Shumë studime shkencore kanë nënvizuar faktin që dy nga faktorët më të rëndësishëm që kontribuojnë në hypertension janë jashtë kontrollit njerëzor dhe manipulimit natyral. Këto faktorë nuk janë asgjë tjetër përveçse mosha jonë dhe gjenet e familjes.
Por lajmi i mirë është që ne gjithmonë mund të ndryshojmë stilin tonë të jetesës, dietën, zakonet ushqimore, të gjitha këto element mund të bëjnë mrekulli për shëndetin tonë. E vetmja gjë që duhet të bëni është të konsumoni këto nutrient esencialë dhe të bëni shumë ushtrime.
Më poshtë do të gjeni pijet e pasura me nutrient që ndihmojnë në normalizimin e presionit të gjakut, mbajtjen e zemrës të shëndetshme dhe ju “favorizojnë’ me një sërë nutrientësh. Shoqërojini me një dietë të plotë dhe një regjim të rregullt ushtrimesh dhe nivelet e presionit të gjakut do të bien në paqe.
Çaji Hibiscus
Ky çaj ka në përmbajtje përbërje fito-kimike bioactive dhe mbrojtëse, të cilat ndihmojnë trupin në uljen e niveleve të presionit të gjakut. Një studim i kohëve të fundit zbuloi se çaji Hibiscus sjell mjaft benefite në mbajtjen e shëndetshme të niveleve të presionit të gjakut. Për rezultate efektive duhet të shijoni të paktën 3 filxhanë çaj Hibiscus, pasi një studim zbuloi se kjo sasi sjell benefite në reduktimin e niveleve sistolike të presionit të gjakut.
Lëngu i rrepave
Rrepat janë një nga burimet më të mira të kaliumit, shoqëruar dhe me sasi të konsiderueshme të folatit. Të dy këto nutrient esencialë punojnë më së miri në reduktimin e niveleve të presionit të gjakut. Për më shumë rrepat janë të pasura me nitrat, që konvertohet në nitrit pas tretjes, që më pas çon në relaksimin e indeve muskulore dhe rrit qarkullimin e gjakut në trup. Studimet tregojnë se rrepat janë esencialë në promovimin e funksionimit të shëndetshëm të enëve të gjakut, krahas luftimit të homocisteinës që mund të shkaktojë dëme të rënda në to.
Ekspertët besojnë se një individ duhet të konsumojë të paktën dy gota lëng rrepe çdo ditë për rezultate efektive. Një studim i kohëve të fundit zbuloi që lëngu i panxharit është kaq efektiv saqë redukton nivelet e presionit të gjakut brenda një ore nga konsumimi. Për më shumë sjell benefite në eliminimin e hipertensionit po aq sa mjekimet e nitratit.
Lëngu i shegës
Lëngu i shegës është i mbushur me anti-oksidantë të shumtë dhe nutrient esencialë, por ajo çka e bën një superushqim është aftësia për t’u sjellë si parandalues natyral i ACE-së. kjo e fundit është një enzimë që rrit nivelet e presionit të gjakut nga zhvillimi i angiotensin II. Lëngu i shegës është provuar shkencërisht që përmban të njëjtin potencial që gjendet në disa mjekime që përshkruhen për të trajtuar problemet me zemrën dhe hipertensionin. Një studim i kohëve të fundit zbuloi efektet që kishte lëngu i shegës në reduktimin e niveleve të presionit të gjakut.
U nxorr si përfundim që njerëzit që e konsumonin çdo ditë, reduktonin ACE-në me 36%, gjithashtu reduktonin nivelet sistolike të presionit të gjakut. Ka shumë studime që në mënyrë direkte lidhin konsumimin ditor të lëngut të shegës me një reduktim 30% të pllakës arteriale, si dhe rritjen e qarkullimit të gjakut drejt zemrës. Ekspertët mjekësorë mendojnë që për të arritur benefitet që ky lëng sjell, duhet të konsumoni të paktën 6 ounce pa sheqer në ditë. Gjithashtu mund të shijoni dhe 2 racione me nga 100 gr të shoqëruar me pak ujë mineral ose të gazuar.
Lëngu i boronicës së kuqe
Boronicat e kuqe dhe lëngu i tyre kanë një përmbajtje të lartë antioksidantësh, me profil anti-infalamator. Studimet besojnë që lëngu i boronicës së kuqe ndihmon në reduktimin dhe parandalimin e dëmtimit që ndodh me enët e gjakut, duke parandaluar një krizë të papritur të presioneve të gjakut. Për më shumë, lëngu i boronicës së kuqe shkakton që enët e gjakut të zgjerohen, gjë që shkakton një qarkullim të shpejtë të gjakut si dhe redukton nivelet e presionit të gjakut.
Studime të tjera tregojnë që lëngu i boronicës së kuqe, ka një profil të mrekullueshëm të vitaminës C, e cila ndihmon në nivelet e shëndetshme të presionit të gjakut. Ekspertët mjekësorë nuk rekomandojnë një dozë specifike për të arritur rezultate të shkëlqyera, përveç faktit që duhet ta konsumoni çdo ditë. Qëndroni larg paketimeve dhe lëngut të përpunuar. Ideale do të ishte të lëng 100% bio pa sheqer. 60 ml lëng boronice të kuqe mund t’ju japë një sërë antioksidantësh dhe nutrientësh me një kosto jo më shumë se 130 kalori.
Qumështi me yndyrë të ulët
Studimet dalin në përfundimin se mungesa e kalciumit është një nga faktorët e riskut më të zakonshëm që kontribuojnë në hypertension dhe nëse kjo mungesë eliminohet, nivelet e presionit të gjakut do të reduktohen në mënyrë natyrale. Një marrje e sasisë ditore të kalciumit është mënyra më e mirë për të reduktuar nivelet e presionit të gjakut dhe duhet të jeni të kujdesshëm në zgjedhjen e llojit të qumështit.
Ekspertët besojnë që qumështi me yndyrë të ulët ka një përqendrim të lartë të kalciumit sesa opsionet me yndyrë të plotë. Dhe meqë përmban pak gjurmë yndyre, ndihmon në absorbimin e kalciumit dhe përshpejton tretjen. Sigurohuni që të përfshini 3 gota qumësht me yndyrë të ulët dhe produkte të tjera bulmeti në dietën tuaj të përditshme, pasi ndihmon në reduktimin e niveleve të presionit të gjakut (sitolike).
Uji
Rregulli është që të konsumoni rreth 8 gota ujë në ditë që të qëndroni të shëndetshëm dhe të hidratuar. Padyshim që është mënyra më e lirë, më e thjeshtë dhe më e shëndetshme, për të qëndruar energjikë dhe plot jetë përgjatë ditës, duke mbajtur presionin e gjakut nën kontroll. Studimet tregojnë që dehidrimi kronik mund të shkaktojë shqetësime të shumta, si ngushtimi i enëve të gjakut, që shkakton që trupi të ruajë ujë duke reduktuar humbjen e ujit që ndodh gjatë urinimit, djersitjes etj.
Kur enët e gjakut ngushtohen, zemra duhet të punojë më fort që rrjedhimit çon në rritjen e niveleve të presionit të gjakut. Në vend të rregullit të 8 gotave në ditë krijoni një rregull më të personalizuar. Ekspertët mendojnë se mënyra më e mirë është të pjesëtoni peshën e trupit tuaj me 2 dhe konvertojeni në ml për të parë sasinë e nevojshme të ujit, për të cilën trupi juaj ka nevojë gjatë ditës.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.