Lifestyle

April 21, 2018 | 13:28

Nga Anila Kalleshi / E keni ekzagjeruar me ushqimin në verë, mbani vesh!

E tepruat me të ngrënën edhe këtë vit? Nuk ke ç’i bën! Në plazh syri sheh dhe mendja është e qetë për të provuar gjithçka do dhe ia rregullon shijen. Pushimet mbarojnë dhe kthimi është i sigurt për në rutinën e përditshme. Para pasqyrës objektivi flet qartë. Ke shtuar në peshë.

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

“Do dobësohem”, i thua vetes. I premton vetes se do nisësh të hash shëndetshëm. Çfarë ndodh? Vitet kalojnë dhe kapesh mat se nuk e ke realizuar qëllimin. Por si ta bëjmë më konkret dhe ta realizojmë objektivin?

Mos e lini për nesër atë që mund ta bëni sot | Sa e sa herë e keni dëgjuar këtë frazë? E sa herë keni bërë realisht këtë? Nuk është e vërtetë që dieta fillon të hënën. Dita më e mirë për të filluar është dita kur ti fillon të respektosh veten tënde. Zgjidhni të përmirësoni ushqyerjen tuaj SOT, duke plotësuar hapat e vegjël.

Çdo udhëtim me mijëra kilometra fillon me një hap të thjeshtë | Zgjidhni një ndryshim të vogël që do të donit ta sillnit sot në jetën tuaj. Një hap i vogël bën diferencën. Vendosni ju se kur ta aplikoni, të paktën për 21 ditë. Ditët e para mund të shfaqni rezistencë. Është normale.

Braktisni çdo pretekst | “Nuk mund ta bëj”, “Si jam bërë kështu”, “Nuk mund të ndryshoj”, “Nuk kam kohë…”. Këto pretekste janë një mekanizëm që truri ynë i krijon për të na mbrojtur nga zhgënjimet. Provoni të mendoni se nëse do të shmangnit të gjithë pretekstet që nxirrni gjatë gjithë kohës, jeta juaj do të ishte shumë më e mirë cilësisht.

Ushqimet alkaline kundër kilogramëve dhe sëmundjeve

Të mbash në ekuilibër PH e trupit është shumë e rëndësishme, por organizmi ynë punon në mënyrë të pavarur çdo ditë për ta bërë. Dieta alkaline do të ishte korrekte kur flitet për regjime ushqimore, të cilat kontrollojnë shëndetin tonë dhe parandalojnë gjendjet inflamatore kronike, antidhoma të sëmundjeve më të rrezikshme.

Gjaku ynë ka një PH me nivel alkalin: pak a shumë 7.4. PH është një shkallë matjeje e aciditetit ose bazicitetit apo alkanitetit të një substance. Vlerat shkojnë nga 0-14.7 që është një vlerë neutrale: të gjitha vlerat që i afrohen 0-s janë acide, në të kundërt ato që kalojnë vlerën 7 janë bazike ose alkaline. Është e mundur të masësh aciditetin ose alkalinitetin e një substance nëpërmjet disa instrumenteve. Më të thjeshtat janë nëpërmjet letrave lakmus, të cilat përftohen nga ngjyrimi nga kampionet e urinës.

Trupi ynë falë sistemeve efikase të rregullimit, siç është funksioni i frymëmarrjes apo ai i veshkave, punon çdo ditë për të mbajtur PH e trupit në vlera fiziologjike: përkundrazi, kur ne marrim një substancë acide ose bazike vihen në punë mekanizmat që lejojnë që PH të mos ndryshojë. Vlerat ekstreme (shumë acide bazike) do të vinin në rrezik shëndetin tonë. Ja përse nuk shërben të ndjekësh ekskluzivisht një dietë alkaline. Një ushqim alkalin sapo e gëlltit, kalon në stomak duke u takuar me lëngjet gastrite që janë shumë acide dhe neutralizojnë ushqimin.

Çfarëdolloj varieteti, PH rregullohet nga organizmi për të ruajtur vlerat fiziologjike në normë. Një dietë e pasur me fruta e perime, me një përmbajtje të ulët të sheqernave të rafinuar dhe yndyrave të ngopura, na sigurojnë një gjendje të mirë shëndetësore dhe mban larg gjendjet inflamatore. Nuk është alkaliteti i këtyre ushqimeve që i bën mirë organizmit tonë, por ushqyesit nga të cilët ata përbëhen.

Ushqimet alkaline

Perimet: panxhar, brokoli, lulelakër, selino, kastravec, lakër jeshile, marule, qepë, bizele, speca, spinaq

Frutat: mollë, banane, manaferra, pjepër, rrush, limon, portokall, pjeshkë, shalqi

Proteinike: bajame, gështenja, gjalpë soje

Erëzat: kanellë, curry, xhinxher, mustardë, kripë

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 123

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top