Mirëqenie

November 30, 2019 | 8:16

Nga Alborena Hylviu / Lumturia është e mundshme për të gjithë

Shpeshherë lumturia nuk varet shumë nga rrethanat dhe gjenet, por nga këndvështrimi. Dhe ky është lajm i mirë. Pse? Sepse ndryshe nga rrethanat ose gjenet, mbi të cilat ke pak ose aspak kontroll, ti e ke në dorë këndvështrimin tënd.

Alborena Hylviu Psikologe Klinike

Alborena Hylviu
Psikologe Klinike

Nëse nuk e ke pyetur ndonjëherë veten çfarë të bën më shumë të lumtur në shtëpi, mendohu edhe një herë: ku fshihet sekreti i lumturisë? Si mund të jetë i lumtur një njeri gjatë gjithë kohës? Sekreti është të gjesh lumturinë në realitetin tënd, pse jo edhe në gjërat e vogla që të rrethojnë. Gjërat mbeten gjëra, të vogla apo të mëdha, prandaj lumturia duhet kërkuar përtej tyre.

Lumturia është relative, pra varet nga këndvështrimet që ka secili. Ne e kemi mundësinë t’i bëjmë gjërat e vogla të marrin vlerë dhe të na e përmirësojnë ditën, por kujdes, dhe gjërat e vogla duan kujdesin e tyre, sepse një vëmendje e vogël e munguar ndal humorin. Janë kënaqësitë e vogla në jetë ato që sjellin lumturinë e vërtetë. Por në realitet, lumturia është e mundshme për të gjithë, pikërisht tani! Një shtëpi apo një makinë e re nuk do të bëjë domosdoshmërisht të lumtur.

“Pranoje veten ashtu siç je dhe kënaqu, për të ndjerë një botë plot diversitet”. Kështu shprehet Steve Jobs. Lumturia është një nga qëllimet më të kërkuara në jetë, ndonëse për shumë duket i paarritshëm.

Hiq dorë nga mendimet negative. Ti e di që mendimet negative do të bëjnë të ndihesh keq. Ndaj si duhet ta ndalosh këtë gjë? Bëhu më i vetëdijshëm mbi këtë fakt dhe përpiqu të zëvendësosh mendimet negative me mendime pozitive. Ji mirënjohës. Kur mendon për të gjitha gjërat që duhet të jesh mirënjohës, atëherë kupton sa i/e bekuar je. Ji mirënjohës dhe vlerëso të gjitha gjërat që ke në jetë, kështu do nisësh të ndihesh më i lumtur.

Praktikimi i sportit është një mënyrë argëtuese për t’u ushtruar, çfarëdo qoftë ai, goditja e një topi futbolli apo një topi basketbolli. Ecja në natyrë, në parkun apo pyllin pranë qytetit tënd do të ndihmojë të marrësh pak ajër të pastër dhe do të vlerësosh bukurinë e botës natyrore. Fal dhe harro. Në vend të një të shkuare të hidhur, fokusohu më mirë në një të ardhme të ndritshme dhe do të ndihesh mirë për atë çfarë të pret.

Koha me njerëzit e dashur. Ne jemi qenie sociale dhe kemi nevojë e gjejmë kënaqësi kur kalojmë kohë me shoqërinë e familjen për biseda të këndshme, lidhje dhe për pak të qeshura. Lumturia është qetësi. Lumturia është të zbulosh si të jesh i tillë. Lumturia është të kuptosh që nuk mund të jesh gjithmonë konstant, sepse trishtimi është gjithashtu pjesë e lumturisë. Nëse nuk je ndjerë kurrë i trishtuar apo i frikësuar, nuk e shijon dot deri në fund lumturinë.

Çelësi i vërtetë i lumturisë është tek mënyra e të menduarit sesa tek ajo e të jetuarit. Të jesh qenie njerëzore është e komplikuar. Ne nuk jemi vetëm qenie fizike, kemi emocione dhe ego. Jemi të përbërë nga miliona copëza dhe secili nga ne është i ndryshëm. Ka shumë gjëra të cilat na bëjnë të ndihemi të lumtur, por kjo nuk do të thotë që ndihemi të lumtur gjithë kohën. Ndonjëherë jeta juaj është fantastike, ndonjëherë jo. Ndryshojnë mendimet dhe opinionet që keni, si ju edhe unë. Zgjerohet mendimi kritik, mënyra e të menduarit mbas çdo libri që lexoni, mbas çdo personi që takoni, mbas çdo eksperience të re që përjetoni, të një dushi të freskët apo të një gote vere me miq, apo shëtitjet (det, mal, natyrë).

Pra, secili nga ne duhet ta gjejë lumturinë në gjëra të ndryshme. Ato gjërat e vogla burojnë dhe rizgjedhin lumturinë e madhe, duke filluar nga optimizmi dhe kënaqësia e të menduarit.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 143

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top