Mirëqenie

August 22, 2019 | 8:05

Nga Antonela Rama: Çdo gjë nis nga vetja!

 

 

Si mund ta kuptojmë rëndësinë e gjithçkaje që na risjell frymëzimin e duhur midis peripecive të panumërta? Është vetë JETA, e mbështetur në qëllimet dhe këmbënguljet e vazhdueshme për të qëndruar aty ku nis gjithçka.

Antonela Rama, Psikologe Klinike

Antonela Rama, Psikologe Klinike

Të besosh do të thotë të jesh e tërhequr drejt të vërtetës, sepse në fund të fundit kjo është ajo që ne kërkojmë “ Të vërtetën brenda nesh”.

Presim të jetë ashtu si mund të theksohet nën kryelartësinë e vendosur për “fuqizimin” e gjërave që ne besojmë. Ne jemi të parët që duhet të sjellim vetëdijen e krijimit të mirëmenduar për qëllimet tona.

Niseni gjithçka nga vetja, ju siguroj ndjesinë e krenarisë që mund t’ia dilni.

Stylish businesswoman standing in business environment, with copy space.

Jeta është juaja, dhe mundohuni të bëni vetë NDRYSHIMIN e situatave me vështirësinë e krijuar thjesht në mendësinë e rrafshuar pa rrugëdalje.

Ju meritoni të fitoni përkundrejtë sfidave, edhe nëse përpiqen per t’iu mposhtur mos i lejoni sepse ju jeni vetë sfida e jetës. Zgjedhja dhe zgjidhja është në anën tuaj.

Vendosni per të ardhmen e ëndërruar, për vetë shpresën e fatit që ju ndjek.

Në një periudhë kohore pa afat mund të mos ndodheni në situatën që vërtet mendoni, por gjërat marrin rrjedhën e aftësive të akumuluara nga lehtësimi i fortësisë bindëse.

Jeta ofron mundësi të shumta, ndaj mos qëndroni, por “kapeni” mundësinë dhe bëjeni tuajën, pasi asgjë nuk përsëritet.

Askush nuk i di të fshehtat që na sjellin veprimet tona duke lëvizur “gurët e shanseve” për kuptimin e saj përfundimtar.

Mos harroni që falenderimi më i madh “jeton” brenda jush.

Ju jeni shumë të vlefshëm, sepse keni arritur midis këmbënguljes dhe dashakeqësisë që nuk ju lejon, të realizoni mundësitë që ju janë dhënë.

Mos lejoni askënd t’ju ulë personalitetin, pasi të tillë njerëz kanë frikë prej jush, kanë frikë nga suksesi juaj, kanë frikë nga zëvendësimi juaj, kanë frikë nga vetë JU.

Ju jeni të fortë në bindjet e arritjeve të njëpasnjëshme sepse  “mbështillni” fort mundësitë që iu janë dhënë.

Gjithçka është juaja, keni në dorë të realizoni ndryshimin.

Besoni tek ëndrrat, besoni te njerëzit që ju duan vërtet, besoni tek respekti, te sfidat, besoni në rrugën që keni nisur.

Lehtësia është bindja më e madhe që karakterizon premtimet e gjërave të kërkuara me meritën e vlerësimit të vetes së DËSHIRUAR.

Ndryshoni jetën sepse ju jeni të parët.

Jetoni për ëndrrat dhe dashurinë për vetveten.

Mos kopjoni askënd për të qenë të veçantë, sepse falsifiteti nuk mund të bëhet pjesë e personalitetit duke u ndikuar nga shtirja, që fundin e ka “të mësuar” prej vëmendjes së dështuar.

Insistoni dhe do largoni vështirësitë që do përballeni.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top