Lifestyle

March 9, 2018 | 14:54

Nga Anila Kadija / Marsi në Londër, gruaja një urë që lidh jetën me dijen

Marsi ka një veçanti të tijën me dy data të shënuara në kalendarin e eventeve, festën e nënës dhe të mësuesve. Për të gjithë figurat e mësuesit dhe nënës, gruas, janë themelet e ndërtimit të një shoqërie të shëndoshë. Gruaja është një urë që lidh jetën me dijen dhe është e artë si gjuha dhe edukimi.

Anila Kadija, Publiciste

Për të kremtuar këto data, në ambientet e ambasadës shqiptare në Londër, më 7 Mars, për herën e parë, u zhvillua një pasdite kulturore dhe mirënjohje për figurën e mësuesit. Ky ishte një event i përgatitur dhe i përfaqësuar nga të dyja institucionet përkatëse diplomatike në Londër, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë. Me këtë rast u nderuan mësues të lëvrimit të gjuhës shqipe për mësimin plotësues të gjuhës mëmë ndër vite në UK. Ambasadori i Shqipërisë në Londër, zoti Qirjako Qirko, dhe përfaqësuesi i ambasadës së Kosovës, zoti Imer Berisha, falënderuan dhe folën  për  punën e palodhur të mësuesve të gjuhës shqipe. Vlerësimi simbolik në këtë pasdite dinjitoze hapi një rrugë me evidencë të pasqyrimit më konkret nga institucionet e shtetit shqiptar  të këtij misioni të nderuar në UK. Gjithashtu u shfaq videoklipi përmbledhës i disa nga shumë e shumë figura të bukura dhe fisnike të shembullit të larmishëm të gruas shqiptare në Londër, të cilat përshëndetën komunitetin këtu me një mesazh inkurajimi dhe pozitiviteti.

1Working Together to Make a Difference for Albanian Speaking Woman Seeking Asylum, Being Trafficked or Fleeing Domestic Abuse. Kështu quhej eventi i datës 8 Mars i cili hapi dyert e një prej ambienteve të nderuara të Parlamentit Anglez në Londër. Organizata jofitimprurëse “Shpresa Program” ngriti zërin pa limit në drejtim të problematikës dhe dramës së gruas së keqtrajtuar dhe objektivit që kjo organizatë ka ndër vite për ta ndihmuar dhe mbrojtur atë në UK. Të dhunuarat reale që folën sollën një reflektim mbi të gjitha dëshmitë e këtij realiteti të hidhur. Folën dhe përçuan eksperiencën e tyre edhe profesionistë anglezë dhe shqiptarë në fushën e shërbimeve shoqërore, por edhe politike e sociale. Zonja Luljeta Nuzi drejtuese projekti, pasi ju tregoi me fakte dhe fotografi të gjithë të pranishmëve mbi historinë e Shqipërisë ndër vite, pasqyroi një përmbledhje të punës së bërë duke shtuar që suksesi ynë është i realizuar nga ndihma e të gjithëve ndaj kësaj plage shoqërore. Ngrini zërin dhe mos u frikësoni ne jemi këtu për ju, ju drejtua ajo të gjitha grave e vajzave të dhunuara.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top