Urime grave të forta, që çdo ditë “luftojnë” kundra “stuhive” të vogla e të mëdha…
Grave delikate, që me çdo mënyrë gjejnë motivin dhe kurajën për t’u ringritur.
E dashur GRUA, ti je gjysma e shoqërisë dhe je po TI që e rrit gjysmën tjetër të saj, dhe e mira është që mos të thuash që Je njëlloj apo e barabartë me burrat. Jam kundër kësaj gjëje. Ti Je më Superiore.
Je Bekim për shumë arsye:
– Je e fortë
– Je unike
– Je e bukur
– Je e guximshme
– Je ambicioze
– Je punëtore
– Je simbol i ardhmërisë
– Je baza e një shoqërie
Gratë janë të forta në shumë mënyra apo në shumë sfida të tjera, por ka një që shkon përtej çdo gjeje: Respekti.
Prandaj, respektojeni veten, jetën tuaj, e bëni prioritet, jo si ego, por si Domosdoshmëri.
Ky shkrim i shkon të gjitha grave që mohojnë veten për të tjerët, që i janë mohuar të drejtat jetësore, që i është mohuar sakrifica dhe mundi, që jetojnë në dëshpërim, frikë e që janë të mbyllura në çdo kuptim. Grave që dyshojnë në forcën, kurajën e energjinë e tyre.
Gratë, me fuqinë dhe inteligjencën e tyre kanë ndryshuar botën.
Faleminderit që Je pjesë e jetës time, e kësaj bote dhe që lufton përditë në emër të jetës, familjes e profesionit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.