Këshilla & Arsye

May 20, 2019 | 10:30

Nga Almira Llausha: Prindërimi një sfidë, pse disa qëndrime mund të dëmtojnë zhvillimin e fëmijës

Prindërimi është një art më vete. Aq sa i bukur e emocinues mund të jetë, po aq edhe vështirësi e sfida mund të ketë.

Almira Llausha psikologe këshillimi, Terapiste ABA Terapia EMDR ( niveli l)

Almira Llausha psikologe këshillimi, Terapiste ABA Terapia EMDR ( niveli l)

Sa herë kemi dëgjuar apo kemi qenë të pranishëm në situata të ndryshme, në të cilat prindërit mund apo nuk mund të sillen në mënyrën e “duhur”.

Dhe shumë sjellje apo shumë qëndrime mund të dëmtojnë zhvillimin e fëmijës.

Nga studimet janë evidentuar disa qëndrime, të cilat mund të “vrasin” zhvillimin emotiv të fëmijëve.

  • Rrënjosja e frikës / Mos shko atje, se ndodhet një përbindësh
  • Thënia e gënjeshtrave / Nëse qetësohesh, mami do të çojë më vonë te parku i lojrave.
  • Shkaktimi i fajit / Nëse sillesh kështu, mami do qajë
  • Të qenit hiperkritik / Jeni një grindavec, e nuk di të bësh asgjë.
  • Dashuri e kushtëzuar / Nëse nuk ha, mami nuk të do.
  • Shfuqizimi i emocioneve / Duke u nervozuar, nuk të shërben për asgjë.
  • Ndëshkimi i emocioneve / Nëse vazhdon të qash, nuk ka akullore.

1

Pra, Ju nuk duhet të vendosni se çfarë ndjenjash duhet të përjetojnë fëmijët tuaj, por duhet të vendosni që ta udhëzoni ata drejt një mënyre të shëndetshme jetese dhe menaxhimin e emocioneve.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top