Rrjetet sociale tashmë janë kthyer në një realitet që ka deformuar shoqërinë shqiptare. Por shumica e njerëzve janë mësuar të fusin hundët atje ku nuk u takon, bëhen të tepërt me mllefin që shfaqin për jetën që mund të shpalosë dikush. Jetojmë në një shoqëri ku parazitizmi është në maksimum dhe po e bën punën e vet ashtu si duhet.
Por natyrshëm lind pyetja:
Kur do marrin fund gjithë këto kundër-sulme online dhe njerëzit të fokusohen në çështje që mund të përshtatet suksesi?!
Asnjëherë!
Meqenëse jemi të ndryshëm dhe komentet do jenë të ndryshme, duhet kohë për të mbushur kapacitetin e vet.
Zilia apo inati mund të vishet denjësisht nga individët e vetmuar, dhe nga mungesa e vëmendjes për t’u krahasuar me suksesin e vërtetë.
Por si mund të ecë përpara një shoqëri që është e mbërthyer nga negativiteti i tepërm, dhe nuk i lë hapësirën e duhur REALITETIT?
Ne nuk mund t’i lejojmë të hedhin baltë në jetën tonë personale, nuk mund t’i lejojmë frikacakët të ndrydhin mendimet apo të ndryshojnë sjelljen tonë. Shoqëria hipokrite përpiqet ta gjejë gjithmonë një mënyrë për të ulur vlerat që përbëjnë personalitetin tënd.
Me kalimin e kohës ju mund të bëheni një person i hidhur, i cili është shumë i zënë duke tejkaluar të metat e veta se sa jeta e gjallë.
Mendojeni pak më qartë, koha që shpenzoni duke kontrolluar jetët e të tjerëve është më e madhe se sa fokusimi tek jeta juaj.
Kështu që punoni më shumë për të rritur vetëbesimin, duke u paraqitur si versioni më i mirë për një të ardhme të NDRITUR!
Kur mllefi iu paraprin jetën që zhvilloni, atëherë negativiteti rritet në mirëqenien tuaj emocionale.
Mos lejo të ndryshosh për shkak të njerëzve, por duhet të jesh vetvetja edhe pse në këtë shoqëri shihet si paragjykim, si një qenie tjetër që nuk ka lidhje me jetën që mund të sfidojë mllefi i akomoduar në jetën e gjithsecilit prej nesh.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.