Janë disa ushqime që mund t’ju ndihmojnë për të humbur peshë. Shumë prej ushqimeve që janë të përfshira në një dietë për humbje peshe, kanë disa gjëra të përbashkëta: ato janë të pasura me fibra (të cilat ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur) dhe kanë një densitet të ulët të energjisë- domethënë që ju mund të hani një porcion pa e tepruar me kaloritë.
Duke përfshirë ushqimet e mëposhtme si pjesë të dietës suaj, mund ta keni më të lehtë të arrini qëllimin për humbje peshe.
- Avokado
Avokadot janë të pasura me acide yndyrore mono-të ngopura, fibra dietikë, kalium dhe fito-kimikë. Njerëzit që hanë avokado kanë si tendencë të kenë IBM më të ulët, peshë trupi më të ulët sesa njerëzit që nuk e konsumojnë këtë super ushqim, sipas një studimi në “Nutrition Journal”. Ndërkohë që avokadot kanë përmbajtje më të lartë kalorike se frutat apo perimet e tjera, yndyra e tyre ngopëse ju ndihmojnë të dobësoheni. Shtoni pak avokado në sallatra, sanduiç ose në gatime të tjera.
- Vezët
Vezët janë të pasura me proteina, yndyrna dhe lëndë ushqyese esenciale si vitamina D dhe kolina. Është proteina dhe koha gjatë të cilës ne i konsumojmë, ajo që i bën vezët mjaft të favorshme për humbjen në peshë. Të hani një mëngjes me përmbajtje proteinike që promovon humbjen në peshë, sepse proteinat rrisin ngopjen ndërkohë që rregullojnë urinë dhe hormonet e oreksit, duke ju ndihmuar të mos ndiheni të uritur deri në kohën e drekës. Një studim zbuloi se të hani vezë për mëngjes i lë njerëzit më të kënaqur dhe i bën që të hanë më pak përgjatë ditës.
- Fasulet
Të gjitha fasulet janë të pasura me fibra, gjë që është mjaft e mirë kur përpiqeni të humbni peshë, pasi ju ndihmon të ndiheni të ngopur, duke kontrolluar në këtë mënyrë urinë tuaj. Të hani fasule në fakt lidhet me një sërë benefitesh të tjera shëndetësore, duke përfshirë uljen e presionit të gjakut, reduktimin e kolesterolit LDL dhe reduktimin e rrezikut për sëmundje kardiovaskulare. Fasulet kanë përmbajtje të ulët kalorike dhe mund t’i shtoni në hamburgerat vegjetarianë, supa ose sallata.
- Kosi
Kosi ka përmbajtje të lartë proteinash dhe probiotikësh, të cilat janë të mira për shëndetin e zorrëve dhe mund t’ju ndihmojnë që të humbni sa më shpejt peshë. Shëndeti juaj i zorrëve mund të ketë një impakt te pesha, dhe të konsumoni sa më shumë fibra dhe probiotikë e mban shëndetin tuaj të zorrëve të balancuar, i cili sjell benefite për metabolizmin. Mund të përdorni jogurtin grek për më shumë proteina, plus kërkimet nga “Appetite” zbuluan që konsumimi i jogurtit grek ishte i lidhur me reduktimin e oreksit dhe rritjen e ngopjes. Thjesht kini kujdes me sheqernat që shtohen në kos, pasi rritin kaloritë. Në vend të tyre përdorni fruta të freskëta.
- Salmoni
Salmoni është një burim i pasur i proteinave dhe siguron shumë yndyrna “të mira”: acidet yndyrore omega-3. Një dietë e pasur me acide yndyrore omega-3 ndihmon njerëzit që të ndihen më të kënaqur kur ta i kanë paksa problem kaloritë, thotë një studim në “Appetite”. Të hani salmon mund të jetë një mënyrë e shijshme, për të marrë rekomandohet dy porcionet në javë.
- Frutat
Duke konsumuar një frut ju mund të humbni peshë, sidomos kur e konsumoni në vend të ushqimeve të përpunuara apo vakteve të ndërmjeteme të pashëndetshme. Nga konsumimi i frutave ju mund të merrni benefite të shumta nga fibrat dhe antioksidantët. Një studim i publikuar në “Journal of Nutrition” zbuloi që konsumimi i lartë i frutave ishte i lidhur me uljen e rrezikut për t’u bërë obezë apo mbipeshë.
- Kokoshka
Për shumë kohë është përdorur si një shoqëruese perfekte në momentin që zgjedhim të shohim një film ose të shkojmë në teatër. Ndihmon në humbjen e peshës, pasi jo vetëm që ka përmbajtje të lartë fibrash por ka edhe disa proteina. Rreth 3 kupa e gjysmë kokoshka kanë 4 gr fibra, rreth 4 gr proteina dhe 110 kalori. Kokoshkat janë të mbushura me ajër, kështu që mund të konsumoni dhe porcione të mëdha me pak kalori. Ju mund të hani 3 kupa kokoshka për vetëm 100 kalori.
- Bajamet
Bajamet janë një burim i pasur fibrash dhe proteinash. Të hani ushqime me përmbajtje të lartë fibrash dhe proteinash, mund t’ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë. Të pasura me vitaminë E dhe me burime të tjera të yndyrnave të shëndetshme, bajamet janë një zgjedhje e mirë për t;ju shtuar sallatave dhe gatimeve të tjera. Gjithashtu mund t’i përdorni dhe në vend të arrave ose në granola, ose thjesht t’i konsumoni veçmas.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.