Shpesh mund të keni dëgjuar termin “super ushqime” dhe për benefitet që ato ofrojnë. Por çfarë janë në të vërtetë supe ushqimet?
Super ushqimet bëjnë më shumë sesa thjesht plotësojnë nevojat tuaja për minerale dhe vitamina, ose ju ndihmojnë që të bini në peshë. Në fakt ato ushqime ju ndihmojnë të arrini shëndet më të mirë, të parandaloni sëmundjet kronike dhe të përmirësoni mënyrën sesi ndiheni përgjatë ditës dhe disa prej tyre parandalojnë plakjen e parakohshme. Kur kombinohen me ushtrime dhe një dietë të balancuar, të shtoni disa nga këto super ushqime mund t’ju sjellë benefite në aspekte të ndryshme të shëndetit tuaj.
Të gjithë e dimë që të hamë shëndetshëm kanë një ndikim të madh në mënyrën sesi ndihemi. Konsumoni fruta dhe perime që përmbajnë lëndë ushqyese që të ndiheni plot energji. Super ushqimet ndihmojnë në aftësinë e trupit për të funksionuar duke i dhënë një sërë lëndësh ushqyese.
Por çfarë janë super ushqimet?
Megjithëse nuk ka kritere për të definuar një super-ushqim, janë disa ushqime që janë të paketuar me lëndë ushqyese që mund t’i sigurojnë trupit tuaj mineralet dhe vitaminat që keni nevojë. Përfshini disa porcione të këtyre ushqimeve në dietën tuaj me një dietë të balancuar dhe me ushtrime të rregullta, për t’u ndjerë më mirë se asnjëherë.
15 super ushqimet më të mira
Embrioni i grurit
Nëse po kërkoni një mënyrë për të luftuar radikalet e lirë ose të maksimizoni lëndët ushqyese në dietën tuaj, embrioni i grurit padyshim duhet të jetë në krye të listës. Embrioni i grurit është i përgatitur nga gjethe të freskëta të bimës së grurit dhe ju furnizon me një sërë vitaminash, mineralesh duke përfshirë hekurin kalciumin she magnezin. Shtojeni në lëngje ose smoothie.
Kanella
Kjo erz e shijshme bën më shumë sesa thjesht shton shije në gatimet tuaja. Në fakt ka përmbajtje të lartë antioksidantësh dhe lidhet me sheqerin më të ulët në gjak dhe kolesterolin, përmirëson simptomat e PMS-së dhe redukton inflamacionin. Spërkateni në kos, tërshërë, smoothie për të marrë vlerat ushqyese nëpërmjet një mëngjesi të shijshëm.
Boronica
Të paketuar me lëndë ushqyese, boronicat janë definomi i një super ushqimi. Boronicat kanë përmbajtje të lartë të antioksidantëve që luftojnë sëmundjet dhe fito-kimikëve, si dhe vitamina C, vitamina K dhe mangani. Së fundmi, këto fruta janë të shijshme dhe mund të shtohen lehtësisht në dietën tuaj.
Avokadot
Për t’ju përgjigjur pyetjes “çfarë janë super ushqimet”, do të ishte e pamundur të mos përmendim këtë frut të mrekullueshëm. Avokado shijohet më së shumti duke e përfshirë në gatime të ndryshme. Avokadoja është e pasur me yndyrna të shëndetshme për zemrën, folat, vitaminë C dhe vitaminë K. Jo vetëm kaq por ju ofron më shumë kalium sesa banania. Ka mënyra të ndryshme për të shijuar këtë frut, mund ta shpërndani në tost, ta shtoni në sallata, ose ta konsumoni të thjeshtë.
Brokoli
Brokoli është pjesë e listës pa pikë dyshimi. Është e mbushur me vitaminë K që ndihmon në ndërtimin e kockave, vitaminë A dhe vitaminë C si dhe folat, kalcium dhe mangan. Falë profilit të pasur që ka, përbërjet e gjendura në brokoli mund të ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit, të mbajë strukturën skeletore të fortë, ju mbron kundrejt sëmundjeve të zemrës, përmirëson shëndetin e zemrës dhe madje parandalon zhvillimin e kancerit.
Salmoni
“Thë American Heart Association” rekomandon të përfshini peshkun në dietën tuaj të paktën 2 herë në javë dhe për një arsye të mirë. Peshqit si salmoni kanë përmbajtje të lartë të acideve yndyrore omega-3 dhe mund të reduktojnë inflamacionin, të rrisin shëndetin ë trurit dhe të mbajnë zemrën tuaj të shëndetshme.
Patate të ëmbla
Patatet e ëmbla njihen për shijen e tyre të mrekullueshme, por e dinit që kanë përmbajtje të lartë të vitaminave dhe mineraleve që mund të sigurojnë benefite të rëndësishme për ju dhe shëndetin tuaj? Këto perime kanë përmbajtje të lartë të vitaminës C, kaliumit dhe manganit si dhe vitaminë A. Në fakt një kupë me patate të ëmbla plotëson 769% të kërkesës ditore për vitaminë A. Vitamina a luan një rol të rëndësishëm në mbajtjen e një shikimi të shëndetshëm, lufton inflamacionin dhe mbron shëndetin e sistemit tuaj imunitar për të luftuar infeksionet.
