkollimit, punësimit, përparimit, zhvillimit dhe që t’i zhveshin nga morali dhe dinjiteti, vetëm e vetëm që t’i përmbushin interesat e tyre të ç’njerëzishme, degraduese dhe skllavëruese. Dhe harrojnë se njeriu është krijesa më e nderuar nga Krijuesi, e cila meriton të jetojë e lirë, larg çdo robërimi, trafikimi, torturimi dhe dhunimi.

1

Disa mënyra për parandalimin e trafikimit 

*Njohuni me të gjithë treguesit që të mund të identifikoni një viktimë të mundshme të trafikimit. Këshillohuni me institucionet përkatëse, organizoni trajnime dhe seminare për të.

*Inkurajoni shkollat në komunën tuaj që të përfshijnë trajnime për edukimin e fëmijëve për trafikimin e njerëzve në programet arsimore të tyre. Trafikimi i qënieve njerëzore shumë shpesh synon fëmijët e moshës shkollore, prandaj edukimi që nga mosha më e hershme mund të ndihmojë në identifikimin dhe parandalimin e shumë rasteve.

*Ofroni ndihmën tuaj vullnetare dhe përkrahni të gjitha ngjarjet që kanë për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për këtë problem.

Nëse keni një biznes, hapni vende të reja pune për t’ju ndihmuar më lehtë viktimave të trafikimit për t’u integruar më lehtë në shoqëri. Bisedoni me mediat lokale dhe inkurajoni gazetarët që të shkruajnë më shpesh në lidhje me këto tema dhe sigurisht, nëse jeni avokatë, ofroni asistencë ligjore falas për të gjithë ata që kanë qenë viktima të trafikimit të qënieve njerëzore.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top