Marrëdhënie

October 2, 2019 | 8:30

Nga Antonela Rama: Tradhtia dhemb si ferr! A duhet ta falni apo jo?

 

Ndjenjat më të fuqishme i përkufizohen dashurisë, si larmishmëri emocionesh dhe qëndrimesh. Kuptimi i vërtetë i dashurisë është besimi që vetërespektohet nëse do të mbetet e tillë.

Antonela Rama, Psikologe Klinike

Antonela Rama, Psikologe Klinike

Të gjithë duam që askush dhe asgjë mos ta ndryshojë lidhjen e fortë që mund të ekzistojë ndërmjet një dashurie të pastër. Por secili individ është i ndryshëm, dhe përballja me personalitete të kundërt sjell reaksion për tipologjinë e vazhdimësisë. Kur dikush tradhton, duhet ta kuptojë ndjesinë e hidhur që mund të përjetojë ai/ajo që është përfshirë në “zymtësinë” e ndjenjës që as të konceptuarit nuk i jep vlerën e merituar.

A kanë vërtetë “mëshirë” ata/ato që priren drejt tradhtisë?

A mund të mendojnë të paktën vetëm një moment se si do ndiheshin vetë nëse do ishin në një situatë të tillë?

1

Besoj, nuk mund të këtë mendime të thella për pasqyrimin ndaj vetes, duke u përpjekur të ndryshonte atë që ka nisur. Zemërimi nuk është kurrë një emocion i mirë, por ndonjëherë është e nevojshme të kuptohet shkaku rrënjësor i diçkaje. Ironia e tradhtisë është se kur tradhtoheni, ndonjëherë përfundoni duke tradhtuar veten. Zemërimi mund të ndjehet sikur po tregon forcë, por në realitet tregon se sa shumë intereson akoma.

Tradhtia është një nga përvojat më të hidhura në jetë, sepse shkatërron besimin, dhe kur mungon esenca thelbësore, nuk mund të funksionojë një marrëdhënie.

Ne jetojmë në një kulturë të verbër ndaj tradhtisë dhe intolerantit të dhimbjes emocionale. Humbja ndodh në shumë përvoja dhe rrethana, dhe mund të ndikojë tek ne thellësisht. Ai që është tradhtuar, është pikëlluar.

Të kalosh nga vendi i dashurisë në një vend të lënduar, përballesh me zemërimin e fortë, ku kontrolli është i pashmangshëm, ku për një periudhë kohore që as imagjinata nuk lë dyshim, atëherë ky do ishte momenti i tronditjes rrënjësore. Ndihet sikur një tërmet ka tronditur themelet e dashurisë suaj dhe ai e lë atë që dëshpërimisht të përpiqet të rrëmbejë në çdo tokë të ngurtë për të marrë një kontroll të asaj që sapo ka ndodhur. Tradhtia përkufizohet si mungesa e aftësisë për të thënë të vërtetën, kur kjo e fundit “fundos” përgjithmonë dashurinë tuaj.

Shpeshherë mund të tradhtojnë vetë ata/ato njerëz që janë frikacakë për t’u përballur me realitetin dhe “fshihen” pas gënjeshtrave që nuk kanë kufij. Vetë jeta e tyre është një gënjeshtër ku nuk mund të ndalet, sepse kanë frikën e paraqitjes së vërtetë. Të tillë njerëz kuptohen nga veprimet e tilla si:

-kur ua bëjnë qejfin pa tepricë partneres/partnerit …kujdes se mund të arrini në përfundim që nuk do dëshironit të zbuloni.

-zakonisht kur partneri nuk ju lejon të dilni me shoqërinë apo të punoni diku, kjo do të thotë se vetëdija që tradhton mund ta barazojë situatën.

-nëse nuk dëgjojnë apo nuk ju intereson situata në familje, atëherë duhet të shihni për t’u vetëdijësuar se diçka nuk shkon.

-Nëse partneri/partnerja nuk ju lejon të përdorni telefonin e vet… Kujdes (ky gjest tregon se fshihet paturpësia që kërkon të zbuloni.)

-Shpesh njerëzit që tradhtojnë përpiqen të nënvlerësojnë  partneren/partnerin në pikën më kulminante duke “ngritur” në piedestal VETEN!

Nëse keni filluar të kuptoni diçka, mos lejoni t’ju poshtërojnë duke ulur personalitetin tuaj, sepse mund t’ia dilni dhe të jetoni më të qetë, vetëm kur mos t’i keni pranë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top