Marrëdhënie

March 2, 2017 | 8:56

Nga Anxhela Peza: Familja është kryevepra e natyrës

Familja është njësia shoqërore më e vogël, e përbërë nga dy ose më shumë persona, të cilët kanë midis tyre lidhje martesore, gjaku ose birësimi, që jetojnë në të njejtin mjedis për një kohë relativisht të gjatë, kanë marrëdhënie kulturore dhe ekonomike të përbashkëta si dhe përkujdesen për njëri-tjetrin. Një koncept i përgjithshëm për të, në përkufizimet e kornizave njerëzore natyrore. Vëmendja ime shkon përtej kësaj dhe shpesh theksoj se, familjen në të shenjtën e saj e bëjnë katër forca të mëdha:

Vetë natyra

Feja

Lideri i një populli

Dhe më pas vetë njeriu

Anxhela Peza Psikologe Klinike  dhe Këshillimi

Anxhela Peza
Psikologe Klinike
dhe Këshillimi

Ashtu si në fillesat e njerëzimit, ku familjet ishin fise, grupe, e më pas pati zhvillimet e saj në familjet patriarkale, në familjet bërthamë, e deri në bashkëjetesë, pa harruar nga rëndësia e saj familjet me një prind. Bashkëjetesa ka marrë formën e qartë të një familjeje, duke sfumuar kështu kurorëzimin ligjor edhe përpara Zotit, përjetësisht. Kjo mund të jetë afatshkurtër ose afatgjatë, me ose pa fëmijë. Shpeshherë, kjo shërben dhe si një provë për të shkuar drejt një martese të finalizuar, apo drejt një ndarjeje mes çiftit. Pas viteve ’90, dukuria e bashkëjetesës ka filluar të përhapet me ritme të ngadalshme edhe në shoqërinë shqiptare. Shumica e shqiptarëve, veçanërisht e prindërve dhe e vajzave, e konsiderojnë “bashkëjetesën si formë degjenerimi të martesës”, si një “maskim i imoralitetit” etj. Unë do e quaja si një zbehje të çështjes së martesës, por njëkohësisht si pozitive, në rastet kur ajo shërben për të njohur më mirë partnerin tënd, e për të ndërmarrë një hap të sigurtë drejt finalizimit të një martese të shëndoshë, pa divorce, pa martesa të dështuara brenda kornizës që ato kanë. Edhe pse shumë persona të profesioneve të larta, biznesmenë, doktorë, psikologë, arkitektë, etj., kanë zgjedhur të bashkëjetojnë me partnerin e tyre edhe pasi kanë lindur fëmijë. Optika e shumë prej prindërve të tyre kanë bërë të mundur që kjo gjë të shikohet si një fyerje dhe mbi të gjitha, të ndihen të pasigurtë ndaj asaj të ardhmeje që e pret këtë familje.

Vendi ynë ka ende shumë mendime konservatore për çështjen e martesës, ku më së shumti i mëshojnë idesë së traditës së dasmës sesa celebrimit ligjërisht. Forca e mentalitetit për çështjet e nderit, vjen e para në rastet e çifteve. Më duket e udhës të qartësoj se, martesa është tjetër aspekt dhe familja një tjetër edhe më e rëndësishme.

familja

Logjikisht, nga martesa rrjedh familja, e ndaj zanafilla e këndvështrimeve dhe opinioneve vjen pikërisht nga ky thelb i të bërit familje. Ka psikologë, të cilët e shenjtërojnë rolin e familjes, e kjo mund të vijë duke u nisur nga një parim subjektiv dhe personal në të njëjtën kohë. Duke e parë atë si strukturë marrëdhëniesh unike, ku trajtohet si ideali specifik. Madje edhe tek ne janë shumica e njerëzve që akoma mbajnë pozicione fikse, duke e vlerësuar të kaluarën e saj si më të stabilizuar, duke e çmuar për rolin dhe funksionet e njohura biologjike e sociale. Kontradiktorja qëndron se po në të njëjtën kohë, disa të tjerë, nën ndikimet e kohëve të sotme shikojnë “anën negative” të familjes. Kundërshtarët e familjes tradicionale dhe partizanët e familjes postmoderne kanë vërejtje thelbësore për strukturën e vjetër, sytë nga perëndimi japin shembuj të tjerë. Sipas tyre, familja sot ka një “veshje” tjetër e nuk është më ajo që ka qenë në të kaluarën, me një tjetër “rrobë”. Për pasojë, familja po shfaqet më shumë si strukturë sociale me rol të vjetër shoqërizues konservator.

familja1Familja si një kult i lartë dhe mjaft i rëndësishëm i zhvillimit të njerëzimit, po vjen dhe po sfumohet me hapa të shpejtë. E ky përbën një shqetësim të madh edhe për psikologët, të cilët i japin një përparësi mjaft të vyer kornizës së familjes për zhvillimin e identitetit të vetë qenies njeri. Nëse ne si shoqëri shikojmë një marrëdhënie familjare midis dy “baballarëve” dhe një fëmijë në adoptim, do të vijonte më debate shumë të mëdha për krijimin e personalitetit të fëmijës dhe shformimin e ligjit të natyrës për institucionin e edukimit dhe formimit të individit, familjen. Familjet shqiptare janë në krizë të dukshme për gjithkënd. Sa më shumë kalojnë dekadat, rrota e njerëzimit shprehet se, asgjë nuk është më si më parë.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top