Mirëqenie

March 3, 2017 | 14:01

Nga Anila Kalleshi / Këshilla dobësimi

Stresi i formave trupore të papëlqyeshme shpesh bëhet shkaktari i një gjendjeje emocionale jo fort të kënaqshme. Inati me veten shtohet kur paralel me kushtet fizike ku gjendemi, të mos heqim dorë nga sjellje ushqimore të cilat përgjatë dimrit i kemi neglizhuar, e për pasojë na kanë shtuar kilogramët e padëshiruar. Gjithmonë ka një zgjidhje, siç pas çdo të keqeje vjen një e mirë. Mjafton të kalitni vullnetin për të rikthyer në mos kilet e hershme, ato më pranë tyre, duke ndjekur disa truke të dobësimit. Anila Kalleshi, dietologe me përvojë dhe profesioniste në linjën e zbërthimit femëror dhe rënies në peshë të pacienteve që kanë zgjedhur qendrën e saj, na jep disa këshilla se ku duhet të fokusohemi.

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

Ndryshoni sjelljen e të ngrënit

Problemet e shumta kanë bërë që teknikat për të ndryshuar sjelljen e të ngrënit të zbatohen gjithnjë e më shumë për mjekimin e zakonit jo normal të të ngrënit. Shumë studime kanë treguar se njerëzit e dhjamosur, nuk u përgjigjen aq mirë si njerëzit normal, sinjaleve të brendshme që rregullojnë sjelljen e të ngrënit, si: tkurrjet e stomakut, frika dhe marrja e ushqimit të mëparshëm. Njerëzit e dhjamosur janë më të ndjeshëm kundrejt sinjaleve të jashtme si: shija, nuhatja, cilësia tërheqëse e ushqimit dhe puna që duhet për të siguruar ushqimin. Ndryshimi i sjelljes së të ngrënit fillon me historinë e hollësishme të të ngrënit në lidhje me kohën e marrjes, zgjatjen e periudhës së të ngrënit, vendin e ngrënies, veprimtaritë shoqëruese (duke qenë para kompjuterit apo televizorit, duke lexuar), gjendja emocionale (miqtë, prindërit, të afërmit, etj) dhe më së fundi lloji dhe sasia e ushqimit që merret. Rezultatet e metodave për të ndryshuar sjelljen e të ngrënit kanë qenë inkurajuese dhe tregojnë se të sëmurët mund të mbajnë gjithnjë humbjen e peshës, me kusht që metodat e reja të sjelljes të të ngrënit të jenë përvetësuar siç duhet.

anila

Aktiviteti  fizik 

Aktiviteti fizik ka vendin e vet në çdo program të zbritjes së peshës. Një rritje e përditshme e shpenzimit të kalorive prej 300 kalori, për një periudhë prej 4 muajsh çon në një humbje prej 4-5 kg. Veç kësaj është e qartë se përfshirja e një ushtrimi fizik të rregullt në programin e zbritjes në peshë i shton shpresat e personit që do të humbasë peshë, që ta ruajë peshën e humbur.

Truke për t’u dobësuar

  1. Jeto gjithnjë me alegri dhe optimizëm  | Jemi më tepër se një imazh që i përshtatet pak a shumë një rregulli të vendosur bukurie.
  1. 5 vakte në ditë janë të nevojshëm  | Mëngjesi është më i rëndësishmi se na lejon ta nisim ditën me energji. Këshillohet të konsumohet një frut mes mëngjesit dhe drekës, për të mos qenë shumë të uritur, po ashtu dhe pasdite për të pasur nje darkë më të lehtë.
  1. Piramida ushqimore thotë se duhet të konsumojmë fruta me bollëk së bashku me bulmetrat, drithërat, orizin, makaronat, duhet të krijojnë bazën e dietës tonë. Së fundmi nevojitet në mënyrë më të rrallë mishi, peshku, ëmbëlsirat dhe produktet e përfituara në rrugë industriale.
  2. Pini afërsisht 2 litra ujë gjatë ditës.
  3. Është e rëndësishme që çdo program për rënie në peshë të shoqërohet me aktivitet fizik, në vartësi të mundësive tona.
  4. Vini mënjanë stresin e përditshëm, për të arritur të flini të paktën 7 orë çdo ditë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top