Mirëqenie

February 4, 2019 | 9:53

Nga Almira Llausha: A janë marrëdhëniet vëllazërore më të rëndësishme se sa çdo marrëdhënie tjetër?

A ndryshojnë paksa këto marrëdhënie midis motrave dhe vëllezërve, dhe cilat janë disa nga shkaqet që këto marrëdhënie ndryshojnë midis tyre?

Almira Llausha, Psikologe

Almira Llausha, Psikologe

Kur jemi fëmijë, “motrat dhe vëllezërit, janë miqtë dhe armiqtë tanë të parë. Efekti i marrëdhënieve të vëllezërve në fëmijëri mund të zgjasë një jetë. Dhe në fund të jetës, ata mund të jenë miqtë dhe armiqtë më të vjetër. Prandaj, një rol themelor këtu e luan familja dhe prindërimi.

Mund të jenë shumë faktorë që mund të kontribuojnë në marrëdhënien e tyre të mëvonshme. Madje është mirë që të fillojë parapërgatitja nga ana e prindërve për fëmijën e parë, që pa ardhur ende në jetë fëmija tjetër (pavarësisht gjinisë/moshës e secilit fëmijë).

siblings204_0

Shumë ekspertë thonë se marrëdhënia midis vëllezërve dhe motrave shpjegon shumë për jetën familjare, sidomos sot, kur vëllezërit dhe motrat shpesh kalojnë më tepër kohë me njëri-tjetrin sesa me prindërit e tyre. Studimet kanë treguar se marrëdhëniet vëllazërore midis çifteve motër-motër dhe vëllezër-vëllezër janë të ndryshme:

-Çiftet e motrave janë më të afërtat. Vëllezërit janë më konkurrues. Motrat zakonisht janë më mbështetëse për njëra-tjetrën. Janë më fjalëshumë, të sinqerta dhe më të mira në shprehjen dhe ndarjen e ndjenjave të tyre.

-Nga ana tjetër, vëllezërit zakonisht janë më konkurrues me njëri-tjetrin. Ekspertët pajtohen se marrëdhënia midis vëllezërve të motrave ndikohet nga shumë faktorë. Për shembull, studimet kanë treguar se vëllezërit dhe motrat bëhen më konkurruese dhe agresive kur prindërit i trajtojnë ata pak a shumë ndryshe nga njëri-tjetri. Por trajtimi prindëror nuk është i vetmi faktor.

-Gjenetika, gjinia, ngjarjet e jetës, njerëzit dhe përvojat jashtë familjes formojnë të gjithë jetën e vëllezërve dhe motrave. Kohët e fundit, një studiues tregoi një faktor tjetër në marrëdhëniet e vëllezërve. U zbulua se fëmijët nuk i pëlqejnë të shohin që motra me motrën ose vëllai me vëllanë të diskutojnë. Në fakt, ata i përgjigjen argumenteve, duke marrë anën që të mbështesin një vëlla/motër dhe të ndëshkojnë tjetrin.

Marrëdhënia midis motër-motër apo vëlla-vëlla është marrëdhënie që i kalon kufijtë e çdo marrëdhënieje tjetër. Është e pazëvendësueshme! Jetësore!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top