Në fokus

December 27, 2019 | 8:04

Nga Alborena Hylviu / Ligji i përpjekjeve për të menaxhuar stresin!

Ritmi dhe kompleksiteti i jetës moderne ka ndryshuar aftësinë tonë për të jetuar shëndetshëm të tashmen. Stresi është i pashmangshëm. Por ndoshta nuk e keni menduar, që stresi është normal dhe i nevojshëm, në atë shkallë sa nuk ndikon në cilësinë e shëndetit dhe jetës.

Alborena Hylviu Psikologe Klinike

Alborena Hylviu
Psikologe Klinike

Midis punës, familjes dhe angazhimeve të tjera, mund të ndiheni shumë të stresuar. Ndaj duhet të lini mënjanë të gjitha ato për t’u përqendruar te shëndeti juaj mendor. Në jetë ka disa lloj motivimesh. Shumë njerëz e gjejnë atë te familja ose miqtë, puna, ana shpirtërore ose puna vullnetare. Bëni atë që ju përmbush. Ndjesitë jopozitive mund të bëjnë që ju të ndiheni të frikësuar, të pasigurt, në ankth ose depresion, duke ulur vetëvlerësimin. Stresi është përgjigjja e trupit tuaj ndaj mendimit negativ. Ndaj, përballja me këto mendime negative, duke ndryshuar mënyrën se si ju i shihni gjërat, mund të ndihmojë në uljen e stresit.

Disa përpjekje të vogla mbeten të ligjshme dhe po aq të natyrshme për të eliminuar stresin, duke reduktuar përballjen me të.

  1. Bëni diçka që ju pëlqen

Merrni kohë për të bërë diçka që ju pëlqen. Kjo mund t’ju ndihmojë të qetësoheni. Ndiqni një pasion si kopshtaria, një veprimtari krijuese, një zanat, art apo diçka që gjithmonë e keni dëshiruar, i cili ju ndihmon të fokusoheni në prioritete të tjera.

  1. Gjeni ekuilibrin

Rishikoni mënyrën se si e shpenzoni kohën tuaj. Ndoshta ka gjëra që jo medoemos duhet t’i bëni. Mirë është të vendosni ekuilibrin midis nevojave personale, punës dhe familjes.

  1. Përshtatni zakone të shëndetshme

Mbani një dietë të shëndetshme, kufizoni konsumimin e alkoolit dhe duhanit. Qëndrimi i shëndetshëm është mbrojtja më e mirë kundër stresit.

  1. Krijo një stil jete

Balanco detyrimet duke i dhuruar vetes kohën e mjaftueshme për t’u qetësuar. Ushqehu mirë, mos pi duhan dhe limito sa të mundesh konsumin e alkoolit.

  1. Menaxho kohën

Programimi dhe organizimi i kohës mund t’ju bëjë më shumë produktivë.

  1. Merrni mbështetje

Mbështetja nga familja, miqtë apo komuniteti që ju rrethon, është një faktor i madh në përjetimin e stresit. Mbështetje do të thotë të keni dashurinë, besimin dhe këshillat e të tjerëve. Ajo mund të jetë koha ose paratë. Mund të jetë e vështirë të kërkoni ndihmë, por duke u sjellë kështu, s’do të thotë se jeni të dobët.

Shkalla e stresit mund të jetë dhe një tipar gjenetik i trashëguar. Shumë njerëz kanë mësuar se si të sillen me stresin e tyre më mirë se të tjerët. Nëse keni dyshim për daljen nga gjendja e stresit, ju duhet të mësoni mënyra më të mira për t’u shëruar. Ndryshimet që mund të ndodhin në jetë, si humbja e një njeriu të dashur, martesa, ndryshimi i vendit të punës, janë disa shkaqe që ju bëjnë të ndjeheni të stresuar, por përgjithësisht kohëzgjatja varet nga vetë ju. I gjithë trupi përgatitet të përballet me rrezikun. Kjo njihet si “lufta për luftë”, reagimi në gjendje stresi. Por pak stres është normal, madje i nevojshëm për të pasur një jetë të ndryshueshme dhe interesante.

Përgjigja ndaj stresit mund të jetë e dobishme kur reaksioni i shpejtë ndaj tij bëhet i dobishëm. Prapëseprapë, mund të vështirësojë aftësitë tuaja për t’i dalë ballë detyrimeve komplekse dhe interaktive me njerëzit që ju rrethojnë. Lajmi i mirë është se mund të gjeni rrugë, që ju çojnë drejt indiferencës dhe shpenzimin e kohës me të tjera plane, që nuk ju lënë të mendoni rreth stresit. Bëjeni dhe organizojeni çdo ditë të jetës për ta jetuar atë të lumtur!

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 144

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top