Ne ndjehemi të zbrazët sepse nuk jemi në paqe me veten, në harmoni me gjërat që na rrethojnë, me njerëzit me të cilët jetojmë, vendet ku jetojmë, gjërat që bëjmë. Dhe kur kjo ndjenjë është e tejzgjatur ne padyshim fillojmë të kërkojmë një zgjidhje.
Ka shumë gjëra që mund të përpiqemi të mbushim boshllëkun që ndiejmë, por gjithmonë ekziston rreziku që asgjë nuk mund të të ndihmojë që ta bëni atë të “mbushet”.
Boshllëku nuk mund të vijë nga askush, por jemi vet ne që dashje padashje ia bëjmë vetes tonë.
Ne do ta ndiejmë këtë boshllëk gjithmonë, derisa të mësojmë se si të krijojmë plotësinë dhe dashurinë për jetën tonë.
Duhet ta mbushim atë boshllëk me dashuri për veten tonë. Nuk duhet të pranojmë të jetojmë një jetë të zbrazët. Kështu që është tepër e rëndësishme dhe esenciale që jetën ta bëjmë përparësinë tonë.
Të dashurit e vetvetes përfshijnë “pranimin”e vetes. Pra, i besoni vetvetes më shumë dhe i besoni vendimeve tuaja pa pasur pendime. Pranimi dhe dashurimi i vetvetes ju prezanton me një lloj vetëbesimi që asnjëherë nuk e keni ditur se ekziston brenda jush.
Kur filloni të ndaloni së brengosuri se çfarë mendojnë tjerët dhe keni nivele të larta të vetëbesimit, automatikisht nivelet e stresit fillojnë të zvogëlohen.
Kur të kesh pranuar, vlerësuar dhe dashur veten, atëherë je i gatshëm të duash, të pranosh dhe të vlerësosh tjetrin.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.