Inçesti është gjëja më e frikshme për ato familje që jetojnë në vende të zhvilluara. Kjo nuk është një dukuri, e cila kohët e fundit po shfaqet edhe me krizat e shumta që ka një familje apo shoqëria e vendit tonë. Kur flasim për inçest, themi se: babi përdhunon të bijën, djalin e tij, vëllai motrën, vëllain e tij, nëna gjithashtu. Molestimet seksuale ndodhin gjithashtu dhe nga kushërinj, të afërm apo të largët ndaj fëmijëve të mitur. Pra kemi të bëjmë qartë jo vetëm me inçestin, por dhe me pedofilinë.
Pedofilia e shfaqur me inçest brenda në familje
Statistikat tregojnë se përqindja më e lartë për pedofilinë inçestuale janë kryesisht gjinia mashkullore. Incesti është universalisht i ndaluar, dhe zakonisht shikohet me një tmerr të madh sapo të dëgjohet e jo më të përjetohet. Një nga arsyet e mëdha është se lidhjet brenda të njëjtit gjak, familje dhe fis jep defekte të mëdha të gjenetikës së njeriut dhe probleme racën njerëzore. Tjetër është se marrëdhënia seksuale me të mitur, dëmton të miturin nga ana e shëndetit fizik e deri në rastet e vdekjes. Pësohet dëmtim nga shëndeti mendor i fëmijës, për zhvillimin dhe aftësimin për jetën. Ne rritemi botërisht se këto marrëdhënie janë rreptësisht të ndaluara dhe më shumë se një tabu çeliku, të bindur në mendjen e një fëmije e derisa ai largohet nga kjo jetë.
Shkaqet e pedofilisë inçestuale:
Pedofilia reflekton një preferencë seksuale ekskluzive për fëmijët para-adoleshent dhe nuk ka asnjë interes seksual kundrejt të rriturve.
• Devijancat e seksualitetit kryesisht vërehen te burrat. Me statistika më të larta në numër, me këtë gjini ndoshta indirekte mund të shprehin se, psikika e tyre është pjesë më vulnerabël ndaj patologjive seksuale.
• Abuzimi me substanca të ndryshme dhe alkoolin është një tjetër faktor, i cili shënon një pjesë të mirë të mirë të abuzimeve me të mitur.
• Personat me sjellje antisociale, ndëshkuese dhe ekstremisht të dhunshëm, janë ata që abuzojnë në masë.
Manifestimet e një pedofili janë shenja dhe gjeste frike, ankthi dhe stresi. Fytyra e tij nuk duket e vrazhdë, dhe nuk duket e përçmuar dhe përbuzur. Personaliteti i një pedofili është i ngjashëm me një psikotik. Ai mund të këtë probleme edhe me orientimin seksual, pra të jetë pervers. Të zbulosh prirjen e dikujt drejt përdhunimit është diçka e vështirë. Megjithatë, një përdhunues karakterizohet nga shumë cilësi, të cilat nëse pikasen janë tregues se personi është i tillë. Këtu mund të përmendim për shembull: Sjelljen agresive të vazhdueshme, egoizëm absolut në kurriz të tjerëve, etj… Në raste të tilla, mund të presim prej tij sjellje të turpshme dhe jo domosdoshmërish vetëm përdhunim dhe pedofili.
Përdhunuesi është një njeri i sëmurë psikologjikisht, mund të ketë vuajtur nga dhuna në fëmijëri, nga privimi emocional, mund të jetë rritur në një familje të shpërbërë. Urrejtje e madhe brenda qenies së tij, mund të jetë dhe impotent, gjë e cila e shtyn drejt hakmarrjes ndaj shoqërisë. Mos orientimi nga ana seksuale e prindërve në fëmijërinë e tij, gjë e cila shkakton tek ai tendenca të forta perversiteti.
Rastet e personave me psikoza të fshehura, të padiagnostikuar dhe të paidentifikuar nga shoqëria, kryejnë ngacmime seksuale me të mitur.
Pasojat e fëmijëve të përdhunuar:
Parafilia më e rëndë është pikërisht pedofilia e shoqëruar me incest. Post përdhunimi nuk është kollaj për t’u fshirë nga traumatizmi psikologjik i fëmijës. Bllokimi i psikikës së tyre për të treguar ngjarje të ndodhura në lidhje më inçestin, e represon traumën në një mënyrë ku nuk riprodhohet më. Kanë probleme të mëdha me figurat familjare, duke u dyzuar të duan apo të urrejnë një ambivalencë ndjenje torturuese. Ata mbyllen shumë në vetvete, duke pasur droje për atë që i ka ndodhur.
Këshillat për evidentimin e fëmijëve të abuzuar
Papritur fëmija ndryshon sjelljen në një mënyrë të pashpjegueshme, si dhe rutinën e veprimtarive të tij. Kjo mund të evidentohet me anë të simptomave të paraqitura:
si humbja e interesit për në shkollë,
rënia në mësime,
kërkon të rrijë vetëm,
mbyllet në dhomën e tij,
qan natën,
shpesh mund të urinojë dhe të ketë makthet e natës,
nuk ka më interes për diçka që mund të ketë pëlqyer më parë si filmat e preferuar, sporti, ndonjë lodër e veçantë e tij.
Marrëdhënia me të ka ndryshuar.
Fëmija i abuzuar mund të shfaqë luhatje humori,
sjellje agresive, nervoz për një pjesë të madhe kohe,
humbje të oreksit,
kërkon të flejë edhe kur oraret nuk janë të përshtatshme, apo insomnia (pagjumësia),
nuk do të luajë me fëmijët e tjerë, apo me vëllezërit.
Rastet e sjelljeve pak më të rënda janë kur ata dëmtojnë veten, duke e çarë, shpuar, goditur etj, nuk duan të higjienizohen më, apo të bërit banjo e tyre edhe kur nuk është e nevojshme, ulja në karrige me vështirësi, ndonjë infeksion i mundshëm gjenital etj.
Kur shmang me forcë një person familjar të afërm, kushëri, hallë, xhaxha me ngulm dhe siklet të madh pranë tij, dhe më parë kanë qëndruan shumë pranë, diçka duhet hetuar.
Tjetër profil i fëmijës/viktimë është dhe kur ata fillojnë të përdorin një fjalor që nuk është për moshën e fëmijës 7-vjeçar, një pak më i rritur kupton se nuk duhet thënë në ambiente familjare, kur kanë gjëra të reja, rroba, lodra, një vetëbesim të papritur, sjellje seksuale me fëmijët e tjerë ose lodrat e tyre, duke menduar se kjo gjë është normale.
Pasi prindërit e kuptojnë këtë, në mënyrë imediate duhet t’i drejtohen një mjeku përkatës dhe psikologut të fëmijës. Familjarët mësuesit psikologët t’i edukojnë fëmijët se kur shikojnë sjellje të papërshtatshme, duhet t’ua rrëfejnë, t’ju rezistojnë nxitjeve që i vënë në siklet, të largohen nga situatat e pasigurta, dhe të mësojnë t’i thonë një “JO” të madhe një të rrituri që i prek në mënyrë të papërshtatshme dhe pjesë intime ku janë të ndaluara. Këto mësohen nëpërmjet edukimit, librat për fëmijë, filma të posaçëm, diskutime të hapura që në kopsht për situata të rrezikshme. Mos hezitoni për fëmijën tuaj, mos i lini ata vetëm, duke menduar të mos t’i turpërojmë! Mbrojini ata! Ajo plagë e hapur do shumë punë dhe shumë dashuri për t’u mbyllur.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.