Vitamina C, e njohur edhe si acidi askorbik, që prej shumë vitesh është vlerësuar si aleati thelbësor i përkujdesjeve kundër plakjes. Përveç kësaj Vitamina C i jep jetë lëkurës tuaj, pasi është një stimulues i vërtetë i fibrave të kolagjenit që i japin elasticitetin dhe tonusin lëkurës.
Për të ruajtur të gjitha vetitë e saj antioksiduese, ky përbërës aktiv, i ndjeshëm ndaj dritës dhe nxehtësisë, duhet që të jetë në një formë të stabilizuar. Në verë, përforconi lëkurën tuaj ndaj stresit oksidativ dhe dhurojini rrezatim duke aplikuar një përkujdesje të përditshme me Vitaminë C.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.