Plagët emocionale mund të duhen më shumë për t’u shëruar sesa plagët në trup. Dëmtimi i shkaktuar nga përçmimi, humbja ose dështimi, lë plagë të thella që nuk janë të lehta për t’u mbyllur.
Që në fëmijëri mund të kemi plagë emocionale, të cilat mund të vijnë për shkaqe të ndryshme. Ato mund të kenë efekte negative tek fëmijët si: në ekuilibrin emotiv, vetëbesimin e tyre, probleme me përshtatjen, probleme me sjelljen, mund të gjeneroj pasiguri e ankth dhe madje mund të ndikojë edhe në shëndetin mendor të tyre.
A mund të lërë dhimbja “shenjë”?
Shumëkush mund të shprehet që: një ngjarje, sjellje, fatkeqësi, apo ngjarje traumatike, që janë pjesë e së kaluarës, nuk mund të ndikojnë apo të pengojnë në jetën e përditshme. Por, dashur padashur, që në fëmijëri jemi të ekspozuar ndaj ngjarjeve apo eventeve traumatike dhe që mund të lënë “gjurmë” në secilin prej nesh.
Ndonjëherë, mund të mendojmë se dhimbja tashmë është pjesë e së kaluarës, POR kur duhet të flasim për të, zbulojmë se plaga ende na kontrollon. Problemi është se këto plagë emotive nëse nuk trajtohen rrezikojnë të na shkaktojnë më shumë dëme si neve po ashtu edhe individëve përreth nesh.
Kujdesuni për veten tuaj, me mirësi, dhembshuri dhe dashamirësi.
Përmirësoni vlerën tuaj natyrale: nuk është egoizëm dhe kushtojini vëmendjen e duhur vetes tuaj.
Nëse nuk e bën ti, kush do ta bëj atë për ju?
Shkëlqimi yt je ti, unik dhe origjinal në pikat tuaja të forta dhe në limitet tuaja humane.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.