Duke qenë jo shumë larg kohës që e lamë pas, ku shumë ngjarje dihen nga të gjithë, komunikimi me anë të kujtimeve, shpesh gjendet në zgripin e betejës mes të vërtetës dhe të pasaktësisë, mes objektives dhe ngjarjeve personale. Fenomeni i njohur si “amnezi e fëmijërisë”, ka qenë e mistershme për psikologët për më shumë se një shekull, dhe ne ende nuk e kuptojmë plotësisht atë. Arsyeja që ne nuk mbajmë mend, mund të jetë për shkak se foshnjat dhe fëmijët e vegjël nuk kanë një kujtesë të zhvilluar plotësisht.
Kur përpiqemi të kthehemi prapa në kujtimet tona më të hershme, ato shpesh janë të paqarta, nëse janë kujtime të vërteta apo vetëm kujtime në bazë të fotografive apo tregimeve që na i kanë treguar të tjerët. Letërsia artistike e kohërave të vjetra, na ka dhënë një varg veprash të bukura, në të cilat përkrahet ruajtja e kujtimeve. Por, njerëzit nuk dashurojnë që të shkruajnë romane sentimentale ose manuale të psikologjisë kritike të dashurisë, kur ato të jenë të mbushura me përvojën e jetës. Njerëzit dashurojnë pa pasur asnjë qëllim dhe program, sepse dashuria është diçka e bukur, që i prek dhe i bën për vete.
Ndërkohë, është e rëndësishme të mbani mend se edhe në qoftë se nuk mund të kujtojmë në mënyrë të qartë ngjarje të veçanta kur ishim shumë të rinj, akumulimi i tyre megjithatë, lë gjurmë të qëndrueshme që ndikojnë në sjelljen tonë. Kujtimet e kanë edhe këtë të mirë: na bëjnë të shkëputemi nga vendi dhe koha në të cilën realisht jetojmë. Kjo shkëputje, ose më mirë, kjo “ikje” është një mënyrë, që ta ndjejmë më pak. Kujtimet e hershme janë të rëndësishme në formësimin e “të rriturit” që bëhemi, dhe dallimet kulturore në stilin prindëror mund të kenë një ndikim në atë që ne kujtojmë.
Kujtimet janë të shumta: Kujtime të fëmijërisë. Fëmijëria! Çfarë mund të thuash për fëmijërinë? Shumë gjëra, sepse është një nga periudhat më të bukura të jetës. Që nuk ka dhimbje, por ka vetëm gëzim, lumturi dhe hare. Në moshën e fëmijërisë ke kohë të bësh çfarë të duash dhe të gjitha këto gjëra nuk kanë ndonjë detyrim për të tjerët, por janë vetëm lojëra. Kujtimet në një fotografi. Ndalem tek njëra prej tyre. Shoh dhe mendoj atë shumë kohë që ka kaluar. Çfarë isha duke bërë? Po luaja me vëllanë, motrën apo dikë tjetër? Kujtimet e pushimeve janë nostalgji për kohën kur bënim shaka më shokët, të afërmit, apo kur festonim të gjithë bashkë. Kujtimet, sa mirë që ekzistojnë.
Kujtimet e gjyshërve gjithashtu, çdokush mban përvojat e pashlyera në kujtesë me ta, përgatitjet dhe dashurinë e tyre, ledhatimet dhe mbresat. Kujtimet u ngjasojnë një deti, sepse janë me miliona ngjarje, me miliona përjetime, me miliona brenga e gëzime. Kujtimet tek unë ndikojnë pozitivisht, sepse më bëjnë të kujtoj nga gabimet. Secili ruan në sirtarët e zemrës së vet kujtimet e mira dhe ato të hidhura.
Kushdo le t’i ketë kujtimet një pjesëz që të gjesh sado paqe dhe dëshirë për të ecur para me të ardhmen, dhe për të kujtuar atë pjesë të ëmbël që lumturon shpirtin. Një kujtesë e këndshme mund të rivendosë një paqe të brendshme të humbur ose të rindërtojë vetëvlerësimin që ka dështuar. Çdo moshë ka kujtimet dhe stadet e veta. Mbusheni jetën e çdo dite të saj me vepra të mira dhe për të lënë gjurmë dhe kujtime të mira tek të tjerët.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 145
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.