Në fokus

June 1, 2018 | 10:06

Nga Almira Llausha: Sot është dita kur fëmijët duhet të protestojnë mes lojërave festive

1 Qershori është dita ndërkombëtare e fëmijëve. Të gjithë mund ta dinë. Përgatitjet për festën fillojnë rreth 2 apo 3 javë më herët, ku prindërit, motrat e vëllezërit më të mëdhenj, gjyshërit, mundohen që të zgjedhin fustanet apo kostumet e të vegjëlve, këpucët e çdo detaj të mundshëm për të ëmblit e tyre.

Almira Llausha, psikologe këshillimi dhe Terapiste EMDR (niveli l)

Almira Llausha, psikologe këshillimi dhe Terapiste EMDR (niveli l)

Dhe u krijojnë çdo të mirë të mundshme që ata të jenë qendra e vëmendjes në ditën e tyre. Po ashtu, edukatorët e mësuesit i përgatisin për të recituar vjersha, të interpretojnë këngë e kërcime. Lojërat argëtuese e kreative po ashtu, janë e një rëndësie të veçantë për ta, në mënyrë që fëmijët e të gjitha moshave të ndjehen sot të gëzuar e të lumtur me organizimet e festimet shumëngjyrëshe.

Kjo ditë është kthyer jo vetëm në një ditë festive, por do të thoja edhe në një ditë sensibilizimi, për t’i thënë jo dhunës e abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre bëhet me lojëra festive, këngë e valle plot ngjyra.

1-qershori-eshte-dita-nderkombetare-e-femijeve_453-631x564

Kjo është një festë ndërkombëtare, e cila ka si qëllim të rrisë vëmendjen në drejtim të mirëqenies së tyre.

Kjo ditë lumturon jo vetëm fëmijët po ashtu edhe prindërit e tyre, kur shohin lumturinë dhe buzëqeshjen e fëmijëve të tyre.

Në këtë ditë fëmijët bëhen qendra e vëmendjes në mbarë botën dhe shumë aktivitete u kushtohen vetëm atyre.

Veç të mirave materiale dhe plotësimit të çdo dëshire që ata kanë, pse 1 Qershori të festohet vetëm në një ditë?

Bëjani çdo ditë të gëzueshme e të lumtur fëmijëve tuaj, duke u kushtuar vëmendjen e duhur dhe kohën cilësore! Qëndrojuni pranë në mendime, ndjenja dhe sjelljet e tyre.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top