Çrregullimi më i përhapur i ankthit, në të cilin njerëzit kanë mendime apo sjellje të përsëritura si:
larja e duarve, kontrolli i gjërave, ide ose ndjesi (fiksime), ndërhyjnë në ndërveprimet shoqërore dhe rutinën e përditshme ku individi duhet të përballet me sjelljet e ngurta.
Njerëzit që shfaqin çrregullim obsesiv-kompulsiv, zakonisht janë të vetëdijshëm se obsesionet e tyre janë të paarsyeshme dhe mund të ndihen të torturuar nga sjelljet e “sëmura”.
Ky çrregullim ankthi fillon të zhvillohet në fëmijërinë e mëvonshme ose gjatë adoleshencë. Nëse individët nuk trajtohen, gjendja bëhet kronike dhe përkeqësohet. Në rastet kur obsesionet ndikojnë ndjeshëm në jetën e pacientit , atëherë përjetimi i tyre kthehet padyshim në çrregullim ankthi.
Disa nga simptomat ku individët nuk mund t’i kontrollojnë dot pasi shkaktojnë frikë apo dyshime janë:
Mendime të shpeshta të ndaluara (ku individi nuk i kontrollon dot); Shpeshherë imagjinojnë vetëdëmtimin; Ndotja nga papastërtitë (frikë e vazhdueshme).
Trajtimi
Së pari, kur pacientët diagnostikohen me çrregullimin obsesiv-kompulsiv hyjnë në fazën e trajtimit akut. Kur trajtimi është i suksesshëm, një pacient kalon në trajtimin e mirëmbajtjes. Çdo fazë e trajtimit përfshin tre elementë bazë: terapi, mjekim, edukim.
Psikoterapia e sjelljes njohëse, është trajtimi më efikas për t’u kujdesur për pacientët e diagnostikuar me këtë çrregullim. Teknika e parë kërkon që pacientët të ekspozohen ndaj objekteve ose situatave që shkaktojnë çrregullimin. Një teknikë tjetër i kërkon pacientëve që të shmangin fillimin e një rituali pas ekspozimit ndaj objektit që ia shkakton.
Mjekimi
Jo çdo pacient që shfaq këtë çrregullim kërkon ilaçe. Por shumë njerëz që diagnostikohen, gjejnë marrjen e një frenuesi përzgjedhës që mund të ndihmojnë në uljen e simptomave.
- Pacientët e diagnostikuar me çrregullimin obsesiv-kompulsiv duhet të mësojnë sa më shumë në lidhje me këtë çrregullim, duke u bazuar te mësimi rreth leximit dhe bisedës me të tjerët apo takime të rregullta me një mjek.
- Familja duhet të jetë mbështetja kryesore për ta ndihmuar pacientin të menaxhojë çrregullimin që shfaq. Asnjëherë anëtarët e familjes nuk duhet të jenë kritik për çrregullimin e pacientit .
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.