Marrëdhënie

September 3, 2019 | 8:20

Nga Albjona Rrapaj / Udhëtimet përmirësojnë marrëdhënien në çift!

Përditshmëria, stresi i punës, problemet në komunitet, problemet e individit në vetvete dhe në marrëdhënie ndërpersonale zbehin shkëlqimin e marrëdhënies në çift. Partnerët përjetojnë ndjenjë plogështie dhe rënie të motivimit në luftën për një marrëdhënie të shëndetshme pas një periudhe që e konsumojnë këtë marrëdhënie. Elementë dhe veprimtari që mund të përmirësojnë situatën e marrëdhënies janë të ndryshme, por ndër veprimtaritë kryesore që rezultojnë vërtetë të suksesshme për këtë përmirësim, janë udhëtimet e përbashkëta.

Nga Albjona Rrapaj, Psikologe Klinike

Nga Albjona Rrapaj, Psikologe Klinike

Përditshmëria bën që partnerët të harrojnë “premtimet” që i kanë bërë njëri-tjetrit, ndaj koha që i dedikojnë vetëm për vetëm marrëdhënies është ilaçi çudibërës i marrëdhënies së tyre. Sa më të shpeshta të jenë udhëtimet në planin e veprimtarisë së përbashkët, aq më shumë ndikojnë në përmirësimin e marrëdhënies. Ndonjëri prej jush që lexon këtë artikull mundet menjëherë të mendojë për aspektin ekonomik duke menduar: Mirë e ke ti, po lekët ku t’i gjejmë?

Sigurisht që aspekti ekonomik është shumë i rëndësishëm, i referohemi vazhdimisht realitetin tonë. Por në të njëjtën kohë më duhet të risqaroj se përkufizimi i një udhëtimi nuk është gjithmonë një veprimtari që të kërkon të posedosh të ardhura të majme. Nëse organizon mirë veprimtarinë, mundesh që në vende të afërta me atë ku banon, me një programim gjithashtu të mirë të konsumit që do bësh, shpenzimet mund të të befasojnë dhe njëkohësisht ajo që merr prej tyre ka një vlerë vërtetë të lartë.

Cilat janë përfitimet e drejtpërdrejta nga udhëtimet në një raport në çift:

  1. Shpenzon kohë të mjaftueshme me partnerin.
  2. Mundësia e komunikimit konstruktiv është shumë herë më e lartë krahasuar me komunikimin në jetën e përditshme.
  3. Individi rikujton më me forcë ndjenjat që ka në raport me partnerin.
  4. Partnerët rikujtojnë përsëri qëllimet dhe objektivat e vendosura në fillim të raportit.
  5. Partnerët mendojnë për veprimtari të reja për të përmirësuar raportin.
  6. Rizbulohet (nëse është zbehur) dëshira për njëri-tjetrin.
  7. Vendosin objektiva të reja që duhet të realizojë raporti në të ardhmen.
  8. Udhëtimet rrisin bashkëpunimin.

Duke i hedhur një sy listës së mësipërme duket qartazi që përfitimet e udhëtimeve të përbashkëta i bëjnë shumë mirë marrëdhënies. Duhet vazhdimisht të reflektojmë në veten tonë se vëmendja e kushtuar ndaj personit të dashur është koha më e mirë dhe më e shëndetshme që mund të shpenzojmë.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 140

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top