Këshilla & Arsye

June 23, 2018 | 8:10

Nga Antonela Rama: Roli i përjetimeve emocionale gjatë punës!

 

Në një vështrim më specifik, dihet se jo vetëm të vegjlit, por edhe të rriturit kanë nevojë për vlerësime të vazhduara gjatë punës. Zakonisht, në punë e sipër, jo vetëm individët e motivuar, por edhe ata që nuk janë fort të motivuar gjatë punës së tyre, provojnë shpesh gjendje ankthi, stres dhe plot emocione të tjera.

Antonela Rama, psikologe klinike

Antonela Rama, psikologe klinike

Ne i kemi cilësuar emocionet edhe si shtysa për veprim, sidomos në rastet kur përjetime emocionale pozitive e motivojnë individin për të shtuar përpjekjet në punë dhe duke pritur për të provuar kënaqësi të tjera.

Asnjëherë nuk duhet harruar fakti se përjetimet emocionale janë të polarizuara, janë me kahe pozitive e negative dhe se shpesh mund të alternohen duke zënë vendin e njëri-tjetrit . Kështu, përjetimi i pakënaqësive gjatë punës vjen nga që individët nuk pëlqejnë punën që bëjnë, nuk kënaqen me rezultatet e saj, nuk reagojnë drejt ndaj stimujve të jashtëm brenda ambientit të punës dhe kjo mund të çojë deri në lindjen e qëndrimeve negative ndaj saj, ndaj punëdhënësve e të tjera.

stress-sul-lavoro-le-cose-da-non-fare

Në aspektin emocional, një problem i pranishëm dhe mjaft i rëndësishëm në mjedise pune, e që ndikon direkt në rezultatin e saj është stresi.

Dihet se çdo mjedis pune prodhon gjendje stresi, të cilat vijnë nga prania e faktorëve të tillë si: presionet, kërkesat, përgjegjësia për punën dhe përmbushja e saj, zhurmat, etj.

Ne i përmendim këta faktorë, pasi ata ndikojnë drejtëpërdrejtë në motivin e individëve, në pritshmëritë e tyre dhe në arritjen e qëllimeve gjatë punës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top