Në fokus

December 10, 2018 | 10:58

Nga Almira Llausha: Motra, lidhja autentike dhe e pakrahasueshme!

A e dini që një motër është shumë më tepër se një anëtar i familjes, një mike? Sa herë jemi grindur me njëra-tjetrën dhe kemi menduar që inati jonë do vazhdojë gjatë?

Almira Llausha, Psikologe

Almira Llausha, Psikologe

Por jo, inati nuk ka vazhduar për shumë gjatë.

Është e vërtetë, të gjithë e dimë këtë gjë, sepse të pasurit një motër tejkalon çdo marrëdhënie. Edhe sikur jeta të çojë ndoshta fizikisht larg, vlera e një motre është e padiskutueshme dhe lidhja e pathyeshme.

Nuk ka rëndësi nëse do të jetë një oqean për t’u ndarë dhe nëse ngjarjet e jetës kanë vënë mijëra kilometra larg. Do të ketë gjithmonë një telefonatë ose një mesazh për të kontrolluar ecurinë e gjërave, evoluimin e situatave. Kjo lidhje është një shoqërues i betejave, shtylla e përditshme dhe gjithmonë e pranishme, në të cilën ne gjithmonë mund të llogarisim.

Kur janë dy motra në familje, mund të ndodhë që vitet e para i shohin ato të konkurrojnë për rroba apo ndarje të lojërave, pak zili për t’u fshehur… por gjatë viteve marrëdhëniet zhvillohen plotësisht.

Edhe studimet e thonë që kjo është një lidhje emocionale, biologjike dhe intime, aq e veçantë saqë kushdo që ka fatin të ketë një motër, e di mirë se është një thesar autentik që duhet të ruhet. Nëse midis motrave disa periudha kanë qenë skena e përplasjeve të ndezura, koha ka zbutur gjithçka dhe ka dhënë dimensionin e saktë të marrëdhënies.

Shpesh një telefonatë është e mjaftueshme për t’i kthyer gjërat në rrugën e duhur dhe irritimet apo mosmarrëveshjet bëhen një gjë e së kaluarës. Një motër ndoshta ka një personalitet krejtësisht të ndryshëm, një karakter të kundërt me atë të tjetrës. Disa janë rebele dhe të pamatura, edhe disa të tjera të qeta dhe të dashura. Por kjo nuk do të thotë që nuk jeni mbështetëse vetëm nga karakteret që keni.

Kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç është shpresuar, nuk ka nevojë që motra të japë shumë shpjegime. Ajo do të ketë intuitën për ta kuptuar atë në fluturim dhe do të jetë në gjendje të ndihmojë dhe të mbështesë më mirë se çdo anëtar tjetër i familjes.

Një motër gjithmonë do të ketë aftësinë për të kuptuar gjërat në tërësinë e tyre dhe do të jetë në gjendje të këshillojë alternativa të ndryshme. Ajo nuk do të heqë dorë nga mendimi i saj, edhe nëse në shikim të parë mund të duket i papërshtatshëm.

Një motër nuk ka asnjë detyrim që të jetë mospërfillëse ose madje të na japë mbështetje të rreme. Ajo e di se sinqeriteti është pjesë e kësaj lidhjeje familjare dhe padyshim është ai që të nderon në çdo moment.

Një motër mund të jetë diçka më shumë se një mike dhe diçka ndryshe nga një prind. Pra, është një dhuratë e Zotit, që çdo ditë do t’i japë ngjyrë jetës tënde. Është një perlë e çmuar sepse nuk do ta kthejë kurrë shpinën. Mbështetja që do t’ju japë do të jetë e pakrahasueshme!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top