Goji berry
Goji berry janë përdorur në mjekësinë tradicionale kineze për shekuj dhe kanë treguar benefite në vitalitet energji dhe jetëgjatësi. Gjithashtu kanë përmbajtje të lartë të lëndëve ushqyese që mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjes së syve, mbron kundrejt dëmtimit të lëkurës dhe parandalon rritjen e zhvillimit të qelizave kanceroze. Mund t’i gjeni të thara ose në trajtë pluhuri. Mund t’ shtoni në gatime ose në sallata.
Qumësht të papërpunuar
Qumështi i papërpunuar ka përmbajtje të lartë vitaminash dhe mineralesh, duke përfshirë kalciumin, magnezin, fosforin dhe vitamina A dhe D. Kefiri bëhet nga qumështi i papërpunuar dhe është veçanërisht i mirë për shëndetin pasi ka probiotikë që ndihmojnë në bakteriet e mira në zorrë për të promovuar tretje të mirë dhe rritje të imunitetit. Provoni të shtoni qumësht të papërpunuar ose kefir në smoothie-n e mëngjesit.
Bajamet
Bajamet janë një nga arrat më të pasura me lëndë ushqyese që gjenden në treg. Ato janë një nga burimet më të mira të kalciumit, duke ofruar sasi më të mëdha të kalciumit sesa te arrat e tjera, gjithashtu dhe sasi të mëdha të vitaminës E dhe proteinave. Ju mund t’i konsumoni si vakte të ndërmjetme ose t’i piqni e t’i shijoni në një ditë të ftohtë. Thjesht mbani mend që bajamet janë të pasura në kalori, kështu që mbani me kujdes masën e porcionit.
Kale
Kale është një nga super ushqimet më të mira për humbje peshe dhe mund të përfshihet në dietën tuaj me shumë vitaminë A, vitaminë C, vitaminë K, kalcium dhe mangan për pak kalori. Mund ta përdorni në smoothie apo në sallata.
Spirulina
Kjo algë blu në jeshile konsiderohet si nja nga ushqimet më të pasuar me lëndë ushqyese në planet. Gram për gram, ka përmbajtje më të lartë proteinike sesa mishi i kuq, përmban të gjitha acidet yndyrore esenciale që trupi juaj ka nevojë dhe gjithashtu siguron shumë antioksidantë, vitamina dhe minerale. Benfitet shëndetësore të spirulinës përfshijnë parandalimin e ndërtimit të pllakave në arterie, duke ulur presionin e gjakut e duke ju mbrojtur kundrejt kancerit. Spirulina gjendet më së shumti në trajtë pluhuri dhe mund ta përdorni në smoothie apo ushqime të tjera.
Acai berry
Të pasura në antioksidantë, acai berry domosdoshmërisht mund të quhen super ushqime. Këto manaferra përmbajnë një sërë yndyrnash, fibra, vitamina B, magnez, kalium dhe fosfor. Studimet kanë treguar që përbërjet e gjendura në manaferrat acai ndihmojnë në përmirësimin e funksionit njohës dhe mbajnë nivelet normale të sheqerit në gjak.
Arra e kokosit
Arra e kokosit dhe vaji i kokosit kanë përmbajtje të lartë trigliceridesh me zinxhir mesatar, një lloj yndyrnash beneficiale që ndihmojnë në suportimin e shëndetit të zorrëve për shkak të vetive antioksiduese. Këto acide yndyrore janë më të thjeshta për t’u tretur dhe janë të afta të sigurojnë energji të menjëhershme. Vaji i kokosit, në veçanti ndihmon në humbjen e peshës, te flokët e shumë të tjera. Sigurohuni që vaji të jetë ekstra i virgjër dhe mund ta përdorni në shumë gatime.
Farat e linit
Farat e linit kanë një përmbajtje të lartë të acideve yndyrore omega-3 që ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit, përmirësojnë funksionin e trurit, madje luftojnë kundër kancerit apo diabetit. Këto fara gjithashtu janë të pasura me tiaminë, magnez, fosfor, mangan plus përmbajnë një dozë të shëndetshme proteinash dhe fibrash në çdo racion. Mund t’i përdorni në granula ose tërshërë.
KUJDES:
Nëse jeni alergjik apo të ndjeshëm ndaj ushqimeve të listuara këtu, konsumimi i tyre mund të ketë efekte negative anësore, pra nuk është i rekomandueshëm. Dhe nëse keni shqetësime pasi keni ngrënë një prej tyre, është më mirë ta ndërprisni dhe të flisni me doktorin tuaj. Mbani mend që këto ushqime und të përmbajnë shumë lëndë ushqyese por nuk janë një kurë imediate për problemet shëndetësore. Për të parë më shuam rezultate duhet t’i përfshini në dietën tuaj. Kombinoni frutat, perimet, proteinat e buta si dhe një stil të shëndetshëm jetese me ushtrime e rregulla, për të optimizuar shëndetin tuaj.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.