Mirëqenie

June 5, 2019 | 12:35

Nga Antonela Rama: Bukuria e pastër e jetës është thjeshtësia!

Tani është e guximshme të jesh i thjeshtë: një gjë e guximshme të duash madje të jesh e thjeshtë.

Antonela Rama, Psikologe Klinike

Antonela Rama, Psikologe Klinike

Të jesh njeri i thjeshtë, do të thotë të mendosh për ide aktuale dhe me përshtypjen e thellë për t’i realizuar ato që parashtron versioni i pafundëm i mendimeve.

Thjeshtësia është gjëja më e vështirë për t’u siguruar në këtë botë, është kufiri i fundit i përvojës dhe përpjekja e fundit e për arritjen.

0Në ditët e sotme thjeshtësia është e vështirë të kuptohet me jetën që bëjmë, sepse ne nuk jetojmë më në terma të thjeshtë ose të mbuluar nga pozitiviteti i jetës, i cili është më komleks. Një person i thjeshtë është një mendimtar i thellë. Nuk duhet të implikohemi në “fasadën” e bukurisë së jashtme të njerëzve që e kanë, por duhet të vlerësojmë çështjet e vogla, të cilat me kalimin e kohës janë më të vlefshme.

Duhet të jemi më shumë fleksibël me situatat që përballemi. Duhet ta vlerësojmë më shumë veten. Gjithmonë duhet të jemi pozitivë në lidhje me gjërat që mendojmë ose performojmë. Një mendje e thjeshtë, e bën mendjen e secilit prej nesh më të lehtë për zgjidhjen e problemit dhe vendosjes së barrierës përkundrejt kompleksitetit.

Mënyra më e drejtpërdrejtë për të qenë të thjeshtë, është të ndërtoni njohuri të thella për gjërat që ju interesojnë. Indentifikimi i thelbit është besimi në thjeshtësi: Pra, thjeshtoni problemin e jetës, dalloni të nevojshmen dhe të vërtetën. Ajo që është me të vërtetë e rëndësishme, është thjeshtësimi.

1

Nëse përpiqesh për thjeshtësi, ke më shumë gjasa të arrish REALITETIN. 

Çdo gjë ka bukurinë e vet, por jo çdokush e sheh atë.

Jetoni për veten tuaj, mos u bazoni te mendimet e të tjerëve, sepse hijeshia e vërtetë është thjesht një “takim” me thjeshtësinë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top