Këshilla & Arsye

July 29, 2019 | 8:18

Nga Almira Llausha: Si të dallosh nëse është nje atak paniku apo është një atak në zemër?

 

Almira Llausha psikologe këshillimi, Terapiste ABA Terapia EMDR ( niveli l)

Almira Llausha psikologe këshillimi, Terapiste ABA Terapia EMDR ( niveli l)

Kush ndikon në shfaqjen e atakeve?

Normalisht, mund të ketë shumë faktorë në shfaqjen e “sulmeve” , por më thelbësoret janë:

a.zakonet e këqija të të ngrënit

b.neglizhimi i aktivitetit fizik

c.jetojmë çdo ditë pa u ndalur në nivele shumë të larta të stresit

1

Si të njohësh një sulm në zemër?

-Shenja e parë është sigurisht një dhimbje në mes të gjoksit, shumë e fortë, shtypëse.

-Dhimbja mund të rrezatojë në krahun e majtë, supet, në shpinë dhe, sipas rastit, edhe në qafë, nofulla dhe dhëmbë.

-Simptoma të tjera gjatë një sulmi në zemër janë djersë të ftohta dhe të përzjera.

-Kohëzgjatja është rreth 5 minuta me dhimbje të intensitetit të ndryshueshëm.

-Zakonisht sulmi në zemër nuk përfshin frymëmarrjen, por mund të ndodhë që të shkaktojë një sulm paniku që bëhet gulçues, i mundimshëm për frymëmarrjen.

-Sulmi i panikut, ndryshe nga një atak në zemër, rritet gradualisht, për të arritur kulmin pas rreth 10 minutash që zhvillohet.

-Dhimbja e ndjerë në gjoks nuk është e dhimbshme, dhe nuk përhapet mbi krahun e majtë ose në zona të tjera; për më tepër ajo nuk është e vazhdueshme, por me ndërprerje, ajo vjen dhe shkon.

-Ndjesia e mpirjes që ndodh jo vetëm në krahun e majtë, por në të dy krahët dhe gjithashtu në këmbë dhe gishta është tipik.

-Personi i prekur nga sulmi i panikut është goditur nga një konfuzion mendor, që e bën atë të mos arsyetojë në mënyrë racionale.

-Një simptomë tjetër që nuk gjejmë te sulmet në zemër është hiperventilimi/ mbiveprimi, cili shkakton një aktivizim të shpejtë dhe të përgjithësuar fiziologjik.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top