Mirëqenie

April 26, 2019 | 8:10

Nga Alborena Hylviu / Mentaliteti & vetëbesimi

Vetëbesimi është i rëndësishëm kur është fjala për të mësuarit dhe aftësitë tona. Vetëbesimi jonë mund të ndikojë në punën tonë dhe marrëdhëniet me të tjerët dhe është një tregues shumë më i fortë i suksesit sesa vetëvlerësimi.

Alborena Hylviu Psikologe Klinike

Alborena Hylviu
Psikologe Klinike

Nëse jemi të kënaqur me veten, mund të ndjejmë qetësim, vetëbesim dhe siguri, e atëherë njeriu ka mundësi për çdo gjë. Mungesa e vetëbesimit e shndërron jetën në betejë të frikshme, dhe çdo gjë na duket e paarritshme. Dhe kjo ndodh për shkak të asaj që ne besojmë se është e vërtetë për veten tonë. Besimet tona ndikojnë shumë në atë që ne mendojmë se jemi të aftë të bëjmë. Me fjalë të tjera, mentaliteti është një përcaktues shumë i madh në vetëbesimin që ne kemi.

Vishuni me vetëbesim

Studimet kanë treguar se ajo që ju vishni mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në mënyrën se si ndiheni dhe veproni. Kur vishni rroba, të cilat ju bëjnë të ndiheni me vetëbesim, mund të ndryshojnë qëndrimin dhe këndvështrimin tuaj në situatat stresuese. Duke fituar një aftësi të re si p.sh. mësimi i një gjuhe të huaj, mund t’ju ndihmojë në ndërtimin e vetëbesimit tuaj.

Përmirësimi dhe progresi, instinktivisht do të reflektojë mënyrën se si e shihni veten në drejtimin e aftësive tuaja. Ajo gjithashtu mund t’ju ndihmojë të qartësoni mendjen, duke bllokuar çdo gjë shqetësuese që mund të lindin nga fusha të tjera të jetës tuaj. Shumë të rinj herë-herë e humbasin vetëbesimin në profesionin e tyre për të ndërtuar të ardhmen apo për ët qenë pjesë e një të ardhmeje të sigurt.

Kjo nuk lidhet me vetëbesimin apo mungesën e tyre në vetvete, por me pasigurinë që ndodh shpeshherë në anën ekonomike, shpresën dhe lirinë e tyre për të vepruar në jetën e përditshme, njerëzit dhe rrethanat, problemet social-ekonomike, thyerja e ligjit dhe mosbashkëpunimi institucional apo dhe mes njëri-tjetrit, bën që të humbasë vetëbesimi i të rinjve, duke çuar në emigracion apo mërgim në qytete të tjera dhe shpresa për një rishikim të vlerave të veta profesionale e shpeshherë, duke çuar në mungesë të vlerësimit për veten.

Vetëvlerësimi kërkon guxim. Çdo ditë vjen një mendje e re dhe një vlerësim i ri mbi atë që do të bësh, mbi ide veprimi dhe nxitje të instinkteve të brendshme për të ecur përpara. Vetëbesimi i ulët nuk është një dënim i përjetshëm. Ai mund të mësohet, praktikohet dhe zotërohet ashtu si çdo aftësi tjetër. Pasi ta keni zotëruar atë, çdo gjë në jetën tuaj do të ndryshojë për mirë,” – Barrie Davenport.

A i merrni parasysh mendimet e të tjerëve? A qëndroni vazhdimisht në zonën tuaj të komfortit nga frika e dështimit? A ju druheni gabimeve dhe më pas i mbuloni ato në mënyrë që askush tjetër të mos i zbulojë? A ndiheni sikur doni mirënjohje të vazhdueshme për sukseset tuaja që të ndiheni të vlerësuar? 

Vetëbesimi është diçka që ne të gjithë e dëshirojmë, por për shumicën prej nesh kjo mund të bëhet një pengesë për jetën tonë të përditshme. Nëse u jeni përgjigjur me po të gjitha pyetjeve të mësipërme, kjo do të thotë se akoma duhet të punoni në forcimin e vetëbesimit tuaj. Dhe çelësi për tejkalimin e vetëbesimit të ulët është të kuptuarit se çfarë është ai dhe gjetja e mënyrave për ta luftuar atë kokë më kokë.

Një individ me vetëbesim të lartë ka rendiment më shumë në aktivitetin ditor dhe vlerësimin e punës. Gjuha e trupit është një mënyrë e rëndësishme për të përcjellë vetëbesim. Kur kemi vetëbesim të ulët ajo mund të bëhet e dukshme në mënyrën se si ne fizikisht e mbajmë veten tonë. Flisni më me ngadalë, duke marrë kohë që të mendoni për atë që doni të thoni dhe kontakti me sy do të japë përshtypjen e vetëbesimi. Gjithçka ka lidhje me vetëbesimin, dhe punoni për ta arritur dhe për ta ndjerë në vetvete atë.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 136

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top