Këshilla & Arsye

October 7, 2019 | 10:30

Nga Antonela Rama: Jeta është e mbushur plot me “maska”, filloni të ecni në drejtimin e ndryshimit

 

Në çdo moment, ne përballemi me njerëz të ndryshëm, ku ende në fillimet e njohjes nuk arrijmë dot në një përfundim të saktë. Vetë paraqitja apo veprimet, e bëjnë më të lehtë për të kuptuar tipologjinë e karakterit që duan të shfaqin.

Antonela Rama, Psikologe Klinike

Antonela Rama, Psikologe Klinike

Në mënyrën më indirekte apo jo, kjo varet nga vetë rrethanat, me të cilët duam apo nuk duam do përballemi patjetër. Janë kaq shumë në rritje të tillë njerëz, që përpiqen t’ju përfshijnë në negativitin që kanë përbrenda, dhe “infektimin” mes të tjerëve e kanë si zakon në mënyrë të përsëritur.

Shpesh pyesim veten: Si ka mundësi që ekzistojnë karaktere të tillë dhe kaq mizorë, ku ne mund t’i shohim edhe në përpjeket më të lehta?!

Ndodh, sepse i shoqëron vazhdimisht xhelozia për të të parë më lart, inati se pse mund të jesh Ti më i dobishëm në shoqëri, nuk e pranojnë dot që Ti po ecën më hapa më të shpejtë dhe më të sigurt drejt rrugës që vetë ata po mundohen kaq shumë, por nuk po shohin dritën në fund të stërmundimit.

Po pse o njerëz të dashur jeni të “mbërthyer” kaq fort nga mllefi, pse përpiqeni t’ju bëni keq të tjerëve, pse nuk qëndroni në qetësinë tuaj, sepse do jeni më të lumtur nëse nuk do ta keni shpirtin të mbushur me inat.

1Ka kaq shumë dilema, sa edhe nuk mund t’i shmangim me aq sa kemi mundësi individë pa mendime konçize. Çdo gjë ka kufirin e vet, por jo njerëzve në fjalë. Atyre u mungon dëshira për të qëndruar qetë, sepse janë destinuar të ndërhyjnë atje ku nuk u takon.

Merreni në dorë fatin e jetës tuaj dhe mos lejoni t’ju përfshijnë në “makabritetet e interesit”… A e keni parë që rruga në të cilën kaloni nuk është kaq e lehtë?! Pse mund të ndodhë diçka e tillë nën realitetin e dyshimtë? Janë vetë njerëzit që përpiqen që gjërat e arritshme t’i bëjnë joreale. Por vendosmëria juaj për të kaluar përtej asaj që dëshironi më shumë, është e mundshme, sepse ju mund ta bëni të tillë.

Filloni të ecni në drejtimin e ndryshimit, sepse asgjë nuk do ju bëjë të lumtur, do qëndroni aty ku keni edhe mendimet.

Pse duhet ta keni kaq të domosdosshme  të jeni njerëz me kaq negativitet? Apo në fund të fundit, ju tashmë jeni “ndërtuar” për të patur një funksion ndryshe nga njerëzit e mirë, nga ata që nuk ndërhyjnë atje ku nuk u takon.

Duhet të shikojmë në brendësi të shpirtit të dëshiruar nga vetë ju, për të zbuluar vërtetë atë që dëshironi. “Arratisuni” nga njerëzit e padëshiruar, duke u mbrojtur nga viktimizimi i tyre, sepse përpiqen t’ju bëjnë pjesë në “strofullën e negativitetit” që është pjesë e pandarë e personalitetit që u përhshtatet më së miri.

Njerëzit e pandreqshëm nuk ndryshojnë kurrë. Përpiqen të “rrëzojnë” me çdo kusht atë që meritoni, pasi janë të interesuar vetëm për të fituar vetë. Pengesa e vetme ju vjen nga ata që manipulojnë, duke dëmtuar mendimet e krijuara prej kohësh dhe bëjnë të pamundur për të sfiduar arritjet tuaja.

Largohuni nga të tillë individë sepse nuk janë ashtu si ju besoni. Në udhëtimin e gjatë të jetës, rrugëtimi nuk do jetë kurrë i qetë, përderisa do përballemi me zhgënjime të shumta, por këtë kategori duhet ta lëmë në botën që i takon.

Të përballesh nga afër me tipologji të tilla karakteresh, mund të na bëjë më të fortë për t’i spikatur më mirë ata që mund të kemi më pranë. Asnjëherë nuk do ulet intesiteti i këtij diskutimi përderisa nuk do kemi ndërgjegje të pastër në vizonin e qartë për t’i drejtëvizuar individët.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top